Zeneli: Racizmi sllavo – grek, kërcënim për paqen në rajon
Ndeshja e fotbollit në mes Kombëtarës së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë me 14 Tetor 2014 në stadiumin e Beogradit,që u ndërpre për shkak të dhunës së paparë që u demonstrua nga ana e palës serbe dhe huliganëve të tyre, ishte vetëm fillimi i asaj dhune dhe urrejtjeje e cila do të vazhdojë edhe pas ndeshjes nga ana e pjesëtarëve të popujve apo vendeve që ne shqiptarët shpeshëherë i quajmë, vende ” fqinjë”.
Java pas ndeshjes, u karakterizu me thirrje dhe veprime antishqiptare si dhe deklarata me plot mllef dhe urrejtjeje të politikanëve zyrtarë ( pozitë dhe opozitë) të shteteve që patëm fatin e hidhur t’i kemi, gjeografikisht pranë nesh.
Kjo filloi me Serbinë,pra me vendin ku edhe u zhvillu ndeshja dhe me deklarimin e pushtetit zyrtar ,respektivisht të presidentit serb , Nikoliq se “Shqipëria nuk do të bëhet kurr shtet normal” ( !?) dhe i karakterizoi shqiptarët si ” ekstremist”. Pasuan djegjet dhe vandalizmi i objekteve afariste shqiptare në Sërbi,veçanarisht ndaj furrave të bukës,pronarë të të cilave kryesisht janë shqiptarët. Javën e kaluar u gjetë trupi i vrarë i një pronari furre në një vend afër Novi Sadit. Policia serbe nuk deklaroi përkatësinë kombëtare të pronarit të vrarë ,por që objekti afarist i tij,mban emërin në shqip” Liria”,tregon që edhe kjo vepër dhune, ishte drejtuar kundër shqiptarëve.Në ndeshjen e futbollit në mes Partizanit dhe Crvena Zvezda ( të dy ekipe serbe) që u zhvillu me 18 Tetor 2014, në tribunat e stadiumit u djeg flamuri shqiptar nga spektatorët dhe u brohorit parrulla e njuhur fyese ” Kosova është Serbi”. Me 15 Tetor , pra një ditë pas ndeshjes që përfundoi me dhunë ndaj Kombëtarës Shqiptare, në një ndeshje basketbolli në Beograd në mes ekipit Crvena Zvezda të Sërbisë dhe Gallatasarajit të Turqisë ,gjatë tërë kohës së ndeshjes u ndigjuan thirrjet antishqiptare ” Vrisni,prisni që shqiptari mos të egzistojë”.
Vlen për tu theksuar fakti se thirrjet raciste në stadiumet e Sërbisë nuk janë thirrje të grupeve të izuluara apo të një numri të kufizuar të tifozave të sportit, por ajo çka është për tu shqetësuar, këto thirje vijnë njëzëri nga e gjithë auditoriumi ,pra nga mijëra spektatorë të tribunave sportive në Beograd,por edhe në qytetet e tjera të Sërbisë.
Kurse në Mal të Zi,si pasojë e urrejtjes ndaj shqiptarëve, me 16 Tetor u vandalizu Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë . Sulmuesit ishin me kombësi sllavo-malazeze. Gjithashtu, derisa nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme në Tuz, shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike që të shfaqin përkrahje për Ekipin Kombëtar të shtetit të tyre amë-Shqipërisë, ata u sulmuan fizikisht nga nxënësit e tjerë jo shqiptarë. Me këtë rast, duhet theksuar se në Mal të Zi, kur është çështja për shqiptarët dhe të drejtat e tyre, ate çka mendon pozita ( pra, politika zyrtare) e shpreh në mënyrë të hapur opozita. Ditën e Martë, me 21 Tetor,në Nikshiq të Malit të ZI, në një ndeshje tjetër basketbolli ,në mes ekipit Sutjeska dhe ekipit “Peja” nga “Kosova” u ndigjuan përsëri brohoritjet për vrasjen e shqiptarëve.
Në Maqedoni (IRJM) një ndër partit më të mëdha opozitare ka kërkoi që të dënohen tifozët shqiptarë të cilët, pas ndeshjes së futbollit Shqipëri- Sërbi festuan në Shkup e qytete të tjera . Siç bën me dije televizioni “Koha”, Policia e Tetovës ka shqiptuar denimet tifozëve shqiptarë me nga 200 euro për “prishjen e qetësisë publike” në sheshin e këtij qyteti.
Në Greqi, lojtarit të Kombëtarës së Shqipërisë, Andi Lila, i cili gjatë ndeshjes në Beograd, mbrojti dinjitetin e kombit të vet,i kërkohet llogari për incidentin nga ana e klubit të tij ” Pas Giannina”,dhe për sjelljen e tij, sulmohet në mënyrë të pamëshirshme nga mediumet dhe shtypi grek.
