Nika: Fakulteti i mësuesisë në Podgoricë i mbarësuar për të lindur “ Kopil…”?!!
Duke çmuar se ka pasur shumë vërejtje edhe për hapjen e fakultetit të mësuesisë, në Podgoricë, që si kërkesë me sa duket qe shtruar që në tryezën e Allbatrosit dua të sjell një reagim timin , në disa akuza të bëra edhe në adresë timen nga zoti Bardhi, se gjoja unë kisha pranuar në fund, që fakullteti i mësuesisë të hapej në Podgoricë?! E vërteta ishte krejt ndryshe. Bardhi dhe Dinosha , këtë ide e kishin të huazuar, me sa duket, nga Novak Kilibarda. Sepse po të shikosh procesverbalet e dy subjekteve shqiptare , nga themelimi i tyre e deri në prag të mbajtjes së tryezës, del që ata asnjëherë nuk e shtruan këtë kërkesë….?!!
Por, për t’iu kthyer çështjes , se kush ishte pro e kush ishte kundër, po shtojmë, si vijon: Edhe Bardhi ishte pajtuar, qysh më herët, për hapjen e fakultetit të Mësuesisë në Podgoricë, pra qysh në Albatros .??!!!
Por problemi ishte, që Dinosha, në takimin e fundi me të huajt me siguri për t’ia „ rritur morrin vetes –rëndësinë, para të huajve“, doli nga skenari i marrëveshjes së arritur bashkërisht nga ne shqiptarët në mbledhjen paraprake, të mbajtur në hotelin Podgorica. Në takimin në hotel, na u tha, dhe ishim dakord, se në mbledhjen e ardhshme , problemi do të mbyllej…. Dalje nga skenari u bë, ditën e mbledhjes së fundit, kur Dinosha, deklaroi, pëlqimin e tij në projekt.., duke marrë fjalën , para Bardhit, në mbledhje….?! …. Ndërsa, sipas marrëveshjes paraprake dhe skenarit tonë paraprak si palë në negociatë, të bërë pas takimit, në hotel Crna Gora…, sipas asaj që u morëm vesh, është dashur, që në fund të diskutimeve të kundërta, me palën malazeze të kërkohet pauzë.., dhe pas pauze si zakonisht, tëmerrte fjalën Bardhi…, sepse atij duhej t’i takonte “ ndera e ujdisë” para të huajve me Malazezët…, por, po shihet që te kjo hile, i kish mbetur edhe Dinoshës . Pra edhe Dinosha dëshironte të fliste i pari dhe ai, po shihet se ia grabiti Bardhit ….?!
Gazeta Vjesti , për hapjen e Fakulltetit të Mësuesisë Konzullata Amerikane, ka ndihmuar themelimin e programit, për mësuesi në gjuhen shqipe me 80.000 dollarë
Ky veprim i “ pa pritur” i Dinoshë, si duket, pastaj u bë shkas, që Bardhi të mos e japë pëlqimin.. Nga kjo po shihej qartë, se Bardhi ,në raport me Dinoshën para të huajve, po vihej në plan të dytë … Ai kërkoi që në diskutimin tim , të rrethit të fundit edhe unë ta përmbaja atë, në qëndrimin e tij” gjoja për mos hapjen e fakultetit…” në Podgoricë. Vetë kuptohet se nuk e bëra…?!Sipas bindjes time , ndërhyrja e tillë e Dinoshës, edhe pse e pahijshme, nuk ishte arsye për tu tërhequr. Për mua , pak kish rëndësi, se kujt do t’i takonte të fliste i pari, Bardhit- si parti e parë, apo Dinoshës- si parti më e madhe…….?!
E gjithë kjo, më vonë, bëri që Bardhi të kamuflojë, duke shtuar , për mua edhe këtë akuzë: “…Dhe Muhamet Nika, përfaqësues i PPD-së, i cili në fund të mbledhjes papritur e ndërroi mendimin e tij, që e kish dhënë gjatë diskutimit dhe iu bashkëngjit Dinoshës, të cilët përkrahën propozimin, siç e quajtën kompromis-in” e rektorit Stanković (nënkuptohet të Qeverisë),………, që fakulteti të dislokohet nga Nikshiqi në Podgoricë (?!), përgjegjësinë do ta mbajnë ata të cilët nuk e respektuan marrëveshjen… Koha Javore, mars 2004. Si shkas për tu prononcuar e reaguar, Bardhi trillon arsyen , se gjoja gjatë një deklarate për opinion të Ministrit Hajdinaga, ai nuk kishte qenë, fare korrekt, dhe nuk kish veçuar se , Bardhi, kish qenë kundra,hapjes në Podgoricë, çka nuk është aspak e vërtetë..Këtë e dëshmon kumtesa e përmendur, shih; pasusi i saj i fundit të cilën e sjellim të inskenuar, ku thuhet:…Mendim ndryshe nga qëndrimet e definuaraparaqiti vetëm Mehmet bardhi!
Fotokopje e Kumtesës së Ministrit Gzim Hajdinaga pas nënshkrimit të marrëveshjes për fakultet të mësuesisë- pasuesi i fundit dëshmon se reagimi i Bardhit ishte tendencioz, në te shkruan: “ mendim tjetër, nga qëndrimet e definuara, paraqiti vetëm z. Bardhi…?!!!
Po shtoj edhe këtë që ,duke e parë se Bardhi e Dinosha po grindeshin me një fjalor tepër banal , më vonë kam deklaruar për Kohën Javore”, se: “ Në të ardhmen nuk do të marr pjesë në marrëveshjet me të huajt, në vend dhe jashtë vendit, në të cilat marrin pjesë Bardhi e Dinosha , sepse mendoj që nuk janë të pjekur dhe kështu vetëm se bëjnë komprometimin e partisë sonë dhe autoritetin tim personal”. Ka mësuar se ,që nga kjo kohë e deri te Marrëveshja e Vshingtonit, te dy liderët shqiptarë nuk komunikonin më, me njëri tjetrin…Kurse, personalisht iu kam ikur takimeve me të huajt, madje e kam cilësuar si më produktive të mos pranoj edhe disa ftesa tjera me” ekipe të formacioneve tjera praktika” nga se nga takimet e tilla, e kam çmuar se nuk do të kemi fort llogari, përveç se hipokrizi e taktikë .