Përfundon Fest edicioni i VII Lojnave Popullore në Oblik – Shkodër + Foto
Sot 12 prill 2014 në Oblikë Ana Malit – Shkodër u mbajten “ Lojrat popullore fest” edicioni i 7-të, i organizuar nga organizata THE DOOR Albania.
Në këtë eveniment kulturorë ishim të ftuar dhe ne, OJQ “Biznis Klub Ana Malit” ku në garat e futbollit në finalen Zus 0:2 Oblikë ku dorëzimin e kupës për ekipin fitues, në shenjë respekti e bëri z. Kabil Kurti, kryetari i BKA-së, të ashtuquajtur kupa pranverore “Aldin”.
Në kuadër të BKA-së tashmë dihet që është dhe SHA “Tradita”, ku morën pjesë në garë me vallet foklorike tradicionale.
Në lojrat popullore fest ku për herë të parë në Amfiteatrin Natyrorë në Fermen Ekosociale – Oblikë u mbajtën shumë gara në lojra të ndryshme tradicionale ku nuk mungoi edhe pjesëmarrja e madhe e shoqërive artistike kulturore nga rrethet tjera, nga Kosova morën pjesë shoqëria e të rinjve nga qyteti i Kaçanikut, nga rrethet tjera të Shqipërisë si: Rubiku, Vlora, Dajçi, Berdica, Vau Dejes, Komuniteti Egjiptian dhe disa shkolla me performancat e tyre etj.
Si vendase mori pjesë SHA “Ana Malit” pjesa e Shkodrës dhe Ana e Malit pjesa e Ulqinit e përfaqësuar nga SHA Tradita ku prezantimi u bë në një umbrellë i te dy pjesëve të Anës së Malit i ashtuquajtur “Ana e Malit e Bashkuar”.
SHA “Tradita ” si përfaqësuese e Anës së Malit të Komunës së Ulqinit u korurzuar me 2 çmime nga juria e Fest Lojës:
Për vallën me motive folklorike “Rituali i ceremonisë së dasmës” SHA Tradita Ana Malit – Ulqin mori çmimin e II (dytë), dhe
Për trupen më të mirë, vendi I (parë), i jepet shoqërisë “Ana Malit e Bashkuar” ku janë ndarë dy diploma me të njëjtin çmim për SHA “Tradita” Ana Malit Ulqin dhe SHA “Ana Malit” Shkodër.
Administratorja BKA-së
Senada Hoxha