Nika: Njeti dhe marifeti i i protestës në Ulqin – Kundër diskriminimit në arsim (1)

November 17, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet-Nika-Protesta-e-diskriminimitShkruan Muhamet Nika

Në vend të hyrjes

Ndoqa për së afërmi , protestën kundër diskriminimit që u bë para Komunës së Ulqinit të Premtën dhe them të drejtën , pashë që mend e dije kishim mjaftë…., se letra e shkresa ishin dërguar gjithkujt prej politikës, siç e pohoi Nimanbegu e Bardhi, por me gjithë atë rezultatet nuk kënaqin. Në se pyesim , ku rri çështja e dështimit, unë mendoj te mungesa e sinqeritetit të ndërsjellë dhe te ajo që çdo njëri dëshiron t’ia lërë vetes “namin për merita”. Prandaj, nuk ka dyshim që kish të drejtë Basri Lika, kur akuzoi profesorët shqiptarë që ishin në komisionet përkatëse dhe të cilët , sipas tij, nuk dhanë vërejtje në programet shkollore edhe pse mëditjet , siç tha, i kishin marrë. Por jo të gjithë punuan në mënyrë të pa ndershme, pati nga ata të cilët u angazhuan në lëndët përkatëse duke shënuar rezultate. Andaj sot bie fjala disa tekste shkollore përafërsisht kënaqin e disa të tjera jo. Mendoj se ka ardhur koha që të publikohen me emër e mbiemër emrat e atyre që pa të drejtë qahen , e aq më tepër nëse janë edhe përgjegjës. Kështu me halle e me derte, me sa vërejmë ka qenë gjithë herë duke nisur që nga koha e okupimit e deri më sot..

Merita për arsimimin shqip i takon vetë popullit

Kjo që ngjau e ngjet , është pjesë e elaboratit shfarosës të politikës zyrtare , serbo –malazeze. Dihet që pas pushtimit të Ulqinit  kristalizohet edhe pozita e shtetit të ri ndaj shqiptarëve dhe e statusit që do të duhej të kishin nën pushtim në çdo segment. Për këtë serbo-malazezët, kishin shpikur edhe do teori të çmendura…?!!!

Kështu fjala bie, pas tërheqjes nga Shkodra , në kohën e Luftës Ballkanike, në dokumentat e kohës nisur Konferencës së Paqjes në Pariz, detyrimisht shkruhej “ Shkodra ka krijuar Zetën(d.m. th. Malin e Zi), kurse Zeta ka krijuar shtetin e të gjithë serbëve”…,” Prandaj Shkodra është djepi, shteti dhe civilizimi i gjithë serbëve…”Kurse vetë Krajl Nikolla, në Memorandumin e 5 Marsit të vitit 1919, dërguar Konferencës së Parisit edhe pse ishte i përmbysur nga shteti unitarist, shprehej:” Shkodra me rrethinë paraqet një tërësi gjeografike të pa ndarë nga Mali i Zi. Si dhe Shkodra është për Malin e Zi, ashtu çfarë janë për shtëpi dyert dhe dritaret”…”. Shtojmë që sipas Elena Kocaqit, me origjinë ortodokse dhe sipas arkivave austriake , dikur më -Krajl Nikolla , në një moment i tha Austrisë, se do ta jepte edhe vetë Llovqenin perandorisë austriake( për të mbrojtur nga maja e tij Kotorrin), në se ajo, i jep Shkodrën?!! – Sepse atje kish të varrosur gjyshin e vet Bushatin , dhe se ai , nuk është Nikollë Petroviqi , por Nikollë Bushati….?!! Tjetër,sipas malazezëve pa Shkodrën Mali i Zi , në mënyrë permanente është i rrezikuar….”

Ata si malazezë e kishin(dhe e kanë), të ngulitur në kokë porosinë e princit(peshkopit) Danillo , të dërguar përmes Njegoshit, ku thuhet: “Ne jemi betuar t’i shfarosim ata “, për të vendosur kështu drejtësinë malazeze, kurse fëmijët e tyre pastaj t’i dërgojmë nëpër shkolla serbe, në mënyrë që të bëhet sllavizmi i tyre i shpejtë dhe gjuha shqipe të zhduket në një të ardhme të afërt”. Andaj të jesh pro zgjidhjes së problemit , ata i bie të jenë kundër ortodoksisë së vet ekstreme, prandaj kanë nevojë për terapi speciale në këtë drejtim.

Sipas kësaj recete u bënë edhe përndjekjet e myslimanëve dhe shqiptarëve të cilat fillonin para festave ortodokse të fund vitit. Mbi indoktrinimin kishtarë të peshkopit Danillo po duket se me siguri ishte i përpiluar edhe njëri nga tekstet e aritmetikës , për ciklin e ulët në gjuhën malazeze në të cilin shkruante: “ Suloja kish 5 thi, 3 thi ai i shiti, sa thi , ka aktualisht Suloja?!! Si duket çdo gjë është e qartë…?! Mali i Zi, edhe sot sikur dëshiron t’i mësojë fëmijët e vet, se është krejt normale që Suloja të rris thi dhe se kështu duhet…?!! Nga ana e tjetër, vogëlushet shqiptarë , kur mësojnë se si nisen letrat , atyre u duhet të mësojnë që letra , psh., e Dritanit nga Ulqini , duhet t’i dërgohet Dragos në Nikshiq. Kurse Dragoja i Nikshiqit, as që mëson fare se në Ulqin ka shqiptarë , e lëre më të marrë letra nga Dritani…?!!! Kjo gjendje nuk ishte më e mirë as për brezin tonë. Më poshtë shkëpusim këtë rrëfim:

