THEMELUES I SHTETIT TË PARË SHQIPTAR ISMAILI QEMAIL BEJ VLORA
Themelimi i shtetit Shqiptar me 28 Nëntor 1912,është një ndër festat më të rëndësishëme që feston popullin ynë.Festë e cila më shumë se një shekull,shqiptarët mblodhën forcat intelektuale brënda dhe jashtë Shqipërisë,për të legjitimuar shtetin e tyre.Shqiptarët gjatë 5 shekujve,ishin lënë pas dore,jo vetëm si vënd,por edhe si popull i pa zhvilluar dhe i pa shkolluar,ishin lënë në “kaos” nga sundimi Osman.
Shumica e shqiptarëve ishin lënë në mshirën e kohës.Analfabetizmi,dogmatizmi dhe varfëria i kishte shkatërruar.Synimet nga otomanët,për ti shëndrruar popullin shqiptar në popull turk,kishte pas efekt,shumica e muslimaneve shqiptar të pa shkolluar e quanin vetën”turq”.Shqipëtarët ishin privuar nga lirit elementare të sundimit Osman.Më e rëndësishmja ishte që këti popull ishte ndaluar shkollimi dhe edukimi në gjuhën e tyre.Edhe nëse kishte pas ndonjë tentativë për hapje të shkollave shqipe,autorët menjëherë janë kapur duke i malltrëtuar dhe eliminuar.Ata që ishin shkolluar,kanë qenë të detyruar të dalin jashtë”vilajetit”,kanë shkuar për në :Turqi,Greqi,Egjypt,Rumani,Bullgari etj.Pas dobësimit të Perandoris Osmane,Shqipërin filluan ta sulmonin armiqët e sajë të përbetuar të cilët:”rrinin si korbat mbi trupin e plagosur”ishin bërë gati për ta shqyer viktimën.Donin ta coptonin Shqipërinë,dhe ta bënin pjesë të tokave të tyre.Serbet,bullgarët,malazezët,grekët me aleatin e tyre Rusin,që kishte pretendimet e dominimit të Ballkanit.Pra të gjithë këta ishin okupatorët,që coptuan trojët shqiptare,me ndihmën e Fuqive të Mëdha,që u luanin “vallën e interesave”që mos të ju prishët harmonija të tyre.
Patriotët shqiptar me disa miq të tyre,duke parë se çfarë po ndodhëte me Shqipërin,ata tubuan kokat dhe bashkuan mendjet për ta bërë Shqipërin.
Shqiptarët filluan një kapitull të ri të historisë.Një histori e cila më vonë do të shkruhët me shkronja të arta për popullin shqiptar,dhe për tu skalitur më pas në lapidarin e lirisë.Kjo detyrë e themelimit të shtetit të parë Shqipëtar,i ra mbi supe që ta çojë deri në fund,plakut me mjaftë përvojë politike të asajë kohe:Ismail Qemail Bej Vlorës,apo siç e quanin më vonë,Ismail Qemali.
Ismail Qemali niset për në Vlorë së bashku me Luigj Gurakuqin dhe dy djemët e ti për të shpallur pavarësin,bash aty ku kishte lindur Ismail Qemali vetë,pra në shtëpin e Vlorajëve.Prapa Ismail Qemalit u rradhitën edhe burra me namë si:Isa Boletinin,Dom Nikoll Kaçorrin,Bedri Pejani,Rexhep Mitrovica,Vehbi Agolli,Jani Minga,Abdi Bej Toptani,Pandeli Cale,Mit’hat Frashëri etj.Në shpalljën e pavarësis morën pjesë 83 delegat nga të gjitha krahinat dhe qytete shqiptare.
