Marin MEMA thret Cungun, Gjeken dhe Zenken te bashkohen

February 11, 2014   | Turizmi / Turizam

Marin Mema-top-channel-1Nga vendi ku prehet Ymer Prizreni ne ULQIN nje nder kreret e Lidhjes se Prizrenit, figure qendrore e mbrojtjes se Shqiperise dhe integritetit te saj territorial ju bej kete thirrje…

I bej thirrje kreut te komunes Ulqin dhe partise Forca Nazif Cungu, kreut te partise Demokratike Fatmir Gjeka dhe kreut te Unionit Demokratik Mehmed Zenka te lene menjane perplasjet dhe te bashkojne 18 keshilltaret e tyre per te zgjedhur kryetarin e komunes Ulqin shqiptar…

Kjo nuk eshte nje ceshtje tekash dhe inati te personalizuar por shkon shume me tej… lidhet me kryeqendren e shqiptareve te Malit te zi… e shitja e ketij qyteti do te jete e pafalshme…

Marin Mema-top-channel-2

Ta harroje kushdo nga keta krere politike se do te mund ti dale perpara shqiptareve ne rast se merr vendim te njeanshem per te kaluar keshilltaret ne krahun e Gjukanovic… Ai akt do te konsiderohet nje tradheti e larte ndaj shqiptareve dhe historise se tyre…

Eshte e turpshme menyra sesi kryeministri malazez perdor klasen politike shqiptare per ti ngrene pak nga pak te drejtat shqiptareve te thjeshte !

Ndaj tre partite kryesore shqiptare te bashkohen e te mbrojne te drejtat e shqiptareve ndryshe nje gje e garantoj qe ne zgjedhjet e tjera qe vijne shume shpejt nuk do te kete me asnje vote per ju dhe kasten tuaj, do te kujdesemi ne vecanti qe te ngreme nje force te denje qe t’ju shuaj ju dhe gjithe hajnine qe po i beni atij vendi !! Ndaj beni mire ti therrisni mendjes e te mos luani me fatet e nje qyteti te mbushur me histori !

Ulqin 11 shkurt 2014
Marin MEMA