Forca: Programet mësimore nuk i kanë përgatitur shqiptarët – Video

September 18, 2014   | Kulturë / Kultura

Forca reagira  na zlonamjerne izjave datim od strane sindikata Otranta

Kumtesë për media

 

Ulqin, 18.09.2014

Me rastin e deklaratës së përfaqësuesit nga Enti i shkollave Radoje Novoviq, se Programet mësimore i kanë përgatitur përfaqësuesit e shqiptarëve dhënë për Portalin Analitika, shërbimi për informim i FORCËS për opinon jep këtë kumtes:

 

Në kumtesën për opinion të FORCËS, kemi trajtuar programet mësimore dhe tekstet shkollore të cilat i shfrytëzojnë nxënësit shqiptarë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Jemi dëshmitarë se si viteve të kaluara shkollore edhe në ketë vit, nxënësit në shkollat me mësim në gjuhën shqipe përdorin programe dhe tekste shkollore të imponuara, që nuk iu përshtaten identitetit tonë nacional.

Por, përfaqësuesi i Entit të shkollave nuk është në gjendje të kuptojë, se problemi qëndron në atë se nxënësit shqiptarë përdorin tekste të përkthyera nga gjuha serbe apo malazeze në gjuhën shqipe. Përjashtim bën vetëm teksti nga gjuha amtare shqipe. Këto tekste janë hartuar sipas programit që është miratuar nga Këshilli nacional i arsimit. Duke marrë parasysh se në atë Këshill nuk është anëtar asnjë shqiptar, i cili do të përfaqësonte shqiptarët dhe jepte kontribut për këtë çështje, del qartë se shqiptarët nuk i kanë punuar këto programe mësimore. Si dëshmi praktike janë autorët e teksteve të cilët janë të gjithë malazez apo serb, ndërsa shqiptar nuk është asnjë përveç atyre në tekstet nga gjuha amtare shqipe.

Për arsy të tyre fakteve përfaqësuesi i Entit të shkollave, nëse ka guxim qytetar duhet të kërkoj falje, sepse ka dezinformuar opinionin.

Në lidhje me këtë çështje Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Ulqin me 14.6.2014, ka organizuar një takim ku është trajtuar pozita e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Me kumtesat dhe diskutimet të gjithë të pranishmit kanë qenë unik se programi mësimor dhe tekstet shkollore në mësimin në gjuhën shqipe nuk i përshtaten identitetit nacional të shqiptarëve. Madje tekstet nga lënda e historisë dhe e kulturës muzikore jasnë shumë të dëmshëm dhe si të tillë janë kundër identitetit nacional të nxënësve. Këto tekste janë të përkthyera fjalë për fjalë, pa përshtatje për shqiptarët, të cilët kanë historinë, kulturën dhe traditën e tyre. Nga kjo del se shqiptarëve përmes tyre teksteve iu është imponuar që më tepër të mësojnë për te tjerët e më së paku për popullin e vet.

Nga një situatë e tillë është e logjikshme që të përdoren tekstet nga lëndët e identitetit nacional që janë botuar në Prishtinë, për shkollën fillore dhe të mesme.

Në lidhje më ketë çështje përgjegjësia bie mbi Ministrinë e arsimit, e cila arsimin në gjuhën shqipe duhet ta trajtojë në mënyrë të veçantë sikurse në vendet demokratike multinacionale ndërsa model mund të jenë Zvicra apo Belgjika.

Arsimi në gjuhën shqipe nuk është çështje personale apo partiake, por është çështje e identitetit të një populli që duhet të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët e një shteti pa paragjykime dhe unitarizëm, që për fat të keq është i pranishëm në Mal të Zi edhe në pluralizëm.

 

Shërbimi për informim