Ilmi Nika nga fshati Rashtishë, kur u ndalua nga patrulla ushtarako policore pasi u kap afër kufirit me Shqipërinë në kohën e embargos së naftës, kujton se si në një ankesë dërguar Kuvendit të Malit të Zi, komandiri Glenxha , përveç tjerash i ishte drejtuar me këtë fjalor:” Më thuaj kush ka qenë organizator i protestës së qytetarëve në Sukubinë…, Më trego se fëmijët e kujt janë të strehuar në Shqipëri dhe kush i ka çuar atje (duke aluduar në të rinjtë shqiptarë që studionin “ilegalisht” në Shqipëri, sipas marrëveshjes që kishte nënshkruar Këshilli për Arsim i LD në MZ-së dhe Qeveria e Shqipërisë.). ”

Kujtoj se në kohën e mbylljes së Universitetit të Prishtinës në prag të viteve 90 , për shqiptarët e Ulqinit dhe të tjerët në Mal të Zi, ishte mbyllur përfundimisht shansi i shkollimit të lartë , punë e cila pritej të zgjaste me vite duke krijuar hendek gjeneratash , ose të zbatohej plani i peshkopit Danillo. Mbi këtë bazë u arrit marrëveshje mes LD-së dhe qeverisë së Berishës për shkollim të rinis shqiptare në universitetet shqiptare. Mbi bazën e marrëveshjes së arritur, mua më takoi për hise si sekretar i LD në MZ, të publikoj konkursin e shpallur nga ministria e Shqipërisë dhe ta lexoj atë , atëherë në valët e Radio Ulqinit. Pastaj më takoj ,të bëja marrjen e dokumentacionit përkatës nga gjenerata e parë e studentëve që studiuan atje. Por  plotësoj që për këtë meritat i takojnë vetë popullit , i cili ” e pushtoi vetë lirinë..”, duke thyer kufirin edhe gjatë kohës kur ruhej me dy parë roje – policë dhe ushtarë..”. Ai thjeshtë na mundësoi , që teorinë tonë të vëmë në praktikë…?!!!

Në fund , shtoi, se para largimit nga ky subjekt , me 6shkurt 1998 , me rastin e formimit të Qeverisë së Re, pata deklaruar për “Naša borba“ që „ Çështja nëse Ld në Mz, do të pranojë vendin e ndimës ministrit të arsimit dhe kulturës, do të varet nga ajo, nëse qeveria e re ka për të pranuar që rrënjësisht dhe me temel t’i qaset ndryshimeve fundamentale të programeve shkollore në gjuhën shqipe. Pai kjo nuk ndodhi , kuptohet që nuk mund të kishte as poste në ministri. Ja edhe ilustrimi i kësaj që thuhet.

NasaBorba

 

 

 

petak, 6. februar 1998.

SKUPSTINA CRNE GORE
Izabrana nova vlada
Samo “bulatovicevci” glasali protiv. Nesporazumi u SDA CG oko ministarskih portfelja
Muhamet Nika, poslanik Demokratskog saveza CG, izjavio je da njegova stranka podrzava Vladu, ali da ce njihova odluka da li ce privatiti ponudjeno mjesto pomocnika ministra za obrazovanje i kulturu zavisiti od toga da li ce se pristupiti fundamentalnoj promjeni skolskih programa na albanskom jeziku. Vanredna sjednica crnogorskog parlamenta bice nastavljena u utorak sljedece sedmice, do kada Strucni tim treba da pripremi tri izborna zakona.”
M gjithë atë këto angazhime tona, i përdhosi atëherë Udsh – me Ferat Dinoshën i cili hyri në qeveri , pa kushte duke drejtuar madje edhe një ministri -atë të pakicave e cila fillimisht na ishte ofruar neve si Lidhje… , nga se ishim partia me e madhe, por që kuptohet refuzuam dhe nuk mendoj që kemi gabuar as sot.
Mjerisht kjo praktikë e keqe e pranimit të funksioneve, pa biseda për kushte, rreth pozitës shqiptare, më vonë, shohim se e përkrah edhe Forca e Re.- Ngjashëm si Udsh , shohim që edhe kjo, parti e identifikon zgjidhjen e problemeve si Udsh , shpesh herë duke i personalizuar ato…?!!! Kështu, në se vetë atyre u ofrohej për momentin, mundësia të jenë në krye të një institucioni përkatës ata e pranojnë “, kuptohet “ në emër të shqiptarëve…”
Ndjesë për një digresion, që po bëj, por për ilustrim, sa për shembull- deri sa ishin pa ardhur në bordin drejtues të ndërmarrjes, për Pasuri Detare, e kritikonin qeverinë dhe ligjin përkatës, kurse aktualisht nuk e kundërshtojnë më edhe pse kufiri nuk ka lëvizë duke mbetur i njëjti..?!!! Logjika e tyre si duket është që nëse partia e ka mirë, atëherë e kanë mirë të gjithë shqiptarët dhe e kundërta.
Me këtë logjikë , po duket i qasen edhe problemit të arsimit shqip. Këtë e mbështes në një duel që bëri organizatori i protestës “ të protestojmë me dinjitet… , Gëzim Ibroçi , me deputetin Genc Nimanbegu në rrjetet sociale.
Në reagimin që bëri Genci, me Ibroçin, pastaj Genci, me ministrin,ai, deklaroi që programet janë të këqija sepse atje nuk është asnjë i Forcës( sepse po të ishte, i bie – Me shëndet , e të na falësh mësues…?!!!

 

 

(vazhdon…)