Homeri shqiptar Pader Gjergj Fishta eshte monument kulture dhe atdhedashurie mbareshqiptare – Video
Homeri shqiptar Pader Gjergj Fishta eshte monument
kulture dhe atdhedashurie mbareshqiptare
Dskriminimi perms Nates dhe dites: Poeti Kombetar Fishta, jeton ende ne stalle bagetish, ndersa I llastuari I rregjimeve Kadare prane nje saraje perrallore
“Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t’ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t’na qelbi fis e atdhè…”
At Gjergj Fishta (1870-1940)
Klajd Kapinova
Duhen pergezuar Nismetaret ne Facebook (1 Milion Shqiptar Qe Shtepia e At Gjergj Fishtese Te Rikonstruktohet), per Rlindjes se Poetit te Madh Kombetar. Ata menjehere duhet te marrin kontakt me Banken e Shqiperise apo Kosoves, qe te hapin llogari bankare dhe ne japim kontributin tone direkt.
Ne s’kemi pse te presim, te behemi nje milion vete, per te Ngriitur nje Qender te Madhe Kulturore, kushtuar Pader Gjergj Fishtes!?
Kesisoj, secili nga ne qe jeton ne diaspora, mund te nxjerre nga $100 apo me shume, sipas mundesise se xhepit secili, per te realizuar nje veper fisnike per identitetin e vetes tone.
Te presim sa te behen 1 milion vete, ne nuk bejme asgje, vecse vrima ne uje apo vetem mbesim me fjale moralizuese si papagalli: “M’ka que nana me la gojen!”.
Nuk eshte tashme fjala te rindertohet shtepia e tij (pse eshte jashte kohes), por duhet te Rikonceptohet nje Qender e Re e Madhe Kulturore Mbarekombetare, te blehet toke me hapesire te mjaftueshme apo mbi tabanin e kesaj kulle dhe perreth nderteses autoktone, mund te Ringrejme Identitetin tone Arberor, per fat te keq, sot mjerisht streheza e tij feminore eshte braktisur deri ne perdhunim…
Arkitektet e “huaj”, qe jetojne dhe punojne neper bote dhe kane pervoje, sebashku me ekspert e urbanistikes ne vendlindje, kane mundesi te hapin nje konkurs bashkepunimi, per nje projekt ambicioz dhe me disa kate lartesi plot vlera funksionale.
Aty mund te pranifikohet te ndertohen disa dhoma apo salla e komode te departamentit te albanologjise, auditore bashkekohore kumtesash, muzeume modern me relike te ndryshme dhe pavione ne dy gjuhe shqip-anglisht, nje restorant te veteadministruar nga stafi. Gjithashtu mendo, se duhet te kete mirembajtes vendas dhe disa cicerone shume te mire qe te dine shume gjuhe, numer llogarie te perhershem per donacione, fotoarkivi, shembuj me libra dhe dokumente te kontributit te madh te shkollave Franceskane dhe Jezuite te Shkodres, ne ndihme te ceshtjes shqiptare.
Ne duhet te jemi krenar, per kete nisme mbareshqiptare ne trojet etnike dhe diaspore, sepse cdo hap eshte vlera e ndihmes se madhe, per ceshtjen e mirefillte kombetare te vete fratit te pervuajtur dhe modest te Shen Franceskut, qe ishte dhe mbeti deir sa kaloi ne amshim Pader Gjergj Fishta. Ky eshte nje investim, per vijimesine shqiptare dhe nje Falenderim nga zemra, per te gjithe eterit shpirteror te atdhedashurise.
Te ngrihet me keto fondmbledhje Biblioteka e librave dhe te gjithe botimeve shqiptare, per dhe rreth vepres se tij.
Mendoj, se cdo autor shqiptar apo albanolog i huaj, pa problem me veteinisiative, mund te dergoi 5 kopje librash te tij, (sikurse i dergohen Bibliotekes Kombetare ne Tirane dhe Prishtine, qe kthehen automatikisht ne pasuri kombetare), qe i jane kushtuar At Gjergj Fishtes, me rruge postare dhe nuk eshte nevoja te udhetojme ne vendlindje tek kjo Qender e Re Mbareshqiptare e fratit tone te dashtun Pader Gjergj Fishta.
Ate e ka dasht dhe e do cdo brez, qe ka jetuar dhe jeton ne trojet etnike shqiptare.
Shikoni rastin pozitiv te luftetarit trim Adem Jashari, sa investime dhe kontribut i madh po jepet nga diaspora, per te rindertuar (me te drejte) perkujtimin e vepres se tij martire dhe permes kesaj natyrshem perkujtohen trimat liridashes deshmor te Dardanise, te rene per liri e pavaresi nder shekuj…
Kompleksi i Ri Shumefunksional, i Qendres Kulturore Kushtuar Pader Gjergj Fishtes, natyrshem mund te sherbej si vend peligranazhi atdhedashurie, per ne qe jetojme larg vendlindjes ne Perendim dhe Amerike.
Qendrat kulturore atdhetare, jane muze origjinale te gjalle ose pasaportat e identitetit tone arberor nder shekuj… Aty mund te hapen disa panaire libri te pervitshem, komplekse dyqanesh me suvenire apo produkte kombetare Made in Albania.
