Nika: Diaspora dinamizon zgjidhjen e çështjes shqiptare
DIASPORA DINAMIZON ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SHQIPTARE- VITI 2000-2001-2002-200
(Mbahu nënë mos ke frikë/ se ke djemt në Amerikë … F.Noli)
Është interesant të thuhet, se intuita e një kombi, gjithherë ka zbuluar, se ajo fillon e zbulohet, sa herë , që spekulantët, popullist, me vetëdije apo pa të, nisin e bëhen, kukulla, në duart e prapaskenave të pa dukshme të një regjimi i cili deshiron ta shtyp ate. Në këto situata, ndihmesa , shihet se vjen, andej ka njeriu as që e pret. Kështu, kur faktori, politik shqiptar, filloi e iu dha letargjisë përçarëse, duke dobësuar , pozitat e veta, fillon e paraqitet në skenë diaspora shqiptare e amerikës. Ajo,gjatë viteve të përmendura bën përpjekje, për ti çuar nga gjumi, shqiptarët .Dh jo vetëm kaq, por pasi që shqiptarët(partitë) , nuk po zgjoheshin,diaspora fillon e bënë përpjekje, të marr fatin në duar të veta. Ajo nisi të organizohej , për mrekulli, duke margjinalizua, aq sa nevojitej , faktorin politik. Kurse, shohim se këtë punë , po e bënë edhe sot, kur veç ka paralajmëruar demostratat në prag të vizitës së Gjukanoviqit atje.Dhe për këtë, unë do kisha risjellë ato vargjet e Nolit, kur nga Amerika largët, këndonte, për shqipërinë, vargjet: Mbahu nëno mos ke frikë se ke djemt në Amerikë…?!!
Po si u zhvilluan situatat nga kjo kohë , sipas një kroki në vija të trasha.
Kuvendi i Malit të Zi, në këtë kohë, miraton Ligjin, për Përdorimin e Simboleve Kombëtare. Ligji nuk u përkrah nga partitë shqiptare sepse ishte i mangët, por UDSH, këtë ligj e përshëndet dhe e voton; shqiptarët tjerë nuk e përkrahin, këtë veprim të pa matur….. UDSH, qëndrimin e vet, e arsyeton duke cekur , se kësaj here , nuk është mundur të fitohet më shumë(2000)?! Pakënaqësia e shqiptarëve , me këto dështime, në organizim, bënë që ato, të mendojnë edhe për forma tjera të organizimit
në kuadër të sektorit joqeveritarë. Kurse qëllimi i tyre ishte mbarështimi i drejtë dhe guximshëm i kërkesave shqiptare, që partitë nacionale, në pushtet e bënin me gjysmë zëri apo me zë të zbritur.
Fillimisht, Shoqata lirikum, në Malësi, e pakënaqur me veprimin e subjekteve nacionale shqiptare, organizon nënshkrimin të një peticioni, me subjekte politike dhe shoqata joqeveritare, për formimin e komunës së plotë të Tuzit(2002);… Menjëherë, pason nisja e Kërkesës së 18 subjekteve dhe shoqatave nga Malësia, që i dorëzohet qeverisë, kësaj i bashkohet edhe diaspora shqiptare,(2002); Arsyet e pakënaqësisë ishin të shumta, ndërsa kryesorja , ishte kapitullimi i partive nacionale , para faktorit malazias , në prezencën e faktorit të jashtëm për zgjedhjen e drejtë të statusit të komunë atje.. E gjithë kjo e kish irrituar rëndë popullin, e sidomos intelektualët, të cilët e ndienin se diçka po përgatitej nga prapaskena.
Diku para kësaj kohe, siç u përmend më herët, ishte organizuar në Ulqin, një tryezë e rrumbullakët, nga organizata joqeveritare amerikane “Projekti për marrëdhënie ndëretnike” ,ndërsa në tryezën e cekur ,morën pjesë të gjitha subjektet parlamentare në Mal të Zi , qoftë nga pozita po edhe opozita, këtyre iu bashkëngjitën edhe 2 partitë shqiptare ?! Në këtë tryezë, faktori politik shqiptar, përveç tjerash, kish rënë në ujdi , me faktorin malazias, edhe për themelimin e Komunës Urbane në Malësi, në vend të asaj të plotë që kërkonte populli?!!!
Edhe pse tryeza ishte e tipit të mbyllur, për opinion , u hetua se dy subjektet; UDSH dhe LD në MZ, po punonin pas shpinës së Malësisë, UDSH haptas, kurse LD në mënyrë më të sofistikuar,…?!! Kjo e fundit , organizonte gjoja, protesta në Malësi , por dukej që e kish humbur kontaktin me zgjedhës sepse, për çështje kaq të ndjeshme nuk ishte në gjendje që me tërë aktivin e saj partiak, të mbledh në Malësi as 100 demostrues.