Kjo detyrë ishte me përgjegjësi dhe rreziqe të parapara,e cila kërkonte një sakrificë të madhe.Gjatë këti udhëtimi për në Vlorë,kundra Ismail Qemalit, u lëshuan disa fletëarreste.Por fati i ti dhe i kombit,ishte që ajo nuk ndodhi.Kishte edhe delagat të tjerë që nuk kishin mundur të marrin pjesë,për shkak të burgosjes së tyre apo luftimeve që ishin implikuar.Pra nga udhëheqësit e tjerë kosovarë,për shkak të rrethanave të luftës,nuk mundën të merrnin pjesë siç ishin:Hasan Prishtina,Nexhip Draga,Idriz Seferi, Sait Hoxha etj,të cilët ndodheshin në burgun e Beogradit,si edhe Bajram Curri,i cili ishte nisur për në Kuvend,por u pengua nga luftimet gjatë rrugës.
Patriotët e kombit nuk u zbrapsën nga rruga e tyre që kishin nisur,ku së bashku me plakun mjekërrbardhë Ismail Qemalin,u nisën në këtë rrugë të shenjët pa kthim,për ta çuar amanetin e “Lidhjes së Prizrenit” në vend.
Për këtë hero dhe baba të kombit,ka shumë për të folur.
Mbetët një detyrë e historianëve,që të hulumtohët edhe më tepër për Ismail Qemail Vlorën.
Për Ismail Qemalin na dalin fakte të reja,dhe akoma nuk është zbardhur në tërësi historija e krijuesit të shtetit Shqiptar.
ISMAIL QEMAIL BEJ VLORA,FAMILJA,DHE VDEKJA MBETËN NJË ENIGËM!
Ismail Qemali,ka lindur në Kanin,Vlorë me 16-10-1846.Rridhëte nga një familje patriotike dhe e pasur e vlorajëve.Stërgjyshi i ti,Sinan Pasha ka qenë Vezir admiral në shekullin XVI,i cili ka marr Libin.Edhe Gjyshi i Ismail Qemalit,Ismail Beu,kishte qenë shok i Ali Pashë Tepelenës,ku në vitin 1821 kishin luftuar kundra grekërve që donin të pushtonin Jugun e Shqipëris.
Ismail Qemali,shkollën fillore e kreu në Vlorë,pas kësajë ai vazhdojë në gjimnazin”Zosimea”të Janinës,në një shkollë shumë me prestigje të larta,dhe aty u dallua si student i shkelqyer.Në moshën 16 vjeçe babai i ti,me anën e disa miqëve e dërgon për të studijuar në Stambollë,ku atje më vonë,falë intelegjencës së ti,arriti pozitat më të larta,ku ishte edhe bashkëhartues i kushtetutës osmane të vitit 1876,ishte erdhe kryetar i parlamentit,e shumë pozita të tjera.
Ismal Qemali,zotronte mirë gjuhën:Shqipe,Turqishte,Greqishte dhe Anglishte.
Për gazetën”Panarama”shkruen gazetari Roland Qafoku në hulumtimet e tija që ka bërë për babain e themelimit të shtetit Shqipetar thotë se:Ismail Qemalit,:”nuk i dihëj ditëlindja e sakët e lindjës,ku për 50 vite,nga sistemi komunist,në të gjitha librat e historis shkruhej vetëm viti 1846,pa datën dhe muejin e lindjes”.Gjatë këtyre viteve Ismailit ju është shkruar dita dhe data e vdekjes me të njëjtën ditë.
Ku sipas historianit turk me përardhëje shqiptare Nexhip Alpan,në librin e tij,”Shqiptarët në Perandorin Osmane”sipas arkivave që ka hulumtuar,shkruan se:Ismail Bej Vlora ka lindur me 16-10-1846,pra është një koinçidencë që të kenë lindur me të njëjtën ditëtlindje me të Enver Hoxhës.
Ju ndërrua edhe emri,duke ju shlyar emri i familjës Vlora,në atë që edhe sot shqiptarët vazhdojnë ta quejn me emrin Ismail Qemali.Ismail Qemail Bej Vlora ishte emëri i ti i vërtetë,ku “Bej” ishte titull për njerëzit që shërbenin pranë portës së lartë në atë kohë.Ismail Qemali Vlora,u martua 2 herë.Grueja e parë quhej Nasipe Panemi.Kjo martesë nuk përfundojë me fat.Pas një viti,Nasipja vdiq në lindje bashkë me foshnjën,ku ai u dëshprua shumë.
