Miss Shqipëria 2014 pozon me bikini në Ulqin
Shume bukuroshe shqiptare do te mblidhen se bashku diten e djele, me 27 qershor, per te garuar per çmimin Miss Shqipëria 2014.
Vetem njera do te zgjidhet nga 31 konkurrente. Shfaqja do te transmetohet Live nga Ulqini në Vizion Plus TV Albania .
Konkurentet sot ishin në MSM Beach dhe u shfaqen me bikini. Organizimit të këtij konkursi ndërkombëtar në Ulqin, ka pasur një qëllim të qartë që në fillim: promovimin e vlerave të Ulqinit në sytë e gjithë Botës, e për të ndikuar kështu sado pak në zhvillimin e turizmit.
Organizimi i këtij konkursi nuk ka të bëjë vetëm me imazhin e vajzave të bukura pjesëmarrëse, por me atë çka ato sjellin në Ulqinit dhe përçojnë në vendet e tyre (imazhe të turizmit, albume fotografike, kalendare, kostume kombëtare etj).
Qytetarët e Ulqinit e kanë pritur me dëshirë ardhjen e miss-eve. Nata e 27 qershorit do të konsiderohet si një festë e madhe në qytetin e Ulqinit.
“Miss Shqipëria”, përfundoi një ditë më parë udhëtimin mbi një javor nga jugu në veri të vendit, duke promovuar zonat turistike të Shqipërisë. Kjo javë në vigjilje të natës finale do të jetë intensive për vajzat pjesëmarrëse, mes provave të fundit dhe xhirimeve në qytetin bregdetar.