Sos telefoni: Seminar për hartimit e planit lokal i aksionit për barazinë gjinore

December 21, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Sos telefoni-Hatixhe-NelajSos telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin dhe pushteti lokal janë duke realizuar projektin „vendosja e barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta „në bashkëpunim me Qendrën për arsimimin qytetar dhe me qendrën e iniciativës qytetare nga Beogradi të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

 

Rezultat kyç është hartimi dhe aprovimi planin lokal të veprimit për arritjen e barazisë gjinore në komunën e Ulqinit

Një ndër aktivitetet kyçe të këtij projekti   i cili do të çojë në zhvillimin e një plani lokal të përshtatur nevojave të komunitetit, është edhe organizimi i seminarit treditor në temën e planit strategjik për grupin multisektorial.

Jemi të mendimit që vetë procesi i hartimit të planit lokal ,që do të sigurojë pjesëmarrje të stukturave të ndryshme,profesioneve dhe institucioneve ,por edhe dialog me përfaqsuesit e pushtetit lokal do të krijojë metoda të reja të partneritetit ndërmjet sektorit civil dhe pushtetit lokal

Nisur nga statistikat të mbledhura në terren nga institucionet e ndryshme dhe ndërrmarrjeve, del që kemi një situatë aspak lakmuese sa i përket pozitës së femrës në vendet udhëheqëse.

Pavarësisht faktit se Maili i Zi ka ndërmarrë një numër programesh të cilat mbështesin të drejtën e grave në tregun e punës, akoma mbetet për t’u zbatuar masat specifike të cilat adresojnë diferencën gjinore në punësim, pjesëmarrjen e ulët të grave në vendet udhëheqëse .

Mungesa e zbatimit të këtyre ligjeve dhe masave mbetet një problem i madh në vend ,por duke mos anashkaluar as komunën tone-shprehet Hatixhe Nelaj drjetoresha e SOS telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin.

 

Deri më tani, komuna e Ulqinit nuk e ka pasur një dokument të kësaj natyre, i cili dokument, jam e bindur se do të jetë shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës tone-shprehet Nelaj.