A është DPS përfundimisht opcion i mbyllur poltik në Ulqin?!!! Nga Muhamet Nika
Në fillim: Cila ishte dera e transformimit demokratik para amerikanëve e Gjukanoviqit…?!
Diku rreth vitit 97, kur dështuan të gjitha shpresat e ndërkombëtarëve, për të evituar makinerinë ushtarake të Millosheviqit, rreth ndërhyrjes në Kosovë dhe u pa se lufta në Kosovë është e pa shmangshme, bashkë me ndërhyrjen e Natos atje, anëtari i këshillit të mbrojtjes ushtarake të federatës, zotëri-Gjukanoviq, duke e vlerësuar drejtë rrezikun e situatës, për shtet dhe për lëkurën e vet, atëherë vendosi të lëshojë teposhtë ujit ,në rrugën e tij të pa kthim ,z. S.Millosheviqin , duke anuar nga plani i ndërkombëtarëve, rreth zgjidhjes së krizës në Ballkan. Divorci i Malit të Zi, nga politika e atëhershme e shtetit Serb, për te do të thoshte, që ai , në një Ballkan të konfrontuar, për ndërkombëtarët, do të ishte lider. Mirëpo, për të realizuar këtë, ai u vetëdijesua, se dera e vetme për një transformim të tillë, fillonte përmes shqiptarëve në Mal të Zi. Derë tjetër, atëherë nuk kish…?!
Kështu, Gjukanoviq, pikë së pari, organizoi , një vizitë pune të një grupi parlamentar, Kongresit Amerikan, në përbërjen e të cilit gjithqysh nevojiteshin të hynin edhe dy deputet të partive nacionale –LD në MZ dhe UDSH… Pasi në këtë kohë isha deputet, na u ofrua për nënshkrim një dokument –deklaratë, të cilën do të duhej ta nënshkruanim, si klube shqiptare, para shkuarjes në Amerikë për Kongresin Amerikan…?!!! Përmbajtja e deklaratës, ishte përafërsisht , kështu: Ne deputetët shqiptarë, pa rezervë përkrahim Gjukanoviqin dhe partinë e tij në Mal të Zi, i cili si shqiptar është duke na mbrojtur nga presioni i politikës millosheviqiane në këtë republikë, andaj duke e ndier vetën të lirë,si përfaqësues të shqiptarëve, i propozojmë njëzëri, Kongresit Amerikan ta përkrahë politikën e Gjukanoviqit si reformator…?! Personalisht , kuptohet që nuk e kam nënshkruar një akt të tillë, dhe për këtë, as nuk guxoi, kush të më pyes, por me gjithë atë, të tjerët, vendosën, po duket ” me 5 lekë me pa Amerikën e Lukës…,(Migjeni)…?!!! Arsyeja dihej, me këtë deklaratë, përfundimisht, anulohej kërkesa për Status Special, e Shqiptarëve në Mal të Zi- shih faksimilin në fund të testit.
Se deputetët shqiptarë, mbi frymën e këtij dokumenti, kishin folur edhe në Kongres, e vërtetoi edhe vetë Bardhi, me rastin, e ndërrimit të emrave të shesheve dhe rrugëve në Ulqin,kur kërkoi, përkrahjen e DPS-it, për të votuar vendimin, dhe tha që ashtu si i kemi bërë ne shërbime, shtetit të Malit të Zi, në Amerikë, ashtu duhet të na ofrojë edhe ai neve shërbime. Kurse më vonë të gjithë deputetët shqiptarë, publikisht, secili në formën e vet, kanë deklaruar që e ndiejnë vetën të mashtruar nga politika e Gjukanoviqit….?! Mirë po kohët ndryshojnë, Mali i Zi, me demokratizimin e pjesshëm të Serbisë, është për çdo ditë e më shumë duke u shkëputur nga shqiptarët dhe duke u kthyer për nevojë ,nga Serbët. Kuptohet, që kjo dobëson , gjithnjë e më tepër, pozitat e atyre shqiptarëve në DPS- të cilët kanë zgjedhur DPS-in, për prosperitet e mirëqenie…?!!! Njëzetë vjet pa pushtet janë shumë, kurse 4 vjet edhe më shumë.
