Së shpejti rikonstruktimi i rruges Tivar – Krythë

September 10, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Rruga_Krytha_Katerkollë_UlqinKoalicioni i ri-vjetër në pushtet në Tivar, të cilin e përbëjnë Partia demokratike e socialistëve dhe Partia socialdemokrate, kanë arritur marrëveshjen që në këtë mandat nisin rikonstruktimin e rrugës regjional Tivar-Krythë, në gjatësi prej 14km, njofton portali Ul.info.

Siç thuhet, kjo rrugë do të zgjerohet dhe do të bëhet magjistrale, që gjë do të krijojë lidhje më të mirë të qytetarëve të Mërkotit dhe Krajës me Tivarin, por edhe banorët e krahinës së Anës së Malit në komunë të Ulqinit.

Përndryshe, me marrëveshjen e koalicionit është precizuar që nënkryetari aktual i komunës së Tivarit dhe funksionari i lartë i Partisë socialdemokrate Osman Subashiq të jetë kryetar i Kuvendit të kësaj komune.

Ul.info