Janë djegur dy vetura ne Kriporen e Ulqinit
Dy automjete private, një furgon dhe një makinë, janë djegur si rezultat i zjarrëvënjes së qëllimshme nga persona ende të panjohur.
Rasti i zjarrvënies është raportuar të ketë ndodhur mbrëme rreth orës 22:30min, në hapësirat e Kripores së Ulqinit.
Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz ndërsa vlera e dëmeve materiale të shkaktuara në të dyja rastet nuk është përcaktuar ende. Kurse nga drejtoria e policisë eshtë lajmëruar që nuk ka persona të lënduar.
Sipas gazetës “Vijesti” që i referohet burimeve policore theksojnë që bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Lidhur me zhvillimin e hetimeve të mëtejme, hetuesit policor janë në pritje të raportit nga ekspertët për përcaktimin e shkaktarit të zjarrit.