A e shpëtoi Ulqinin Ndjenja e grumbullit dhe frika e hakmarrjeve
Faik Konica, tërhiqte vërejtjen, se të jemi të bashkuar , nuk nënkupton të rrimë grumbull dhe të përulemi duke ulur kryet para njëri tjetrit …., por duke shtruar dhe zgjidhur drejtë problemet që pengojnë dhe përçajnë popullin. Edhe vet mendoj, që për ne si shqiptarë , të qenunit bashkë, di të jetë njëlloj e rrezikshme sikur që ishim(jemi) të shpërndarë e të përçarë…?!!! Ky koalicion edhe pse u arrit, fillimisht mendoj , që u bë pikësëpari nga presioni, i cili u bë fillimisht nga rrjetet sociale, studentët e Prishtinës , Shkodrës , Diasporës Shqiptare të Amerikës, Prishtinës dhe Tiranë,Top Çenalit etj, por edhe të do inskenimeve të panevojshme –“komprometuese politike” të vetë këshillit partiak komunal të socialistëve të Ulqinit . U mur vesh, në mënyrë të njëanshme vetëm me kryetarin e Forcës, për të cilat kish informacion edhe Zenka – Udsh, dhe i cili duke kujtuar se do të mbesë jashtë loje kish vendosur të zërë një ulëse, sa më parë, në Vagonin e Dps-së…. Mendoj , që Dps, me këto forma të tejkaluara, të organizimit politik të skenave e prapaskenave në Ulqin është duke shkuar ose shkoi, drejt shkatërrimit të vet politik… Ata me këtë inskenim të bërë, vetëm se frikuan njëkohësisht Forcën dhe Udsh-në..?! Andaj nga frika se do të mbeste jashtë lojë, Forca- vendosi të pranojë të lëshojë pe ndaj Gjekës , duke i dhënë kryetarin e komunës…?! Kuptohet, që , Dps, këso bisedimesh,në nivel-thuhet se kish pasur edhe me Gjekën, duke i pranuar atij dy vite mandat, por në të njëjtën kohë, funksionarët e këshillit në Kafenetë e Ulqinit, kishin deklaruar, që ata do ta përkrahin Gjekën për disa muaj dhe që do të kënaqen duke e rrëzuar me qëllim hakmarrjeje….. S’ka dyshim që Gjeka, realisht dhe me të drejtë, duhet të jetë ndier i rrezikuar, më shumë nga DPS, se sa nga Forca. Njeriu thuhet se i largohet atij zjarri , që djeg më shumë…. Kurse, nga ana e tjetër, presioni i asociacioneve të ndryshme shqiptare, nga brenda dhe nga jashtë, e sidomos kërcnimi i Gjukanoviqit, do të prodhojë një betonim të këtij koalicioni,në t ardhmen, duke qetësuar edhe ata të pakënaqur brenda partive, nga ndarja e posteve…Dy gjëra janë më se të qartë,e para, këshilli komunal i socialistëve, nuk ishte në nivel dhe dy, kushdo , që mendon , të përsërisë Nikshiqin e ka kot, ulqinakt-shqiptartë, nuk janë Nikshiqan. Përsëritja e zgjedhjeve do të përjetohej si akt patriotik , që do të motivonte shqiptarët dhe dalja do të ishte më se e lartë..?!!
A do të shkatërrohet Këshilli Komunal i DPS-it në Ulqin nga vetë Gjukanoviq…?!
