Nika: A do të miratohet PHU-ja plani hapësinor i Ulqinit), në kuvend ?!!!

September 26, 2014   | Anketë / Anketa

Shkruan, Muhamet Nika

Harta e PHU-së- Numrat e rrethuar nga 1-13, në plan tregojnë kërkesat e Forcës që janë miratuar. Partitë tjera nuk patën; OJQ-të   të pakënaqura…?!!!

PHU-ja plani hapësinor i Ulqinit

Pasi këtyre ditëve, është aktual miratimi i planit hapësinor të Ulqinit, që ish- kryetari i komunës Hajdinaga, ia besoi qeverisë në rrethana jo krejt të qarta,ky ka krijuar dilema tepër të mëdha në opinion. Ato kryesisht lidhen me çështjen që athua se kuvendi, do të hedh poshtë vendimin e ish- kryetarit, sepse vetëm kuvendit,i takon me ligj ta bënte porosinë e kaheve të zhvillimit për 20vjetë e ardhshme në Ulqin?!! A por sipas traditës, do të çojë gisht qe njëkohësisht “fluturon edhe lopa edhe zogu…”!!! Këshilltarët, janë bindur se nuk mund të votohet kundër, veç se të i propozohet përpunuesit, do konkluza, që të pranohen edhe vërejtjet tjera…?!!

Ky plan që prite të jetë në kuvend, buron nga plani hapësinor i republikës në të cilin , gjatë miratimit të tij, Komuna – Kuvendi e Ulqinit nuk kish dhënë si institucion vërejtje, e as ishte mbledhur fare, për të debatuar , rreth vërejtjeve në planin hapësinor. Sepse u manipulua me paralelizëm të pozitës dhe opozitës e kësaj po i kontribuonte edhe sektori civil. Votimi vetëm i konkluzave, në këtë situatë, dëshmon se ai është shndërruar vetëm në instrument, të grupeve të interesit, pa e përfillur popullin.

Shtrohet pyetja , pse ndodhi e po ndodh i gjithë ky paralelizëm?!! Puna po duket , nisi, në momentin kur grupe të interesit, qoftë të pozitës, qoftë të opozitës me sektorin civil, që ishin të interesuar për prurje të planit, d.m.th. valorizimin e pronës private dhe asaj shtetërore, kishin inskenuar protesta e peticione në emër të interesit të përgjithshëm. Në fakt, ky paralelizëm bëhej nga”grupet e interesit” se kishin frikë , t’i nënshtroheshin “detektorit të doganës” së kuvendit. Ai fundi i fundit edhe mund të zbulonte parregullsi të ambicieve të tyre me rastin e shit-blerjes që pritej. Kurse, kësaj i druhej edhe vetë qeveria. Nisur nga kjo situatë, qytetarët e Ulqinit, të paraprirë nga (para)politika) e kohës, që u paraprinte Xhemal Peroviq- si sektor civil, vendosën, që problemet me qeveri, ti zgjidhnin me “rixha”, si dikur në kohën e krajlit…? Kryetari i kuvendit, bashkë me këshilltarët, si dukej , nuk pyetej fare më, se “kur ishte Bbajrami…”?!!!

Koha kur qeverisë i hasi sharra në gozhdë…?!!

Pas invazionit rus, shitja e tokës, që pritej të bëhej në mënyrë masovike ndaj të huajve, për qeverinë, siç po duket, kish dështuar…?! Dihet se të huajt nga perëndimi, nuk blejnë tokë , ashtu si rusët, që blen edhe tokën e huaj me kadastër?! Ose, të nacionalizuar-  për të tretën herë brenda një shekulli-totalisht, pa letra..?! Trembjes së investitorëve, në këtë kohë, i kontribuoi edhe opozita ulqinake e identifikuar me biznes i vendit, ajo , pasi kish shti në dorë , do zona atraktive të qytetit-hapësirës, pa dijen dhe vullnetin e kuvendit të komunës, përpiqej ti valorizonte, para hapësirës së qeverisë.

Qeveria, e trembur nga ky kollaps që po përjetonte në shitje të bregdetit, kompanive të huaja dhe pa dijen e popullsisë. Ajo shihej që kish ra në hall që të binte investitorët, rreth arsyes së mos konsultimit të kuvendi që i takon me ligj planifikimi. Ndarja e sferave të ndërsjella të interesit(Ministër-Gvozdenoviq –Forca), të ndihmuar edhe nga sektori civil, si shihej nuk mjaftonte.

