Pika kufitare Sukubinë – Muriqan e veçantë për shumë çka..
I privuar të kryesh shërbimin më të thjeshtë……
Edhe pse në maj të vitit 2002 kur u hap pika kufitare Sukubinë – Muriqan u planifikua të plotësonte kërkesat për 500 mijë qytetar që parashihej se do shfrytëzonin këtë pikëkalim kufitar brenda një mot moti, ajo tashmë çdo vit po thyen rekorde për nga frekuentimi ku sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë gushtit të 2014 kaluan mbi 500 mijë persona nëpërmjet kësaj pike kufitare.
Qytetarët të shumtë dëgjojmë shpesh të ankohen për rrallët e gjata dhe pritjet me orë të tëra për të kaluar kufirin, pastaj për vështirësitë në komunikim me stafin e pikës kufitare ankesa këto të dëgjuara edhe nga turistët të cilët shkak i pritjeve në këtë pikë kufitare mendojnë edhe për ndrrim të destinacionit të tyre për pushime siç deklaronin ato.
Ditë më parë isha dëshmitar okular i një ngjarje që vërtet më preku dhe më revoltoi në brendësi se përse ndodh kjo, ngjarje të cilën po e ndaj me ju të nderuar miq.
Në një veturë me targa të huaja po udhëtonin disa persona, ndoshta familjar por kjo ka pak rëndësi, nga vetura doli një grua rreth të dyzetave me një vajzë afërsisht dhjetë vjeçare e cila mbante stomakun dhe në pamje të parë dukej se diçka e mundonte.
Zonja dhe vajza shkuan në drejtim të nëpunsit të pikës kufitare dhe pas shumë përpjekjeve për tu kuptuar sepse flisnin në gjuhë të huaj u morën vesh si duket dhe zonja bashke me vajzën kaluan në anën tjetër në drejtim të një dere që nuk hapej.
Vajza që tashmë i vereheshin lotët nga mundimi e shoqëruar nga zonja bënin shenjë me duar nga nëpunësi i pikës kufitare duke treguar se dera nuk hapej por kot, përgjigje fituan vetëm një ngritje supeve në shenjë që nuk ka se si t’ju dalë në ndihmë.
Duke vështruar tërë këtë situat mu kujtuan fjalët e një mysafiri që me ishte ankuar gjatë verës dhe lutur që ta bëja publike se toaletet në pikën kufitare janë jashtë çdo kriteriumi, është e pa mundur për të hyrë e jo më ta përdorësh për shërbim.
Dikur këto toalete nuk mirëmbaheshin, tashmë ato janë mbyllur !!!!!!
Kujtoj që objekti në tërësi u bë falë mbështetjes së Unionit Evropian, investim me vend pa dyshim por a duhet edhe ta mirëmbajnë nga unioni evropian ?!!
Kush e meriton këtë, qindra mijëra qytetarë që shfrytëzojnë këtë pikë kufitare!!!!
Jo ditë e javë, por me muaj toaletet janë jashtë funksioni, si ka mundësi që inspeksioni sanitar nuk merr masa për një objekt që e frekuentojnë më shumë se një milion qytetarë gjate vitit ?!!!
Mendoj që ngjarja duhet të ngacmojë për të reaguar jo vetëm inspeksionin sanitar, por edhe komunën e Ulqinit dhe Organizatën Turistike të Ulqinit, sepse numri më i madh i mysafirve gjatë sezonit veror frekuenton pikërisht këtë pikë kufitare.
Duke u munduar t’ ju plotësoj përjetimin tim po postoj edhe fotografitë e shkrepura në vend ngjarje ku je i privuar të kryesh edhe shërbimin më të thjesht, të shkosh në tualet.
Gëzim Ibroçi Facebook