Fishta yne i paperseritshem ne histori, eshte sot per sot shkrimtari me i perfolur me goje, por dhe me i lene ne harrese sa askush tjeter.
Ai, ka nje te vecante brilante, se veteflet veprat e tij e madhe dhe s’ka nevoj te flas Fishta, sikurse ndodh rendomte sot ne media, ku, shkrimtaret veteintervistohen dhe flasin ‘non stop’, per veten e tyre dhe jo te tjeret per librat e tyre.
Te marrim nje rast konkret te diteve tona. E kuptoj, se ne kete rast, shume vete nuk do te ndani te njejtat mendime me mua, por e verteta duhet thene ne cdo kohe dhe rrethane, per te pare me mire, se diskriminimi dhe percudnimi vijon ndaj Fishtes jo nga populli dhe bijte e saj ne diaspora, por nga qeveritaret trushperlare, qe e kane mendjen te vjedhin gjithcka edhe identitetin tone shqiptar.
P.sh. Kadare, sot veteflet per “disidencen” dhe “mrekullite” e librave te tij, ndersa Fishta i talentuar e i begate, asnjehere s’ka folur per veprat e tij, te cilat, me vetedije dhe pervujteri tipike shqiptari, ia ka dedikuar me shpirt dhe pathos popullit dhe historise se lavdishme te tij.
E pra, per fat te mire te historise se djeshme dhe sotme, Fishta adhurohet, recitohet poezia e tij permendesh, permenden fjalimet e tij brilante ne Konferencen e Paqes ne Paris, per ceshtjen thellesisht shqiptare, respektohet nga te gjithe, ndersa z. Kadare respektohet nga media me sforco, per inerci vijuese te sistemit komunist.
Kadare, kerkon te imponohet nga media spekullatore interesaxhie, me krijime fallco disidence, ndersa Fishta eshte tjeter kaliber, mbasi ka hyre natyrshem ne zemrat dhe familjet e cdo shqiptari, pa dallim feje, krahine e ideje.
Fishta, eshte simboli i shqiptarise se kulluar, modeli i nje njeriu te thjeshte, te pervujtur deri ne madheshti….
Nese do te presim pa limit me mentalitetin arkaik komunist si shperblim te qeverive “demokratike”, vendlindja e jone, do te vijoi te kete te ardhmen pa shprese si tash 24 vjet, ne s’do te fitojme kurre. Atdheu une, do te jete ky, mbushur me nje grup plehrash deputet (e), qe shohim vetem fitmin apo xhepin e tyre sot dhe me dhimbje, jemi bere t’u dhimbsemi gjithkujt…
Ne Amerike, behen shume gjera te bukura jo nga Qeveria apo Presidenti Obama, por nga vete inisitiva e lire e njrezve te lire, ne nje bote te lire.
Sot, permes internetit dhe rrjetet sociale si Facebook etj, ne mund te komunikojme dhe bejme gjera te vlefshme, per vendlindjen, pa pasur nevoje te bejme mbledhje rutine te stergjata.
Keto rrjete po ndryshojne boten sot dhe po e bejne ate dhe njerezimin me transparente, para ngjarjeve dhe fakteve, te cilat media elektronike i ka fshehur dhe ka abuzuar me qellime kompromentimi me qeverite dhe sistemet e ndryshme.
Eshte koha per veprim! Te hapet Llogaria Bankare dhe ne i kalojme atje ndihmat apo kontributet tona. Komisioni te jete transparent me dhuruesit, pa futur duart apo garuzhdet qeveritaret parasite te babezitur apo sikurse thote poeti yne kombetar shakllabana, qe e vjedhin shtetin diten per diell, njesoj sikurse hajduti lopen me gjithe vic pa e pare “askush”…
Fishta, ishte dhe mbeti Poeti Mbarekombetar dhe projekti, duhet te kete kete ide, vizion dhe dimension, me qellimin mbarekombetare, per brezat qe do te vijne.
Mos i varni shpresat tek qeverite, por tek kontributi i gjithsesi prej nesh dhe ne menyre te drejtperdrejte.
Nese do te shikohet ne sokaket e Gjirokastres shtepia, ku, ka lindur apo rilindur nga perkujdesi I vijueshem I qeveritareve shkrimtari i perkdhelur diktatures komuniste dje dhe sot “disidenti” i vetequajtur z. Ismail Kadare, te duket vetja sikur je i rrethuar ne nje saraje sulltanesh dhe jo shtepi normale shqiptare, sepse ate e kane ndertuar qeverite “demokratike”.
