Nika: Përse drejtoria e ujrave ia besoi komunës koncensionin e shfrytëzimit të rërës në Bunë…?!!!

October 21, 2014   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Thellimin-e-Bunes-UlqinShkruan: Muhamet Nika,

Pasi para do kohëve publikuam një shkrim në vazhdime rreth asaj se si u plaçkit rëra në Bunë gjatë vitit 2007-8-9 , në një shumë prej 10 milionë eurove duke mos u pyetur fare komuna,vërtetohet se shfrytëzimi i saj që pritet të ndodh sivjet, do të bëhet nga një kënd krejtësisht tjetër dhe në favor të qytetarëve të Ulqinit….?!!! Merret vesh që kjo punë nuk do t’i besohet më po duket as kompanisë „ Gjurisha DOO“ nga Ulqini , e cila kohë pas kohe bënte shitjen e rërës, duke siguruar një leje nga ministria përkatëse. Tjetër, gjithashtu patëm cekur se me qëllim të ndalimit të shfrytëzimit të rërës, prokurori bashkë me policinë i kish konfiskuar komplet makinerinë për shfrytëzim të rërës pronarit Gjurisha?!!!

Për ndryshe duhet shtuar se ky person kish lidhje të mira me partinë në pushtet dhe mbahet mend të ketë organizuar “ parada nëpër qytet me makineritë e veta, pas fitoreve që korrte DPS, nga vitit 1998 në Ulqin?!!! Kurse për padrejtësitë e bëra ndaj tij, na konfirmoi që do të ankohet deri në gjykatën ndërkombëtare….?!!! Ndoshta edhe për këtë , qeveria sivjet“havalen..” e rërës së Bunës, do ta ndajë po duket me pushtet lokal duke hequr qafe ata të cilët guxuan e çuan krye ndaj saj dhe kishin monopol në shfrytëzim me dekada.

Sivjet pritet të kyçet edhe pushteti lokal në shfrytëzim….?!!!

Si duket shfrytëzimi i sivjetshëm do t’ paraprijë megaprojektit të thëllimit të Bunës, si lumë ndërkombëtar nga Pakti i Stabilitetit , për të evituar vërshimet e lumit në Shqipëri dhe Mal të Zi e duke e bërë atë edhe të lundrueshëm. Pjesëmarrja në realizimin e këtij projekti me përmasa rajonale mësohet se bëhet sipas parimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe me investime konkrete nga shtetet.

Po duket se me këtë qëllim edhe Drejtoria e Ujërave e Malit të Zi, i dha pëlqimin Komunës së Ulqinit që edhe ajo të kyçej duke i lejuar asaj që të marrë disa 100-dra mijëra kubikë prurje lumi – rërë të klasës së parë. Asaj do t’i lejohet të   dëlirë grykën me një thellim në derdhje të saj. Me që fjala është për një material që ka treg dhe shitet, do të kish qenë e nevojshme që mbi bazën e një ekspertize të përllogaritet sasia e rërës që mund të jetë aty – vlera e shitjes së saj në treg e pastaj të shpallet një minitender për firmat e interesuara rreth shfrytëzimit të rërës së cekur..

Ndaj kujt ka obligim moral komuna që tu jap me koncesion shfrytëzimin e rërës në Bunë ?!!

Në se komuna zotohet se ajo do të bëjë pastrimin e Bunës, ajo ka obligim moral të ftojë të gjithë ata kompani dhe individë të cilët iu gjetën asaj gjatë vërshimeve të lumit Buna në vitin 2010, për të marr rërën. Bile në këtë mënyrë në një farë mënyre do t’i binte t’iu kthejë edhe borxhin që ka ndaj tyre ende të pa shlyera nga kjo kohë. Qasja e shfrytëzimit të sivjetshëm në këtë rast nuk do të bënte të jetë selektive – duke ftuar dikë po e dikë jo..?!! E gjithë ashtu , nuk do të bënte, që nëse një firmë punoi një punë prej 4-5 mijë eurove gjatë vërshimeve , dhe e cila sot paditë komunën për 20 mijë euro , asaj t’i besohet një punë e cila kushton shumë më tepër para….?!!! Me ligj ky veprim dihet se çfarë emri ka po të ndodhte….?!!!

 

A kanë të drejtë qytetarët e Ulqinit të përfitojnë nga thellimi e Bunës rërë “gratis” nga komuna- Përgjigja është po..?!! !Bile ky është edhe obligim ligjor i saj…?!!!

Është e vërtetë se rëra si material ndërtimor në këtë kohë krize të ndërtimtarisë edhe nuk ka ndonjë treg të garantuar, por do të ishte e mirë se ardhur po të merrej me çmim falas dhe të deponohej në një vend të caktua qoftë nga kompanitë përkatëse duke pritur ditë më të mira tregu, qoftë nga qytetarët që planifikojnë ndërtime për nevoja shtëpiake të veta. Bërja e Bunës, lum i  lundrueshëm , shumë shpejt do të krijojë një regjim të ri shfrytëzimi të rërës, duke e pamundësuar atë dhe nesër do të ishte unikat tregu , me shitje të garantuar e të lartë. Kuvendi i Ulqinit duhet doemos ta obligojë veten në këtë situatë duke kryer funksion kontrollues, përndryshe heshtja edhe e kësaj “të mire..”, vetvetiu do t’i kushtojë atij në zgjedhjet që vijnë duke mos fituar më besim nga populli në këtë strukturë që ekziston tani?!!!

Nuk do të kish qenë punë e tepërt, që sekretariati përkatës, të bëjë një informim publikë për të gjithë ata qytetarë të cilët janë të interesuar të shfrytëzojnë rërën për nevoja personale në çka kanë të drejtë ligjore, të bëhet një regjistër në nivel të bashkësive lokale dhe pastaj në mënyrë të organizuar e të kontrolluar të bëhet shfrytëzimi i saj. Kjo do të ishte një punë e ligjshme dhe njëkohësisht , praktikë e mirë që duhet ta bëjë sekretariati përkatës komunal në këtë situatë.