Jemi të informuar, që qendra e DPS-it, në prag të fushatës, përhapi lajmin që kjo parti, do të rinovohej , me një kuadër të ri, dhe shumë veta nga ata që më parë ishin larguar të zhgënjyer, e panë shansin e prosperimit të vetë në këtë parti …Por, shumë shpejt mbetën të zhgënjyer nga përpilimi i listave, u hetua se gjysma e parë e atyre që u futën në listë ishin disa veta që me vite u përsëritet emri . Ata ,si parti, po duket, që kanë problem me ndërrimet kadrovike. Dhe as që e “kanë vu ujin në zjerm”, si i thonë një fjalës, të mësojnë nga partitë nacionale që futen të ri në lista…Mendojmë, se pas kësaj që ndodhi, Gjukanoviq në vend të mesazheve kërcënuese , për partitë shqiptare, ai nga brenda, do të akuzojë vetë, këshillin komunal të Ulqinit, si negociatorë të dobët dhe do ti ndëshkojë , për dështimin e tyre. ..Atij pa dashur, i duhet , të ndërrojë udhëheqjen,(në se nuk pret një jetëgjatësi të koalicionit ekzistues), për ndryshe pa renovim të një mentë është i kapitulluar. Nga ana e tjetër, edhe vetë koha e bënë të sajën …?! Me këtë skuadër që ka , në moshë dhe në mentalitet të vjetër- duke lavdëruar njëri tjetrin para vetës dhe të tjerëve,të shtynë të mendosh që nuk do të mund ta qesin maratonën e nisur deri në fund…., e lëre më të fitojnë Olompijadën e radhës në Ulqinit. Shqiptarët, qoftë në DPS, qoftë në partitë nacionale, pas ndërrimeve në makro-plan të Serbisë nuk janë më në agjendën e aleatëve të Gjukanoviqit…Kohët ndryshojnë…?!!!
Akti i Memorandumit për Status Special ,mbi bazën e të cilit, patën nisur bisedimet në kuadër të Konferencë së Paqjes për Ish- Jugosllavinë, në Londër , nga M.Bardhi e Gj.GJokaj- Dokumenti, bazohej në propozimin e Lordit Karington, dhe trajtonte fatin e atyre etniteteve, në konflikt të cilët , sërish nevojitej të jetonin së bashku, e që ishte pranuar edhe nga presidenti Bullatoviq.
EMRAT E DELEGATËVE TË FORUMIT DEMOKRATIK TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI QË NËNSHKRUAN AKTIN PËR STATUS SPECIAL
1. Vasel Margilaj Tuz 2. Gjergj Gjokaj “ 3. Mehmet Bardhi Ulqin 4. Elez ikeziqi “
5. Mehmet Gjoni “ 6. Fuat Nimai “ 7. Mustaf Çapuni “ 8. Mr. Ismail Doda Kraj
9. Mr. Nail Draga Ana e Malit 10. Haxhi Shabani “ 11. Muhamet Nika “ 12. Haxhi Taipi “
13. Sabri Halili “ 14. Basri Çapriqi “ 15. Emin Halili Ulqin 16. Anton Berishaj Tuz
17. Abdullah Kurti Ulqin 18. Gjergj Gojçaj Tuz 19. Riza Rexha Ulqin 20. Sylejman Gjoni Ulqin
21. Mustafë Mustafa Ana e Malit 22. Taip Kurti “ 23. Zenel Doda “ 24. Sbri Teliqi Ana Malit “
25. Beqir Mustafa “ 26. Bajram Rexha Ulqin 27. Sadri Kukaj Plavë
28. Ahmet Gjonbalaj “ 29. Ali Doda “30. Esat Cafi Ulqin 31. Nikë Palkola Ana e Malit “
32. Muharrem Ardolli Krajë 33. Ali Gjeçbritaj “ 34. Ibrahim Berjashi “ 35. Shemso Hasanagaj Ulqin
36. Shyqyri Kahari “ 37. Shaban Peraj “38. Ferit Kurti “ 39. Lulash Palushaj Tuz
Ulqin , 12. 9. 1992,