Nika: Për dikë sytë dhe veshët janë dëshmitarë të këqij….

October 27, 2014   | Opinione

Hatixhe-Gjoni-kuvendi-ulqinitShkruan : Muhamet Nika

(Reagim në shkrimin , Gjoni : Komunën e Ulqinit e çuan buzë shkatërrimit, marrë nga “Dan” , e të shpërndarë nga Portali -Lajme nga Ulqini”)

Pasi po duket se me nën kryetaren e Udsh-së dhe shefen e klubit të këshilltarëve të kësaj partie-Hatixhe Gjonin , nuk po merret kush nga ana e kryetarit Gjeka edhe pse ishte i akuzuar publikisht, atëherë po e marrim mundimin , që të sqarojmë opinionin në lidhje me disa akuzat të saja ndaj tij dhe të tjerëve të cilat nuk qëndrojnë. Reagimi NUK do t’i kalojë caqe e interesimit të saj, EDHE PSE KA HAPËSIRË TË MJAFTUESHME PËR TU MARRË EDHE ME DËSHTIMET E UDSH-SË.

Duke veçuar   akuzat e saja ndaj Gjekës rreth zonjës Gjoni, sqarojmë si më poshtë:

Për akuzën e parë, kur thotë : Se ai në mënyrë tepër jo serioze , sillet me problemin “K-1”, me të cilin Atlas Grupi, akuzon Komunën e Ulqinin , për rrënimin e pushimores së Kosovës në një shumë prej 10 milionë eurove dhe se ai nuk ishte në asnjë prej seancave gjyqësore. Përgjegja jonë në këtë akuzë do të ishte: Ajo çfarë u ngjet juve në këtë situatë , mendojmë se është si puna e asaj që i thonë: njerëzve , sytë e veshët, mund tu jenë dëshmitarë të këqij nëse zemrën nuk e kanë të ndritur…?!!! Shtojmë se Gjeka ishte pjesëmarrës i seancës së parafundit në gjykatë, kurse para shkuarjes atje, në një konferencë për shtyp, kish publikuar qëndrimet e veta , duke thënë, se : ”…. Nëse do të miratohet kërkesa e prokurorit…,(dhe) kjo situatë bëhet realitet, pushteti jonë ekzekutiv dhe ligjvënës është  I GATSHËM të  kthejë mandatin qytetarëve, sepse vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e mëtejme të qytetit” dhe se(ai), i ka njoftuar me këtë , zyrtarët malazezë si dhe do të njoftojë të gjitha asociacionet e Këshillit të Evropës e ambasadat e huaja në Podgoricë?!!! Sikur ju dhe partia juaj të dilnit me një kësi qëndrimi të prerë dhe serioz- bile nga më seriozët dhe më të guximshmit , që pat thënë ndonjë herë ndokush nga politikanët shqiptarë pas viteve 90, rreth diskriminimit ekonomik që u bëhet atyre në Mal të Zi,do tu kishim dhënë dorën..?!!!

Për akuzën e dytë , në lidhje me tepricën teknologjike me të cilën nuk po merret në mënyrë serioze..sepse (siç thotë ajo), dhe laikët e dinë që kjo administratë e rënduar nuk mund të qëndrojë dhe se do të lëshohen nga puna ata , që nuk janë anëtarë të partisë së tijJapim këtë përgjigje: Rritja e numrit enorm të te punësuarve në administratën lokale , filloi që me ardhjen e kryetarit të komunës nga radhët e UDHS-së (viti 2002), pra të partisë të cilën ju e trashëgonit- Gjeka u distancua nga ajo, e ju isnshalla ia shihni hajrin…?!!!Përmendim se vetëm atëherë u punësuan mbi 35 veta, për tu dyfishuar po në kohën e kryetarit të dytë nga radhët e UDHS-së, të cilin gjithashtu jua e trashëgoni pa pardon. (Madje për këtë politikë të punësimit- nëse nuk keni harruar edhe i falënderuat në një emision në TV TEUTË)- Pra “merita e kolapsi, në këtë situatë u takon edhe juve”?!!!

Me siguri, që nuk do të ketë as tepricë teknologjike të shpallur mbi baza partiake në këtë situatë. Nëse kjo edhe do të ndodhë- Largimin nga puna të militantëve të Udsh-së, atëherë themi se e bëri vetë kryetari i taborit tuaj Hajdinaga, i cili kur nënshkroi planin e sanimit me qeveri, nënshkroi edhe paragrafin , i cili parasheh që të gjithë ata të cilët u punësuan në komunë pas vitit 2009, nuk do tu paguhet kurrfarë kompensimi dhe programi socia( sepse dihet që ishin tepricë pa hyrë…?!!!. Gjekës vetëm se do t’i takojë të zbatojë atë çfarë ju nënshkruat. Mirëpo edhe për këtë , me siguri ishte i vetëdijshëm dhe nuk i takon të qahet.