Më vonë Ishte martuar me një greke,e quajtur Kleoniqi Sumerli,e cila kishte qenë shumë e bukur,dhe ai u dashurua në shikim të parë,ku edhe e grabiti.
Kjo gru i lindi 10 femij:6 djemë dhe 4 vajza,e cila nuk ju nda Imailit deri në vdekje.
Nga të afërmit e Ismail Qemalit thuhët se,kjo grue nuk u duke asnjëherë në familjën Vlora.
Ajo jetonte një jetë shumë private dhe të izoluar nga publiku.Vdiq një vit para Ismail Qemalit,në vitin 1918.Ajo vdiq në Spanjë,ku pran sajë u gjind djali Qamili.Varri i saj gjindet në Madrid të Spanjës,pothuajse i harruar nga të gjithë ne.E cila meriton një rrespekt deshtëm apo nuk deshtëm,kjo ishte gruaje e parë e shtetit Shqiptar.Këtu ka një gjë interesante tek ne shqiptarët,që gratë e dy horonjëve të mdhenjë të historis së Shqipëris,varret e tyre gjinden jashtë shtetit,pra bashkëshortës së themeluesit të shtetit Shqiptar Ismail Qemal Vlorës,në Madrid,dhe Donikes,bashkëshortës së Skenderbeut,po në të njëjtin shtet,në Valencia.
Ismaili nuk e solli asnjëherë këtë grua në familjen vlora,sepse nuk ishte zakon që ata ti sillëshin grat në familje nëse ishin të huaje,kështu që Kleoniqi,jetojë një jetë shumë private deri sa vdiq në Spanjë.
Kush ishte Kleoniqi Surmeli,dhe nga e kishte prejardhjen?
Babai i saj ishte nga Sofja,dhe nënën e kishte greke të krishterë,dhe për këtë e quanin greke, sepse nuk ishte e besimit musliman,na shpjegon historijani,Prof,Dr.Bardhosh Gaçe,ku thotë se:”Ismailin shpesh herë edhe e kanë akuzuar si progrek për këtë arsy,kurë është e vertetuar se grueja e ti ishte çame e krishterë”.
Ismail Qemali ishte njeri i madhë dhe shërbëtor i madhë i portës së lartë,ai u dënua me vdekje nga porta e lartë,kinse për tradhëtir ndajë Portës së Lartë.Ishte liberal dhe politikan i shquar.Kur erdhi të bëjë shpalljen e pavarësis në Vlorë,ai tinzisht u ndihmue nga dy anije Austrohungareze që të hynte në Shqipëri,pikrisht në Durrës,ku aty nuk u pritë mirë nga një turmë njerëzish,që thonin nuk e tradhëtojnë Turqin.Sepse Ismaili,që aty deshti të ngris flamurin,por nuk u lejua,dhe ati si mbeti gjë tjetër bashk me Luigj Gurakaqin dhe djemët e ti,vazhduan udhëtimin për në Vlorë.Vendi po u pushtonte nga serbet dhe grekët që bëjshin progresin në hyrje të cilët kishin arritur deri në Lezhë,dhe po i afrohëshin Durrsit.
Ismail Qemali,ishte kërcënuar disa herë me vdekje,ku me datën 7 shtator 1901 një gazetë greke “Satiria”,shkruen për tentativa që kërcënohej me eleminim.Ismail Qemali në këtë rast i drejtohet nje anije angleze per ta qitur jashtë Shipëris.Ishte koha e përndjekjes së sulltanit ndaj Ismail Qemail Vlores.
Gani Toptani,i vëllaj Esat Pash Toptanit,ishte nje agjent i sulltanit dhe nuk ishte hera e parë që ai kishte bërë vrasje direkte për sulltanin.Ganiu i çon fjalë që ishte i angazhuar për vrasjen e Ismail Qemalit,por ai kishte garantuar se nuk do ta vriste Ismail Qemalin.Dhe në rast se sulltani do ta detyronte këtë,ai do të arratisej ose do vras vetën.