Kështu e frikësuar nxit Hajdinagën të kalojë kompetencat ehartimit të PHU-së , prej komunës në Qeve, duke bërë shpejt e shpejt tinëz parlamentit lokal?!!

Ky dokument , që sillet më poshtë, i përbërë prej 5 neneve shihet që në formë i mungon diçka. Fjala është për nenin 2 të marrëveshjes i cili mungon dhe ndoshta   me qëllim shkapërcehej sepse në te me siguri do të duhej të figuronte një formulim për pëlqim të kuvendit në këtë marrëveshje i cili u tejkalua?!

Karakteristikë, tjetër e këtij dokumenti, është se qeveria tha se i kish kushtuar 800 mijë euro, që u trajtuan si donacion i qeverisë….?!! Kjo të duket e pabesueshme në kohën kur të gjithë planet e komunave tjera- gjithsej 20plane, mund të kenë kushtuar rreth 1milion eurove…?!!!

Hajdinaga mori përsipër t’i paraqesë shkresë- informatë Kuvendit, për ta njoftuar atë , se nuk kish pasur për qëllim të punojë pas shpine, edhe pse kuvendi zyrtarisht, nuk dihet që të jetë ankuar. Informata drejtuar kuvendit, nr.01-2416/1, datë , 17,06.2011. duhej të përligjte veprimet e pozitës dhe opozitës , që kishin vepruar si grupe joformale dhe cekte duke arsyetuar, se:”Ky aktivitet nuk mund të jetë ekskluzivitet i   as një numri të njerëzve pa pjesëmarrjen aktive…(kupto , qytetarëve dhe kuvendit. V. Jonë), se: ” Në këtë na obligon kreu i 9 i Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale“( që pjesëmarrësit e përmendur joformal, shtireshin se e  kanë harruar..), me siguri që brendia e letrës ishte bërë  nga  përpunuesit e planit; Konzorciumi („ARUP“,“SAVILS“dhe“CAU“),..?!!!

 DOKUMENT-1

Kush koordinonte me grupin joformal e parapolitik ndaj kuvendit?!!

Ky komision  në atë kohë koordinohej nga sekretari i urbanizmit, Nazo Hoxha( që siç thavetë se kish marrë këshilla nga kryetari Cungu…)?!!, disa arkitektë në zë  të qytetit, si Selim Reslbegu etj, … të cilët u tha- “thanë për vetën e tyre – se kishin miq të fortë, në Podgoricë, për të kryer “punët  e planit hapësinor dhe përgatitjes për shitje të Ulqinit, kuptohet të pronave të tyre…?!!   Me ta, shkuan edhe disa eksperë të planifikimi të opozitës së   atëhershme -Forcës),   që  i kryesonte  Sektori Joqeveritar i Ulqinit, me në krye Xhemal Peroviqin si” Drejtor ekzekutiv i Monitoring grupit(MOGUL– drejtor, pa të punësuar, si shumë të tjerë të këtij sektori)???!

Edhe sot, kur epilogu po i ofrohet fundit ,ekziston -dilema enigmë që është, përse sektori civil i cili ishte i vetëdijshëm për këtë paralelizëm, so kujtohet e i shkruan letër Gjekës dhe Haxhibeti(14 shtator 2014),

për thirrjen e seancës së jashtë zakonshme për të debatuar për vërejtjet në “PHU”-në.

A thua sot janë kujtuar që të shkruajnë ” Kjo çështje, patjetër është në kompetencë të kuvendit të komunës dhe duke mos hyrë se si ky vendim në vitin 2009 i është dhënë pushtetit qendror…”

Mendojmë , që ata sërish u duhet të jenë një prapaskenë e Forcës, për të bërë presion te qeveria, që të miratohen edhe konkluzat e dalë në Kuvend, ose këtë e bëjnë sepse u duhet për të arsyetuar mjete që marrin nga industrialistët gjerman në emër të shtëpisë së gjelbëer, ose është më e keqja, këta kur nuk kanë kujt ti bëjnë oponencë, janë oponencë me vetë vetën…?!!