Për akuzën e tretë , në lidhje me ndërtimin e”Akva Parkut”, sipas të cilës komuna dëshiroj të japë tokën e dyshimtë DHE TË CILËN E KTHEJ GJYQI, kemi këtë përgjigje: Pse harroni të cekni, se gjyqi atij ia kthej me kusht tokën?!!! E cili është ky kusht mbetet të shihet. Inshalla toka i kthehet sepse pasuria është e shenjtë, por ju kujtojmë se ky komision i pat kthyer tokë edhe Lekiqit-kryetarit të opozitës, mirëpo ministria e financave kërkoi që vendimi i komisionit të hidhej poshtë.. Mirë po , le të hyjmë  në temë. Në kohën e ardhjes suaj si parti në pushtet, patët formuar një komision për kthimin e pasurisë së nacionalizuar nga komunistët…., pra edhe të tokës ku sot planifikohet nga Gjeka të ndërtohet “Akva Parku”…?!! Për çudi, atëherë ku edhe ju ishit këshilltare, zgjodhët një komision për kthim të pasurisë, në të cilën shumicën e emëronit dhe e kontrollonit ju si këshilltare “derzhurni” me UDSH-në?!!! Për të qenë çudia edhe më e madhe , ju patët vënë , në krye të këtij komisioni një person që nuk ishte nga radhët e Udsh-së, por ish i njohur si udhëheqës i SNP-së në Ulqin. Përse e bëtë këtë- përsëri veç dreqi mund ta dijë…?!!! Një gjë dihet, që ai komision për kthim të pasurisë që kish mandat të kufizuar2vjeçar…., nuk kanalizohej nga ju!! Kjo u pa që në momentin , kur nuk ia kthej tokën zotëri A. Rudës , i cili për ironi tuajën , ish edhe këshilltarë në kuvend i Udsh-s dhe ai iu tërhequr haptas vërejtjen se toka është e tija- mu në kuvend…?!! Por po duket që atëherë juve, dhe partisë tënde, iu kish mbyll gojën ai që nuk përmendet.?!!! Antoja i Rudajve, atëherë iku si duket nga ju dhe u largua pastaj ashtu si shumë e shumë të tjerë. ..?!!

Më pas ky komision për kthim të pasurisë , disa kohë nuk punoi në përbërje të plotë dhe iku madje edhe nga komuna me gjithë arkivin e tij duke u vendosur jashtë zyrës së saj(e pa rojtar) në një ndërtesë tjetër- me siguri për të qenë sa më larg syve të opinionit. Si rezultat- pasi komisionit për kthim të pasurisë, i skadoi afati,ai madje nuk i paraqiti as raport pune kuvendit (por as Ju nuk ia kërkuat)…?!! Kuptohet për atë pasuri që u kthye dhe për atë që mbeti pa u kthyer…?!! Pra, pyesim- pse mbeti pa u kthye edhe toka e paraparë për”Akva park “?! Mbase përgjigja, as që do të mësohet kurrë…?! U mor vesh , që pa ndonjë procedurë të paraparë( pa komision-mendojmë jashtë radhëve të atyre që punuan në komision…) , i gjithë materiali arkivor i punës së komisionit dhe ai i tokave, u fut në një thes shpejt e shpejt dhe iu dorëzua komisionit republikan të Tivarit….?!!!

Më pas kemi dëgjuar që ky komision u përfol dhe u akuzua publikisht nga kryetari Hajdinaga, se kish bërë keqpërdorime të rënda duke sakatuar me hektarë të tërë pasurinë e komunës e në favor të qytetarëve, prandaj për këtë edhe ia shkurtoi mandatin…?!! Por as për këtë akuzë të bërë problemi nuk u ngrit në prokurori…?!!!

Për akuzën e fundit kur thoni se ky pushtet i Gjekës, është më i keqi, jo efikasi dhe më analfabeti që mbahet mend dhe që i cili me disa proteza të tërhequr ka krijuar dëme nga të pa parët gjatë këtyre 40 viteve të fundit, tash për tash nuk ia qëlluat dhe shtojmë: Përveç këtyre sulmeve tuaja…, deshëm apo nuk deshëm”ta shohim me sy dhe të dëgjojmë me veshë” –Kryetari Gjeka, është personi më pak i përralluar nga mediat dhe portalet shqiptare nga ato që i pasoj si kryetar, kurse për shtypin serbo-malazez nuk po flasim?!Po themi se Gjeka nuk është fare i hetuar në sy të keq ….?!E përse ndodh kështu , Ju duhet të pyesni veten ose vetë atë..?!!! Ndërsa kur është në pyetje analfabetizmi, që ju thoni, mendojmë që analfabetizmi në pushtetin e Ulqinit , fillimisht u mboll nga partia e juaj-“ Basi- kujtuesi, thonë në Anë të Malit !!! Kujtojmë , që deri sa e kish pushtetin LD-ja, ke mundur ta kesh “dhëmbin sa të kalit..”, por nëse nuk e ke pasur fakultetin , stazhin e përvojës dhe provimin shtetëro, nuk ke mundur të bëhesh udhëheqës, çka nuk ndodhi me ju….?!!!

Gjekës , ç’është e vërteta edhe pse është një fraksion i dalë nga partia dhe praktika e juaj,atij kurrë se si nuk mund t’i përshkruhet analfabetizmi   në koalicionin qeverisës. Aktualisht i tërë kuadri udhëheqës nga partia e tij në pushtet vendor i plotëson të gjitha kushtet që parasheh ligji, pa përjashtim. Madje edhe ekipi rezervë i tij, qëndron shumë më lartë se skuadrot e para të subjekteve tjera politike që presin për të ardhur në pushtet. Nëse ju e dini disi ndryshe punën ju lutëm dëshmojeni.? E ne qëndrojmë pas akuzave tona!!!

AI LIRISHT MUND TË LLOGARISË EDHE PËR “NJË RIFRESH “ NË PARTINË E VET , PËR DALLIM NGA TJERËT- QË NUK KANË AS ÇKA RUAJNË AS ÇKA BAJNË- SI PUNA E PARTISË QË JU DREJTONI…?!!!!