Pamja e tjeter e zymte e medaljes shfaqet para nesh. Eshte fjala per nje shkrimtar tjeter po shqiptar, por qe eshte gege, por qe nga vellezerit shqiptare eshte lene ne harrese me ose paqellim. Keshtu, poeti i ndjenjave shqiptare At Gjergj Fishta O.F.M. (1870-1940), nuk ka varr, sepse per eshtrat e tij, nuk u kujdesen asnje nga qeverite “demokratike”, duke filluar me komunistet, qe i vodhen e hodhen ne lum me fanatizem anadollak dhe deri tek ato qe drejtojne sot me fjale te bukura perms “rilindjes”…
Komunistet dhe postkomunistet, me kostume perendimore sot, ia shkaterruan shtepine, u muduan t’i tjetersonin historine, gjurme te pashlyeshme te lavdise se perkushtimit ndaj Atdheut, Kuvendin shpirteror dhe kombetar, arkivat, antikuaret e rralla (me nje fond deri ne 100.000 ekzemplare), muzen e pare kombetar, sepse aty franceskanet e Fishtes ruajten flamurin e Deciqit dhe eshtrat e Ded Gjon Lulit, duke i varrosen me respekt, ne zemer te Kuvendit; stacionin e pare meterologjik, muzeun filatelik, etj.
Ne kete Kuvend shqiptaresh te kulluar, brez mbas brezi franceskanet nder shekuj realizuan misionin prane popullit shqiptar nen moton “Lutu dhe Puno”, duke bere qe Shqiperia (si vijim i Arberise se Gjergj Kastriotit) te mos jete nje lagje e vjeter e Turqise…
Nuk duhet harruar, se ishte z. Kadare (mbasi Dulla tha, se “shkrimtaret dhe artistet jane vegel e dukimit komunist te punonjesve”), qe e mallkoi Fishten e madh tek vepra e tij propagandistike, kushtuar diktatures dhe diktatorit: “Ardhja e Migjenit ne Letersine Shqipe”), ne shkrimet e tij tek fletushka propogandistike antishqiptare dhe antiperendimore e antiamerikane “Ze(h)ri i Popullit” (duke marre apo grabitur me ndihme te diktatures komuniste Kuroren e Lavdise dhe Pavdeksise se Poetit Brilant Kombetar).
Kadare, sot ka nje shtepi teper luksoze, ndertuar nga parate e mjera te taksapaguesve shqiptare, nen kujdesin e qeverive “shqiptare” komuniste te kohes se Dulles, postkomuniste te “demokratit” Berishes, Nanos dhe sot te socialisteve ne pushtet…
Fishta, del i huaj ne token shqiptare, sepse nuk ka varr dhe shtepi.
Ndersa Fishta i pagoje, qe nuk eshte ankuar dhe nuk ankohet, s’ka asgje, pervec veprave, qe populli dhe ne vecanti malesoret kreshnike dhe fisnike, pa ditur shkrim dhe kendim, i dinin permendesh dhe kendonin me lahute e cifteli me mijera vargje te ‘Lahutes se Malcis’.
Kadare si sultan modern sot, u kujdes per sarajen e vet dhe ben vizite cdo vit ne shtepine e tij, ndersa Fishta ska shtepi, duke vdekur keshtu me qellim vepra e tij. Ne kete kendveshtrim Fishta, eshte edhe me i madh dhe e dojne te gjithe edhe me shume se Kadarene.
Lexoni se cfare shkruhet ne media per restaurimin e shtepise se z. Kadare:
“Gjirokastër, 10 maj 2013. Kanë nisur punimet për fazën e fundit të restaurimit të shtëpisë së Kadaresë në Gjirokastër, raporton abcnews. Kështu, pas dy vitesh pezull u hap rruga për t’i dhënë formën e plotë objektit. Ky investim do të thotë kthim në identitet të kësaj banese interesante dhe më vlera arkitektonike për Gjirokastrën. Në restaurim është edhe galeria e gurtë me arkadë në pjesën jugore, e cila zë një vend të veçantë në përshkrimin që Kadareja i bën shtëpisë së tij të lindjes në faqet e romanit “Kronikë në gur”. Shtëpia e gurtë në lagjen “Palorto”, e cila u dogj aksidentalisht në nëntor të vitit 1999, pritet të kthehet në një qendër të rëndësishme si për nxitjen e turizmit, ashtu edhe për profilin kulturor të saj. Ky objekt josh në vazhdimësi grupe turistësh në kërshëri për të parë nga afër shtëpinë e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare.”
Kujtoj, se aktori i famshem Ndrek Luca tronditi te gjithe shqiptaret, ne Kuvendin e Motrave Stigmatine ne vitin 1991, kur recitoi permendesh per 1 ore pjese brilante nga kryeveprat e Poetit Kombetar…
Kadare, i sherbei regjimit komunist dhe sot ka nje shtepi perralle-muze (sikurse i bente ai pershkrimet ne romanet me subjekt princa apo qefli otomanesh), ndersa Fishta i pervuajtur, qe i sherbei Atdheut dhe atdhetarizmit… ka nje kasolle perdhese, te abandonuar nga qeverite “shqiptare” pa shpirt dhe ndjenja njerezore…
Por ne jemi krenar se kemi nje pader Gjergj me shpirt brilant, nje atdhetar te kulluar dhe te vleresuar shume ne zemrat tona…
Shenim: Me poshte po japim dy pamje si nata me diten te shtepive te shkrimtareve At Gjergj Fishta dhe Islamik Kadare dhe lexuesi te gjykoi.