Ku për çudi,në një rast me një shokun e ti,Gani Toptani duke luajtur me armë,ai thuhët se asksidentalisht vret vetën.Pra kuptohët se rrugën që mori Ismail Qemali,për shpalljën e pavarësis,ishte shumë me rrezik,ku mundënin edhe ta eliminonin,dhe kjo tregon kjartë se Plaku nuk u frigua nga rruga që kishte zgjedhur,dhe se s’kishte gjë që ti ndrronte mendëjen.
“Kurse dënimi me vdekje i Ismail Qemalit nga Porta e Lartë nuk është hequr,jo vetëm ati,por edhe shumë atyre që kanë marr pjesë në shpalljën e pavarësis”.
Kur u bë Konferenca e Parisit,Ismaili donte patjetër të merrte pjesë në atë mbledhje,por Esat Pash Toptani bënte ç’mos që ai mos të hynte aty.Drejtë Parisit u nisën edhe shumë delegacione shqiptare,porse si “Përfaqësues të qeverisë shqiptare,të tillë si Esat Pasha apo Vilhelm Vidi,që ky i fundit nuk mori kurrë pjesë në Konferencë,por Esat Pasha u paraqit atje në prill 1919,duke u vetëcilësuar si presidenti shqiptar dhe për këtë i referohej njohjës që ai patë marrë nga qeveria e Romës dhe e Parisit.
Delegacione të tjera vinin nga kolonitë shqiptare të Rumanisë,Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara,kryesisht nga shoqëria “Vatra”.
Me hapjen e Konferencës së paqës me 19 janar 1919,”shqiprija” nuk njihëj më ndërkombëtarisht si shtet i pavarur”.
Ismail Qemali për të arritur në Konferencën e Parisit,ai kerkon ndihmën e Italianeve duke menduar se do ta ndihmonin si në 1912,por përkundrazi,ate e ndaluan dhe e mbajtën të bllokuar në Perugjia,duke i thënë:”se është çështje e ditës”,dhe se do ta lironin pas pakë.
Në qytetin e Perugjia,Ismail Qmajli qendroj një muaj.Mbas pak e kuptojë se kjo lojë,e tëra kishte qenë kurthë.Dhe për fat të keq,Ismail Qemali nuk u lejua të shkojë në Konferencë,e cila ishte një humbje e madhe për shqiptarët,ata e dinin aftësin e Ismail Qemalit,dhe nuk do ta kinin të lehtë që ta manipulonin,sepse ai kishte një eksperiencë të madhe në fushën politike.
Aty ai i shkruan një letër kryeministrit Orlando,ku pas shkrimit shifët qartë nervozizmi i ti tronditës,ku e denancon atë.Ismail Qemali të nesërmen kishte mbledhje për shtyp me gazetarët në hotelin “Brofani” në Perugja,aty ndodhë ajo më e keqëja:vdekja shokuese.
Një shokim për të gjithë,edhe për djemët e ti që su ndanë asnjëherë prej babait të tyre,ku fjalët e fundit ishin:”Me hangër me të pa besë”.Djali i ti Etëhem Beu ja kishte treguar këtë ngjarëje,në atë kohë,kryetarit të bashkish Ali Asllanit,duke ja përshkruar kështu :”Nje ditë i pergatitën babait një konferencë për gazetarët pas buke,ai hyri në sallon ku e prisnin korrespodentët.Që në fjalitë e para i zverdhur dhe i lëkundur,nisi të bëlbëzojë e të mos lidhëte dot fjalët.Kërkoj ta çonim në banjë.Atje e mbyti shkuma dhe të vjellët”,dhe dyshimi ishte,se diçka i ishte hedhur në dy filxhanët e kafes që kishin pirë në barin e hotelit para se të fillonte konferenca.Plaku ndrrojë jetë në ora 23:30 minuta e datës 24 Janar 1919,në moshën 75 vjeçe.Ndërsa i biri Etëhemi kalojë në spitale me shumë peripeci,por falë fizikut të ti prej ushtaraku ai shpëtoj,por gjatë tërë jetës së ti,pasojat e këti helmimi i ka vuajtur.Kjo ngjarëje të vdekjes misterioze,ende nuk kanë gjetur përgjigje të duhura,thuhët nga familjarët e Ismail Qemalit,të cilët shtrojnë shumë pyetje për tu përgjigjur,si për shembull:Përse trupi i Ismail Qemalit u ballsamua,duke ju ncjerrur të gjitha organet e trupit?përse nuk u bënë perpjekëjet mjeksore për ta shpëtuar?përse nuk është kryer autopsia e kufomës?përse u mbajt i izoluar në hotel?,çka ishte parapar nga Ismail Qemali të thuhesh në konferencën që prisnin gazetaret?përse proçesverbali i policis nuk kishte të dhëna të detajuara?kush ishin shqiptaret që udhtuan në Perugja dhe qendruan aty për 5 orë,dhe u larguan para se të vdiste po ate ditë?përse pronari i hotelit thoshte djali i ti:”se i ati e kishte peng vdekjen misterioze të Ismail Qemalit?.
Pra këto janë disa nga pyetjet që ende kërkojnë përgjigje për vdekjen e Ismail Qemalit.
Ismail Qemali,ka vdekur në rrethana të dyshimta,prandaj nuk mund të themi asgjë deri sa nuk kemi hulumtime të fakteve.
Pronari i hotelit kishte qenë edhe në varrimin e Ismail Qemalit i cili kishte hequr shpenzimet e bartjës së kufomës prej Perugjes deri në Brindisi,siç duket ka qenë një mik i ti.
Enigma e gjithë kësaj është se:shërbëtori i Ismail Qemalit,Shergudeja në vitin 1930 erdhi në Tiranë,për të sjellur ditarin përsonal të ti,për të ja dhënë muzeut që u ngritë në Tiranë.Dhe për çudi ai u gjend i helmuar në dhomën e hotelit.Kjo është enigma,se pas helmimit të Shergudes, nuk u gjend ma ditari,ku në ditar ishin edhe fjalet e Ismail Qemalit.
Profesori Bardhosh Gaçe i cili ka vajtur për të hulumtuar këtë vdekje në hotelin e Perugja,të Italis,i cila na shpjegon se:”Ismail Qemali s’ka dyshim se ai eshte helmuar nga njerzit e Esat Toptanit,të cilet kishin ndejur,jo large shumë nga hoteli se ku ishte Ismail Qemali,ata paguan kafexhiun për të ja qit helmin në kafe.Pra kjo është një gjë që duhët të vertetohët nga mjekët që janë të specializuar për këtë lëmi,per ta gjetur të vërtetën se çfarë ka ndodhur me babain e kombit shqiptar”.
Ismail Qemal Vlora,la pas vetës fëmijt e ti si trashigimtar.
Femijet e Ismal bej Vlores dhe Kleoniqi Surmelit:
1871 lindi Muhamed Bej Vlora dhe vdiqë me 1920
1873 lindi Mevedet Bej Vlora vdiqë me 1954
1875 lindi Tahiri,vdiqë me 1932
1877 lindi një vajzë,e cila vdiqë shpejtë
1879 lindi vajza Ylvije Vlira,vdiqë në vitin 1932
1881 lindi Alije Vlora e cila vdiqë në vitin 1955
1885 Et’hem Bej Vlora,vdiqë në vitin 1932
1888 Xhevdet Bej Vlora Vdiqë në vitin 1910
1893 Qazim Bej Vlora,vdiqë në vitin 1953
1895 Qamil Bej Vlora,vdiqë në vitin 1950
Disa fakte të shfrytëzuara të këti shkrimi janë nga:Libri ,Lindja e Shqipëris të Nicola Guy,Fjalime të Prof,Dr.Bardhosh Gaçe,Prof,Dr.Arben Puto,Prof,Ylli Polovina(studius),si dhe historian dhe publicist të tjerë të dokumentarit të realizuar nga gazetari,Roland Qafoku,dhe publikime të tjera.
Nëntor,27,New York