Objekti i “shkretë“ në kalan e Ulqinit
Drejtoria për mbrojtjen e të pasurisë kulturore nga Cetina ka ftuar kompaninë “Ulcinj resort” të përfundojë ndërtimin e objektit në pjesën jugore të Kalasë, në pajtim me projektin kryesor nga viti 2002, i cili ka pëlqimin konservues, shkruan “Vijesti”, raporton Portali Ul.info.
Nga Drejtoria pohojnë se gjatë ndërtimit kjo kompani nuk ka respektuar gati asnjë pikë të projektit i cili morri pëlqimin e Entit të atëhershëm për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.
Ky objekt, siç shkruan kjo gazetë, tash disa vite paraqet rrezik potencial për fëmijët dhe turistët. Objekti prej kohësh është i lëshuar, edhe pse është detyrim ligjor, përreth tij, nuk shkruan emri i pronarit, investitorit, por as afati i përfundimit të punimeve.
“Le ta ndërtojnë ose ta heqin, kështu më nuk ecën. Është bërë e neveritshme t’i shpjegohet turistëve pse ky objekt është pikërisht aty”, tha kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga.