Njohje reciproke e patentave të shoferëve mes Maqedonisë dhe Malit të Zi
September 15, 2014 | Real Estate
Podgoricë, 15 shtator 2014 (MIA) – Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe homologu i saj nga Mali i Zi Rashko Konjeviq sot në Podgoricë do të nënshkruajnë marrvëeshje për njohje reciproke të patentave të shoferëve të qytetarëve nga të dy vendet.
Mali i Zi është vendi i dytë në rajon me të cilin Maqedonia dakordohet për njohje reciproke të patentave të shoferëve. Marrëveshja e tillë në muajin korrik të këtij viti ishte nënshkruar në Serbi.
Burimi: Portalb