Nika: Gjendja e trashëguar në qendrën e kulturës dhe si e laç pas 4 viteve e gjysmë
Kur u emërova drejtor i institucionit të kulturës gjëja e parë që bëra , ishte analiza në detaje e aktit të themelimit dhe e veprimtarive të regjistruara në gjyqin ekonomik që pritja të ushtroja duke siguruar daljen nga situata e vështirë financiare e kësaj ndërmarrjeje. Aty pash që përveç teatrit, filmit , koncerteve etj… , ishin të regjistruara edhe një numër i veprimtarive ekonomike deri të hapja e veprimtarive hotelerike për të cilat sot disa mund të paragjykojnë duke më akuzuar.
Kur të unë , pas gjithë kësaj që ceka,u formatizua tërësisht koncepti i ri që shtëpia e kulturës i binte të ishte një minierë parash duke fjetur mbi to, nisa “trazimin e gjendjes”, për të mundur kaosin kulturor që bënte ligjin atje. Dhe që isha i vetëdijshëm, se ishte tepër vështirë ta fitosh atë , sepse ai ka do ligje të mbretërisë së vet me të cilat sundon.
Fati im në këto situata ishte edh struktura e anëtarëve të këshillit drejtues (shumëpartiake), të cilët ishin kalibra të formatizuar për rolin që kishin dhe lirisht mund t’i bënin oponencë çdo njërit , pra edhe brenda partisë së vet , kur ishte në pyetje interesi përgjithshëm në kulturë.
Gjendja e trashëguar në fillim të mandatit dhe e lënë pas 4 viteve –shkurt ishte kjo:
- Numri i të punësuarve i njëjtë, si në fillim ashtu edhe në fund, duke mos punësuar pa nevojë në varësi prej situatës..
- Shpenzimet e drejtorit, për 4 vite: për mëditje brenda e jashtë vendit në vit , ishin barazi me -0,reprezentacioni -0, benzini dhe mirëmbajtja e makinës-0,telefonit 20 e në muaj.
Po thuajse shpenzimet e këtilla, ishin të ngjashme edhe kur ushtroja postin e deputetit, sekretarit të lidhjes (me nënshkrim të deponuar)- kryetarit të kuvendit, nënkryetarit të komunës, dhe kryeshefit….?!!!
- Nga 6 rrogat e pa shlyera në fillim të mandatit , në fund të tij i prura në gjendjen zero, duke mos lënë asnjë cent borxh, plus u lëshua në funksion pallati i ri i saj.
- Shlyerja e borxhit në rrymë që ishte rreth 100 mijë euro e që përfundimisht në fund të mandatit u prua në gjendjen zero.
- Fitimi i të gjitha proceseve gjyqësore rreth pronësisë etj , ku vetëm 5 prej tyre ishin të humbura në gjykatën e shkallës së parë- pra edhe të pronës së vetë kinemasë verore që sot diskutohet…?!!!
- Shendërrimin e Ulqinit në metropolë kulturore ndaj stinës së verës -mbi 400 fjetje e pansione të siguruara për yjet e estradës artit dhe muzikës shqiptare.
Falënderoj për sigurim të pansioneve të festivalit, ish drejtorin e Rivierës – Zhelko Rolloviqin dhe atë të Albatrosit –Luigj Shkrelin,kuptohet bashkë me këshillin drejtues ,ku pa përkrahjen e tyre suksesi do kish munguar…?!!!
- DEKLAROJ që të gjithë krijuesit e Ulqnit , ishin të kënaqur me veprimtarinë e qendrës( ma gjeni vetëm një prej tyre, që dëshmon të kudërtën)- dhe të thotë se unë nuk e kam përkrahur e nuk e kam ndihmuar , kur më ka trokitur në derë..?!!!
- Tjetër, shtoj se edhe paditë dhe akuzat, për këto çështje , në prokurori ( kuptohet të bëra atëherë – poshtë e lart), nuk u pinë ujë dhe u gjuajtën në kosh…?!!!!
Nuk është e tepërt të falënderoj të gjithë të punësuarit e shtëpisë ë kulturës , që para se të kaloja në postin e ri, në mënyrë spontane kishin organizuar një darkë përcjellëse në Bunë, duke më falënderuar e blerë edhe nga ndonjë dhuratë simbolike. Fjala është , për ata të punësuar që para disa kohëve, protestonin e protestojnë për rroga të pa marra, para shtëpisë së kulturës dhe para komunës. Pra nuk thanë për drejtor, zakonisht siç thuhet në Ulqin, kur shkon:“ Ia theftë dreqi , qafën…“?!!!
Ja edhe një ekstrat procesverbali -Vendimi i këshillit drejtues për dhënien e Kinemasë verore me qira i nënshkruar dhe i protokolluar, bashkë me vendimin për të mbrojtur hapësirat e grabitura të saja.
Ja akti i gjyqit ekonomik ku shihen vetëm disave nga veprimtaritë e regjistruara, që kish të drejtë dhe obligim ligjor të ushtrojë qendra.
Fund