Udsh-ja, në këtë tryez , por edhe më vonë, si subjekt politik e pranon kërkesën, për Komunë Urbane të Malësisë, për dallim nga subjektet tjera që vepronin në Malësi (2002)?!
Si duket, duke pasur për motiv shtytës, këtë situatë të devijimit të kërkesave legjitime popullore të krahut, nën organizimin e diasporës shqiptare,(Këshillit Shqiptaro Amerikan), dhe nën përkrahjen e Qendrës për Studime Shqiptare, “Albanika”, organizohet, në Uashington, konferencë , me temën “Çështja shqiptare në Mal të Zi” …, në te marrin pjesë,subjektet politike shqiptare, intelektualë të pavarur , përfaqësues nga diaspora etj. Por,përzgjidhja e pjesëmarrësve nuk u bë sipas një kriteri të qartë e me meritum…
Si rezultat i kësaj, , që në fillim , u hetua që në Uashington po udhëtonin edhe persona që luftuan kërkesat e shqiptarëve gjatë viteve të 80-ta, dhe për çudi , kjo as që iu vrau veshin pjesëmarrësve të konferencës të cilët trajtoheshin apo dëshiroheshin të kishin statusin e “Baballarëve të Kombit”…Madje pati edhe aso personash, “të korruptuar nacionalisht”- më herët, të cilët edhe publikisht u shtynin për të shkuar në konferencën e Uashingtonit…. , kjo bëri që serioziteti i këtyre “Shkuarje- ardhjeve në Amerikë “, t’i kthente shqiptarët, siç u tha nga analisti Ali Salaj në vitin zero.
Qëllimi i konferencës ishte hartimi i një dokumenti të përbashkët për shqiptarët në Mal të Zi(2003).
Tjetër, gjithashtu , në Kongresin Amerikan , në Uashington, mbahet seancë dëgjimore për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi…(2003)….Po në këtë kohë , kongresmeni LLantosh i shkruan letër të hapur Gjukanoviqit ,për çështjen e pozitës së vështirë të shqiptarëve në Mal të Zi(2003), e gjithë kjo nuk kalon pa bujë në qarqet zyrtare malazeze, diaspora e Amerikës kish avancuar çështjen e kërkesës për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në këtë republikë….Dhe pikërisht, qëndrimet e saja bijnë ndesh edhe me politikën e Unionit Demokratik, e cila
përjetohej si parti shpresëdhënëse , e sidomos z. Dinosha, të cilin mërgata, po e shihte , ashtu si do të dëshironte të ishte , e jo ashtu siç ishte ai realisht…Ai , zu të mistifikohej, ashtu si Bardhi , në fillim…, të cilit, kishin filluar t’i këndonin këngë. Mirëpo edhe statusi politik i Dinoshës , te diaspora , shumë shpejt, do të venitej , ashtu siç i kishte ngjarë më herët Bardhit.
Viti 2004-2005-2006
O J Q “UNITAS”,del me deklaratë për themelimin e tre regjioneve shqiptare në Mal të Zi; Udsh si subjekt më i madh i Malësisë, kuptohet se ishte kundër projektit të regjionalizimit, LD –ja, u pa se kish rezerva, ndërsa PPD-ja, regjionalizimin, ( ate ekonomik), e kishte pjesë të platformës së vetë politike dhe , ia kish nisur komisionit për hartimin e Kushtetutës së Malit të Zi…(2004)…..Shih, tekstin e Pobjedës, më 10 ,02, 2007 me titull ,” Komisionit për hartim të kushtetutës i është ofruar platforma E PPD-së “.
Në këtë kohë, në Uashington, organizohet Konferenca e Dytë e Çështjes Shqiptare, nga organizatoret e tryezës së parë(2004)
Me kyçjen e diasporës shqiptare, në zgjidhjen e çështjes së tyre , si duket , problemi, fiton në dinamikë- Shqiptarët në Mal të Zi, vizitohen, nga personalitete, të larta amerikane, si ; kongresisti Eliot Engjëll ,, Dana Rohhrabacker…,(2005).
Si kundërpërgjigje të këtij internacionalizimi , të çështjes së shqiptarëve të Malësisë,me qëllim të devalvimit të kërkesave të tyre, Qeveria e Malit të Zi, bashkë me disa politikanë shqiptarë , shpejton dhe miraton Ligjin për Kryeqytetin, e që në fakt do të thotë të punoje pas shpine të statusit të Malësisë. …(2005)!!!
