Lojna Popullore Fest edicioni i 7, ne Amfiteatrin Natyror ne Fermen Ekosociale Ana e Malit, Oblike
Biznis Klub Anamali ju fton me date 12 Prill 2014 “LOJNA POPULLORE FEST” edicioni i 7, per here te pare ne Amfiteatrin Natyror ne Fermen Ekosociale Ana e Malit, Oblike, organizim i The Door Albania.Lojna Popullore Fest edicioni i 7, realizohet me mbeshtetjen e Qarkut te Shkodres, Komunes Qerret, Komunes Ferma Ekosociale Ana E Malit, Komuna Qafe Mali, Komuna Blerim, AAS Albanian Ajax school, B3P Balkan Peace Park, Pepsi, Kimca meat master, AMC, NZI etj.
LPF ёshtё një aktivitet me karakter social- kulturor për të rinjt, i cili synon që tё pasurojё jetën e të rinjve, duke i njohur ata me traditat kombëtare me anёn e performimeve të këngëve, valleve dhe lojrave popullore, etj.
Aktiviteti do te startoje me garat e vrapimit 2,5 dhe 5 km nga Ura Bunes Vjetra, Shkodër deri ne hyrje te Fermen Eko- Sociale.
Rregjistrimet per te marre pjese ne gare behen cdo dite prane zyres The Door si dhe nga vullnetaret prane Bar restorant SAN FRANCISKO.
Aktiviteti këtë vit do të përfshijë fëmijë dhë të rinj të cilët do të vijnё nga komuna dhe bashkitë brёnda dhe jashtё vendit tonë.
Konkurimet ne mes te skuadrave ne Lojra Popullore Fest,per here te 7 -të do të jenë:
1. Lojë Popullore
2. Valle me motive folklorike
3. Këngë me motive folklorike
4. Sfilatë me kostume tradicionale
5. Thyrje dore (për meshkuj e femra)
6. Garë vrapimi 5 Km nga Ura e Bunes e Vjetra deri ne hyrje te fermes Eko sociale.
Të gjitha veprimtaritë do të filmohen dhe transmetohen nga TV. Juria si cdo vit do të vazhdojë të motivojë më të mirët me cmime te karakteri me sende apo gjë te gjallë.
Aktiviteti do te realizohet me date 12 Prill 2014, ditën e shtunë në Komunen Ana e Malit, Shkodër, nëse moti është i mirë. Nëse do të kemi një mot jo të mirë, atëherë L.P.F 7 do të shtyhen ne nje afat te ri.
Krahas ketyre veprimtarive do te behet nje xhiro me bicikleta nga Bar restorant San Francisko, Shkoder deri tek Ferma ekosociale, Oblike me distancen 8 km.
Me pas do te realizohet nje panair bicikletash per bicikleten me te vjeter. Do te kete tre cmime per fituesit. Kualifikimet do te behen ne mes te tre grupe perdoruesish te bicikletave si: Bicikleta mali, bicikleta qyteti dhe bicikleta sportiv ciklizmi. Do te kete nga tre cmime per cdo grup.
Gjate ketij eventi do te mbillen dhe 400 rrenje ullinjt e pare ne fermen Ekosociale Ana e Malit.
Gjate aktivitetit do te sherbehen produkte te zgares dhe fruta e pije jo alkolike.
Ne fund kur juria te jete terqur per te marre vendimin do te luhet nje lotori me shume fitues, ku cmimi i madh jane 2 (dy) bicikleta te reja mali (mountain bikes).
Nje nate me pare eshte planifikuar qe te ndizen dy zjarre dhe qe per cmimin 500 Lek te ofrohet ushqime te zgares dhe dy pije si dhe fjeta ne cadra per 100 persona.
Me dt 12 Prill 2014 ne Fermen ekosociale do te realizohet dhe panair me produkte lokale dhe te artizanatit te zones.
Jeni të ftuar të merrni pjese!
Suzana Taipi
BKA