Këto janë vetëm disa akte që ndodhën vetëm brenda një jave pas ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Sërbisë dhe që vetëvetiu len të nënkuptojë se thelbi i problemit nuk qëndron te paraqitja e simboleve kombëtare shqiptare në stadiumet e ndryshme të garave sportive,duke përfshirë edhe dronin e lëshuar në stadiumin e Begradit me hartën e trevave shqiptare në Ballkan bashkë me dy figurat e shquara të Pavarësisë së Shqipërisë, por mënyra raciste dhe shoveniste e reagimit të shtetit serb, maqedonas, malazez dhe atij grek.
Shfaqja publike e simboleve kombëtare ,për shqiptarët do thotë jo vetëm krenari por kjo njëheri paraqet edhe sinonim i mbijetesës së tyre mijëvjeçare. Flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenare , gjatë tërë historisë së egzistencës së vet, gjithëmonë ka valvitur në vijën e frontit mbrojtës dhe jo në vijën e frontit të sulmit siç ishin flamujt e popujve sllav dhe grek. Nëse flamuri ynë apo simbolet tona ofendojnë ndonjërin nga ata popuj të cilët gjatë gjithë historisë n’a kanë luftuar, vrarë,dhunuar,poshtruar etj.
atëherë ky është problem i tyre dhe jo i shqiptarëve.
Europa duhet t’a kuptojë se shqiptarët janë të rrethuar me popuj racist të cilët kanë vetëm një qëllim: shfarosjen dhe zhdukjen e tyre kombëtare. Faktet e qëndrueshme historike flasin në favor të asaj se si gjatë periudhave të ndryshme në të kaluarën, sllavët dhe grekët kanë qenë ata të cilët gjithëmonë kanë ushtruar dhunë e represion ndaj shqiptarëve autokton. Dhe gjatë gjithë kësai kohe,nacionalizmi kombëtar i shqiptarëve shërbeu si mekanizëm mbrojtës dhe strategji e mbijetesës dhe ruajtjes së qënies së tyre kombëtare,të kërcnuar nga shovenizmat fqinjë.
Askush nuk pohon se jemi popull i përsosur dhe i pranojmë dobësitë tona, por asnjë nga këto dobësi nuk ka të bëjë me urrejtjen kombëtare të popujve të tjerë dhe e këtë e kemi dëshmuar disa herë me radhë në të kaluarën.Tek e fundit shqiptarët lindën humanistën më të njohur në botë, Nënë Terezën, shpëtuan hebrejët gjatë Luftës së Dytë Botërore, etj. kurse sërbët dhe malazezët “prodhuan” kriminel luftrash si Slobodan Millosheviqin dhe Rodovan Karaxhiqin ndërsa grekët neonacizmin.
Edhe përkundër të së kaluarës së hidhur të shqiptarëve me popujt e tyre fqinjë,ata megjithate janë treguar vazhdimisht të përmbajtur,tolerant dhe paqësor. Posaçërisht gjatë këtij shekulli, politika zyrtare e Shqipërisë kurse pas vitit 2008 edhe politika zyrtare e Kosovës, kanë shprehur gatishmëri dhe vullnet se dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhënie të plota fqinjësore.Megjithate, pas ngjarjeve të fundit kur ndigjohen thirrjet tepër shqetësuese për eliminimin fizik të shqiptarëve nga pjesëtarët e popujve që n’a rrethojnë, ato jo vëtëm që nuk i kotribojnë këtyre marrëdhënieve, por njikohësisht paraqesin kërcnim serioz për paqën në rajon.
Shpresoi që strukturat euro-atlantike , siç janë BE dhe NATO, anëtarë të së cilave pretendojnë që të bëhen Sërbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, janë duke mbajtur shënime lidhur me sjelljet e fundit antieurupiane të politikanëve dhe qytetarëve të shteteve të lartpërmendura, me qëllim që të marrin masa dhe vendime të përshtatura dhe të ndikojnë në eliminimin e vlerave antinjerëzore që posedojnë shoqëritë e tyre.
Ndeshja fotbollistike në mes Shqipërisë dhe Sërbisë që u zhvillu me 14 Tetor, tejkaloi suazat e një ndeshje të incidentuar,dhe tani dual në sipërfaqe dukuria e urrejtjes patologjike e popujve sllav ndaj shqiptarëve.
Nesër( me 23 Tetor, 2014 ) merret vendimi lidhur me ndeshjen Shqipëri- Sërbi nga ana e UEFA-s. Nesër, vihet në sprovë një ndër parrullat e njohura të Organizatës së Futbollit Europian,e cila thotë: ” Thuej Jo Racizmit”. Realizimi i kësaj parrulle në praktikë do të thotë dënimi i Kombëtarës së Sërbisë sepse vetëm në këtë mënyrë dërgohet mesazh i qartë të gjithë atyre që bëjnë thirrje raciste kundër shqiptarëve apo edhe
kundër popujve të tjerë.
Xheladin Zeneli
22 Tetor 2014