Lufta për Ulqinin, sipas këndvështrimit anglez, 1880

August 4, 2014   | Shtypi / Mediji

Lufta për Ulqinin-1880Përgatiti: Flamur Maxharri

Pjesa e I

Ulqini, një qytet i vogël buzë Adriatikut deri në vitin 1878, ishte i panjohur për Evropën, por pastaj pushtoi gazetat evropiane, duke raportuar për rezistencën shqiptare kundër të gjithëve. Me vendim të Kongresit të Berlinit, Ulqini, Tivari dhe një pjesë e Vilajetit të Shkodrës iu falën Malit të Zi.

Lidhja Shqiptare ishte ajo që i sfidoi e vetme vendimet e Kongresit të Berlinit, duke i mbrojtur tokat shqiptare me luftë. Ngjarjet u mbuluan nga korrespodentët anglezë të cilët ishin dërguar për të raportuar ngjarjet nga Ulqini.

Demonstrimet e flotës detare të bëra nga skuadrone të Fuqive Evropiane të mbledhura në Adriatik për të zbatuar vendimin e Traktatit të Berlinit për transferimin e Ulqinit nga Perandoria Osmane në Principatën e Malit të Zi.

Qyteti port i vogël i Ulqinit, në bregdetin e Adriatikut, ku deri më tani i përkiste Shqipërisë, Ulqini është një qytet me 5000 banorë, prej të cilëve 3500 i takojnë besimit muhamedan.

Linja me kombësi shqiptare, sipas Konsullit Sax, si burim kryesor i besueshëm, shkon rreth gjysmë rrugë ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit, dhe me çdo milje nga kjo pikë në drejtim të jugut elementi shqiptar, natyrisht, rritet. Konsulli Sax thotë se statistikat popullsisë së Ulqinit janë: 8400 muhamedanë shqiptarë dhe 4000 shqiptarë katolikë në Qarkun e Ulqinit.

Porti i Ulqinit kufizohet me fqinjin e saj verior, Ragusa si qyteti më i afërt, megjithatë, me porte të vogla dhe të cekëta, ku nuk mund të ankorojnë anijet më të mëdha se sa 200 tonë. Porti tjetër i quajtur Val di Noce- është sikur Gravosa për Raguzën, dhe mund të ankorojë anije të mëdha.

Por hyrja është e mundimshme për shkak të kanalit të ngushtë, dhe kështu ndonjëherë vapori austriak Lloyd, i cili zakonisht ndalonte në portin e Shen Gjinit, një procedurë e zgjedhur dhe dëmshme për prosperitetin e Ulqinit, si port i Shkodrës.

Në vitin 1860 Ulqini kishte 190 anije lundrimi; aktualisht ajo ka jo më shumë se 80 deri 90 anije të angazhuar ekskluzivisht në një tregti përgjatë bregut. Dikur, para ekzistencës së një flote të veçantë austriake, Ulqini ishte një baze piratësh famëkeq, i cili kishte të ankoruar plotësisht 400 anije piratësh.

Por nga viti 1815, kur Piratët pritën anijet austriake, numri i këtyre anijeve u zvogëlua me shpejtësi, dhe ato që mbetën u shndërruan në zeje tregtare. Këto, përsëri, u ndërtuan, por u zhdukën prapë gjatë Luftës Greke. Qyteti i vjetër dhe i ri i Ulqinit janë të ndarë nga njëri-tjetri nga portet e vogla.

Pjesa e cila përfshin Kalanë, nuk ka tani më shumë se tetëdhjetë shtëpi, gjysma e të cilave janë të pabanuara. Kalaja,është e rrethuar nga muret e forta dhe të mëdha, ku tani nuk ka me ndonjë rëndësi; artileria moderne do të të urdhërojë atë nga lartësitë mbi Kala.

Qyteti i ri ka rreth 400 shtëpi. Ka rreth 2800 banorë shqiptarë muhamedanë, dymbëdhjetë familje serbe, me rreth tetëdhjetë persona, që i përkasin Kishës Ortodokse Greke, tetë familje katolike shqiptare, me dyzet persona, dhe rreth një duzinë të kasolleve të banuara nga tetëdhjetë jevgj.

Vetëm prej vitit 1858 të krishterët janë lejuar të jetojnë në Ulqin. Qyteti, i cili është quajtur nga shqiptarët Ulqin, nga turqit Olgun, nga Serbët Ulshin, lindi në kohët e lashta me emrin e Ulcinium, dhe më parë Olciniumi.

Gai Plin Sekundi siç na tregon, Ulqini u themelua nga të arratisurit nga Colchis, të cilët i dhanë asaj emrin e Colchinium. Pas ndarjes së perandorisë, Ulqini ra në duart e sundimtarëve të Lindjes, dhe mbeti deri në shekullin e XI, nën sundim të Kostandinopojës.

Në vitin 1180 serbët pushtojnë Ulqinin, duke e mbajtur atë deri në vitin 1408; pastaj duke rënë nën sundimin venedikas, duke e mbajtur atë deri në vitin 1571, kur turqit, nën komandën e Ahmet Pashës e morën atë.

Venedikasit bënë disa përpjekje për të rimarr Ulqinin, veçanërisht në vitin 1718, nën komandën Schlenburg. Që nga ajo datë turqit ishin zotër të padiskutueshëm të Ulqinit deri në vitin 1878, me pas u pushtua nga malazezët me vendim e Traktatit të Berlinit.

Me atë rast 1000 shqiptarë të cilët luftuan për të mbrojtur Ulqinin u vranë dhe 500 të tjerë u kapën robër lufte. Kurse te malazezët 180 burra mbetën të vrarë dhe 300 të plagosur. Gjatë sulmit qytetit iu vu zjarri dhe pjesa më e madhe ishte djegur deri në themel.

Më pas, malazezët bënë përpjekje për të bërë për vete banorët e Ulqinit. Propozimi për zëvendësimin e Ulqinit sepse lugina Lim dhe rrethi Tuzit jep një kuptim më në fund të kësaj pike të Traktatit të Berlinit i cili lejoi Malit të Zi lundrimin e lirë në Lumin Buna. Tregtia në mes Ulqinit dhe Shkodrës bëhet përmes lumit Buna. Lundrimi, megjithatë, në grykën e lumit nuk është shumë i sigurt.

Zëri