Nika: Çfarë kërkoi deputeti, Abazoviq në gjykatë për rastin “K-1”…?!!!

September 21, 2014   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Dritan-Abazovic-Ulcinj-1Shkruan: Muhamet Nika,

 

Fillimisht disa fjalë për “PHU-në”.

Në fillim para se të flasim për çështjen, e ndiejmë nevojën të veçojmë, se: është bërë një kohë bukur e gjatë që kur deputeti Abazoviq, po hedh do hapa të çuditshëm si deputet me të cilat po i bënë paralelizëm pushtetit vendor dhe bashkë me sektorin civil, synojnë t’i bëjnë të gjithë Ulqini- Madje edhe interesave të mija, kur janë në pyetje pronat për biznes që mund të zhvillohen në hapësirat në Anë të Mal, me Plan hapësinor.

“PHU-ja”, që shqetëson, këta, në Anë të Mali, nga mirë të informuarit, përjetohet si një pasthirrmë, e një Shtëpie të Zezë(jo të gjelbërt), që nisë me një Hap të Zi(jo të Gjelbërt, me një Horizont të vjetër, e (jo të Ri) dhe me një kamerë të viteve 80 e ( jo Monitori) …?!! Ata me këto ambicie po duket se ia kalojnë, edhe vetë Mehmet Bardhit, të cilin nga një herë shohim se e “vëjnë në bisht të fushatave të tyr”, sa për “të përzi çorbën .

Po të kishin këta të gjithë, ndonjë tokë afër Liqenit të Shasit, të përshtatshme, për terrene golfit, nuk do të kishin reaguar kështu….?!! Dora vetë, thotë një fjalë e urtë e di më mirë se ku të kruhet shpina, se sa dora e atij tjetri. Me këtë janë bërë , më se të pa durueshëm dhe të pa kontrollueshëm. Dhe ata nisën që nga potezi i planifikimit- pa e pyetur fare popullin, e deri te mbrojtja e lëndëve gjyqësore të komunës.

Kësaj here për Abazoviqin në gjykatë?!

Procesi gjyqësor ndërmjet Rekratursit dhe Komunës së Ulqinit, në të cilën Knezheviqi kërkon dëmin prej 10 milionë eurove ka hyrë po duket në fazën përfundimtare të vet. Në fushë të gjykatës , kanë dalë të gjithë aktoret politikë të rastit , i cili opinionit , i është i njohur si “K-I”.

Duke gjykuar sipas asaj që sjell gazeta “Dan”, për ecurinë e seancës gjyqësore të“K-1” që u mbajt, në Gjykatën Ekonomike të Podgorics më 19 shtator dh e cila u shty për më vonë , merret vesh se përveç kryetarit Gjeka, si kryetar i komunës, ishte i ftuar edhe deputeti Abazoviq (Mali i Zi pozitiv) ?!

Mirë po, me çfarë misioni- dhe nga kush ishte i angazhuar, përveç atij misionit pozitiv, që dihet se e ka, mbetet të mësohet….?!!!

Një gjë është më se e sigurt. Pikëpamjet e tij , për rastin, në krahasim me ato të Gjekës diametralisht ndryshojnë . Ndoshta deputeti kish marrë misionin të caktuar për të zbutur , deklaratën e Gjekës, para gjyqit ekonomik?!! Duke nisur me sa duket,kështu një paralelizëm, të tijin, ndaj pushtetit vendor në vendim marrje e në favor të palës-qeverisë?!

Për të kujtuar opinionin, cekim Çfarë tha Gjeka dhe si u shpreh:

 Ne si qeverisje lokale, nuk jemi në gjendje të marrim mbi vete tërë këtë përgjegjësi. Nëse kjo situatë bëhet realitet, pushteti jonë ekzekutiv ligjvënës është i gatshme të ia kthejë mandatin qytetarëve, sepse vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e qytetit”….” Zyrtarët malazezë janë të njoftuar rreth këtij rasti, ndërsa për çdo gjë do t’i dërgohet raport delegacionit të BE-së dhe OEBS-it në Podgoricë , si dhe të gjithë përfaqësiv diplomatike…”

Si u shpreh Abazoviqi

“Nuk jemi ne të vetmit që kemi borxh, nuk i kontestojmë borxhet, por jemi të vetmit që hyjmë në bllokada. Këtu bëhet fjalë për obstruksion klasik të pushtetit qendror dhe gjyqësor në mënyrë që jeta në komunë të Ulqinit të bëhet më e vështirë për qytetarët”, tha Abazoviq.

Nga deklarata e tij shihet se Abazoviqi, e ka devalvuar totalisht, deklaratën e Gjekës dhe kështu si është e thënë,” Rasti i K-1”,nuk paraqet kurrfarë problemi shtetëror e të mos flasim ndërkombëtar. , sipas neve-Vetëm që si komunë , ta pranojmë borxhin te qeveria, se atëherë për te çdo gjë, është okej. Mbase , siç po duket, ky ishte edhe misioni i tij “pozitiv…”?!!!

Si do të zhvillohet epilogu i këtij procesi?!!

Epilogu i kësaj afere ndërshtetërore, mendojmë se do të zhvillohet kështu. Nga gjykata , komuna- pritet të dënohet, me gjithë atë, për 10 milionë euro, në vend se republika?!! Por, më pas, republika, në emër” të evitimit të kollapsit financiar , të komunës”, do të përkrah, opsionin gjoja të Abazoviqit, për të ndihmuar pushtetin lokal të Ulqinit?!! Sipas saj:Me këtë të fundit pasi e pranoi borxhin në konferencën për shtyp, shihet se mund të flitet…Ai nuk do të jetë më “Bitangë”, dhe nuk mund të jetë?!!!?!!

Duke fituar kështu, të dyja palët –Qeveria dhe Pozitivna,- “ paleta fallco”, për opinion, ajo do të marrë përsipër shlyerjen e borxhit për” K-1”, ndaj Komunës ….?!!

Por nuk do të ndjehet i humbur edhe Gjeka, sepse i hapën dyert, për të fituar kredinë e shumë pritur, nga Atllas Mont Banka, që është paditësi i komunës dhe zotëron me të si” Atllas Grup”….?!!!

Për kredi ndaj komunës që është folur-Mbetët e çuditshme, se si ishte e mundur, që nga disa banka të cilat veprojnë në Ulqin- vetëm Atllas banka, pranoi të japë kredi. Ndoshta , përgjigjen duhet kërkuar te Abazoviqi, i cili, ceku se” me procese gjyqësore udhëheq mafia..” – SAMIRË QË E DITI….?!!! Por as Bashkimit Evropian , nuk do t’i interesojë kjo punë. Për te mjafton që të ketë procese gjyqësore sa më pak të pa kryera në Mal të Zi…?!!!