Mu për këtë, në Tuz ,shohim të organizohen tubime protestuese të pakënaqësisë, kundër statusit të Komunës Urbane të Malësisë…Protestat u organizuan gjithashtu, edhe në Detroid nga
Shoqata Malësia- Në këtë Shoqatë , shohim të akuzohet rëndë UDSH, e sidomos ministri i saj Ferat Dinosha për politikën pro qeveritare, madje protestuesit mbanin banderole me mbishkrimin , “Dinosha është tradhtar(2006).”..? Shihej që ky subjekt nacional nuk e kanalizonte Malësinë, kurse Lidhja, si parti, e kish humbur moti…?!!
Ky ndryshim i opinionit, kundra Dinoshës , cekëm se vinte, menjëherë pas daljes së tij në skenën politike si politikan më premtues.. Të cilin e shquante një gjuhë metaforiko-simbolike e diplomatike malësore , shumë popullsite, motivuese e magjike. Me këtë gjuhë, po dukej se po arrinte të përvetësojë zemrat e masave….Edhe pse i vonuar si figurë, Dinosha fillo” disi” të plotësonte grishjet euforike që bënë serbët kundra shqiptarëve. Kurse e gjithë kjo ndodhte pas dështimeve të njëpasnjëshme të politikës së LD në MZ, në proporcion me popullin dhe diasporën shqiptare.
Po plotësojmë se paraqitja e Dinoshës, në skenën politike , kuptohej si shpresë e organizimit politik shqiptarë në rrugën e realizimit të aspiratave të veta…. Duke shfrytëzuar këto pozita, si emër i përveçëm i politikës shqiptare, ai, nxorri nga “NAFTALINI” edhe disa emra tjerë të rinj, nga radhët e subjektit të vet duke i vendosur në post të ndryshme të niveleve të ndryshme.
Rasti Dinoshës, për tu kyçur direkt në qeveri,po duket i buzëqeshi, kur kjo mundësi kyçjeje i ish ofruar Bardhit por ai, i kish refuzuar…?!! Ndoshta, kish frikë , se me to krijonte rivalë , brenda partisë.
Pas këtij digresioni, që bëmë me qëllim të detaizimit, sërish vazhdojmë , me kalendarin e ngjarjeve të periudhës së cekur.
Pas kësaj kohe, Mali i ZI, me referendum fiton pavarësinë….(2006). Në bisedat e bëra, për organizim të bllokut, pro pavarësisë së Malit të Zi, shohim që atë ,pa hezitim e nënshkruan UDSH e më pas, nga shtypi malazias, merret vesh që e kish nënshkruar pa dijen e anëtarësisë së vetë edhe Ld në Mz?! Ndërsa PPD, mbet e vetmja parti shqiptare, që
nuk e nënshkruan marrëveshjen pa kushte, ajo vendosi të qëndrojë asnjanëse…?!
Aksioni Fluturimi i Shqiponjës…,
Më 9 shtator 2006, nga shërbimi i fshehtë i Mali të Zi , por edhe ai i shërbimit të Shqipërisë, konfirmojnë se me një aksion të bashkë kordinuar kishin zbuluar një grup armiqësor, që kish hyrë nga shqipëria i armatosur. Ky lajm, që u përhap në Vjestin, e kësaj date, as u përgënjeshtrua e as nuk u përsërit më…?!!! Kështu, shohim se në Malësi, pas dështimeve politike , për përmirësimin e statusit të shqiptarëve u organizua aksioni famëkeq-Fluturimi i Shqiponjës…Aksioni bëhej me akuzën e destabilizimit të vendit… dhe arrestohen 18 persona?!!! Ngjarja ishte tronditëse për tërë komunitetin shqiptarë të Malit të Zi dhe diasporës.
Shikuar në retrospektivë, vërejmë se që nga gushti i vitit 2002, kur shoqata ILIRIKUM, bashkë me 18 Shoqatat e Malësisë , i nisën letër Qeverisë së Malit Zi, për komunë të plotë e që nuk u përkrah, fillon e shihet se te shqiptarët në Mal të Zi, formohet faktori i tretë;…Ky faktor, bashkë me diasporën shqiptare dhe me kongresmenë amerikanë siç u tha, filloi të marrë situatën në dorë, ata filluan të sfidonin organizimin e dështuar politik të kohës, qoftë atë shqiptarë, qoftë atë të qeverisë…Të gjithë të bashkuar, punonin, rreth jetësimit të projektit për komunë të plotë të Tuzit. Si duket kjo atmosferë irritonte qeverinë dhe pushtetin….