Mbytet 27 vjeçari nga Vushtrria në Ulqin
Djaloshi i ri nga Kosova ka humbur jetën në detin e Ulqinit, në Plazhin e vogël të qytetit.
Gëzim Emini (27) nga Vushtrria është zhdukur dje vonë në valët e Plazhit të vogël në Ulqin, përcjellë lajmi.net, raportimet e mediave malazeze.
Trupin e tij të pajetë e kanë gjetur sot në mëngjes në Kaceme shokët e tij të punës, me të cilët kishte shkuar në pushim, nga Kosova, ka njoftuar policia e Ulqinit.
Mjekët e Urgjencës së Ulqinit dhe pse kanë dalë në vendngjarje, kanë qenë në gjendje vetëm konstatojnë vdekjen e të riut, ndërsa policia po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave në të cilat humbi jetën ky djalosh 27 vjeçar.