Fuad Haxhibeti sot ka mbajtur mbledhjen e Kolegjiumit – Video
Kryetari i Kuvendit te Komunes së Ulqinit Fuad Haxhibeti sot ka mbajtur mbledhjen e Kolegjiumit në të cilen shefat e klubeve jane dakorduar që se shpejti te mbahet seance e posacme e Kuvendit Komunal me nje pike te rendit te dites: Draft plani hapësinorë i Komunës së Ulqinit.
Sic deklaroi kryetarit Haxhibeti, kolegjiumi i radhes lidhur me kete ceshtje do te mbahet te marten kur edhe pritet te caktohet data e mbajtjes se mbledhjes se kuvendit./TV TEUTA
Disa informacione të shkurtëra nga zyra e kryetarit të Kuvendit
Kryetari i Kuvendit i Komunës së Ulqinit Z.Fuad Haxhibeti paralajmëron mbajtjen e seancës së Kuvendit, ku do të shqyrtohet drafti I planit hapësinorë. Mbledhja do të mbahet pas përfundimit të shqyrtimit publik të draftit të planit hapësinorë. Pas seancës z. Haxhibeti thekson që do të mblidhet I tërë dokumentacioni përkates nga Ndërmarrjet publike ,që edhe ata të japin mendimet e tyre, në lidhje me këtë plan.
Komuna e Ulqinit refuzon projekt draftin e planit për nevoja të posaçme për hapësirën bregdetare. Nga informacionet që ne posedojmë, bejmë të ditur që për këtë draft nuk jepet pelqimi i Komunës sonë , plan të cilin e propozoi Qeveria e Malit te Zi.
Sekretari për urbanizëm z. Mustafë Gorana apelon edhe një herë tek qytetarët e Komunes së Ulqinit, që deri me date 17.09.2014 të japin vërejtjet për planin hapësinorë të Komunës së Ulqinit.
Zyra e kryetarit të kuvendit Haxhibeti
Kurse para dy ditëve Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti ka deklaruar që Shqiptarët nuk janë të kënaqur me situatën në të cilën ndodhën dhe që nuk kanë pritur që edhe tetë vite pas referendumit pushteti do të sillej në këtë formë ndaj këtij komuniteti nacional.
Ai në intervistë për të përjavshmen “Koja javor”, e cila botohet në gjuhën shqipe, tha që diskriminimi i Shqiptarëve kryesisht bëhet në fushën e ekonomisë, por edhe në arsim.
“Shumë të rinj tanë janë të detyruar të lëshojnë atdheun dhe të emigrojnë, e nga ana tjetër të tjerët vijnë të punojnë dhe jetojnë këtu”, tha Haxhibeti.
Duke folur për Planin hapësinor-urbanistik të komunës së Ulqinit ai shprehi frikën që Drafti i këtij dokumenti më të rëndësishëm planifikues për këtë vetëqeverisje lokale mund të ndryshojë 24 para se e miraton Qeveria e Malit të Zi, raporton portali Ul.info.