Nika: Ja që nuk e kam mizën nën kësulë….?!!!
JA QË NUK E KAM MIZËN NËN KËSULË….?!!!
Thuhet se për disa njerëz, sytë dhe veshët , janë dëshmitarë të këqij, në se mendjen nuk e kanë fisnike…Lidhur me disa akuza , rreth shkrimit të fundit timin, në lajmet nga Ulqini-“Dedë Gjo Luli je Ded Gjo Milo”, si reagim në një bejte, që shpërndau Gjylaver Avdiu, e cila po has në disa reaksione, që bëhen, në fejsbuk, disa komprometuese, vendosa të reagojë pasi atë nuk e përdor si faqe… Jam i vetëdijshëm , që , shumica e përdoruesve të tij, Iu përtojnë shkrimeve të gjata, për të mos thënë më tepër…?!!
Fillimisht , rreth akuzave, që s’bëj as për dele e as për politikë, se pengoj të rinjtë, se i pari kam shkuar me DSPS…, se kam thye banesë…?!!! Deklaroj:
Në se fillojmë, nga fundi, mbase edhe” nuk ka të keqe”, që isha i pari….?!!! Sepse, vetëm mua, më takoj, që të jem i pari,që shkoi në burg, pas 81-shit, bashkë me Hajrudin Kovaçin….?!! Të tjerët , ranë më pas, dhe për dallim, prej nesh, që e mbajtëm burgun të plotë, ata- tjerët, nga Ulqini, shumica e tyre, nuk e mbajtën deri në fund….?!!! Ndërsa për atë , përse kalova i pari me DPS, them se nuk është e vërtetë!!! Për , të kuptuar, situatën, le t’i kthehemi të tanishmes?… Pra, le të , paramendojmë , psh, një koalicion, të Forcës dhe Partisë Demokratike të arritur me shumë mund, pas bisedimeve të gjata , që bëhet, duke lëshuar pe UDHS- Mehmet Zenka…, por që marrëveshja e arritur, zbatohet në mënyrë të një anshme …?! Foca dhe Partia Demokratike,fjala bie, i emërojnë , funksionarët e vet, kurse Metit, edhe pas tetë muajve, nuk ia lejojnë, të emërojë, njerëzit e tij… Atëherë , Meti (le të më falin për këtë krahasim…?!), u jep afat disa mujor, dhe nëse , kriza nuk tejkalohet, të shkohet në zgjedhje me konsensus, duke mos kaluar , si u kalua, me taborin e Dps-it…Atë herë, në se, njëri nga partnerët , nuk pranon zgjedhjet e ofruar, nga ai,sipas praktikave të partive serioze, Meti, vendos , të shkojë, në DPS- në… Të gjithë besoj se Metin , në këtë rast, askush nuk mund ta akuzojë. .?! Kështu ndodhi edhe me mua. Bile, përjetuam , që të shpalleshim të pa sistemuar, kurse mua, ma ndërprenë edhe marrëdhënien e punës, partnerët e koalicionit, të cilëve u bëja shumicën?! Tjetër, edhe kalimi , në deps, ishte , jo koalicion , por shumicë , parlamentare, d, m. th., për të mos bllokuar punën e funksionimit të pushtetit. Se ishte kështu, opinioni, pati rastin të bindej, kur,opozita , lëshoi mbledhjen , kurse vet mbeta si kryetar me opozitë duke votuar pikat e saj. Ky është rast unikat në historinë e demokracisë… ?!
Fotokopje e Marrëveshjes së PPD, për qeverisje të përkohshme , dhe shkuarje në zgjedhje nëse nuk arrihet marrëveshja , që prodhoi krizë, në vitin 2006…Shihet se vetëm lidhja dëshironte të kushtëzonte.., për të shkatërruar PPD-në. Bardhi nuk e hodhi nënshkrimin , nga ku fillon tatëpjeta e këtij subjekti…, po dhe e shqiptarëve- Unë vendosa ta çelë Kutinë e Pandorës….?!!! Dhe nuk jam penduar- Kuvendi dhe ekzekutivi, funksionoi,çka nuk ngjau me 2 kryetarët e më parshëm, po as nga dy të tjerët që më pasuan në funksion. Unë, në punën time isha i ndërvarur, e jo i pavarur…?!!!
Së dyti, kur është fjala , të lëshimi i rrugës , ndaj të rinjve, po ceki, që tash 2 zgjedhje lokale e një parlamentare, nuk jam duke u dukur në fushatë haptas, as që turrem , për në krye të listës e as në te fare,sepse, mendoj , që vërtetë duhet, tu japim shansin, ..?!! Me gjithë atë, kyçja direkt në politikë, e tyre, me disa përjashtime, nuk është treguar e suksesshme dhe nuk është , tentativë e re në botën shqiptare. Qysh, në kohën e mbretit Zog, është shënuar, se u formua, një organizatë ilegale ekstreme , e cila, kalimin e krizës së atëhershme shqiptare, e shihte te asgjësimi i klasës së vjetër politike, dhe tentuan të hedhin , me një rast, të gjithë parlamentin shqiptar në erë por u zbuluan. Kurse, në se i referohemi, perëndimit, në Zvicër , fjala bie, ministrat, zgjidhen nga radhët e deputetëve, të cilët atje, ishin disa mandate…Kjo tezë, si edhe ajo, “një njeri një funksion” iu shërbeu, disa partive, që të akuzojnë Bardhin , për monopol, por të gjithë ,kur erdhën në funksione, vepruan ngjashëm…?! Andaj , do të duhej t’i kërkonin falje në këtë adresë.
Sa për , atë që , s’bëj as për dele e jo më për politikë… Ceki, se mua nuk më fyen as profesioni i bariut, për opinion po ceki, që në rininë time të hershme, si fillorist, dhe gjimnazist, jo vetëm që kam ruajtur delet, por , edhe dhitë, pra dy parë një kohësisht …., kuptohet, duke mos pasur, fare problem , në harmonizimin e “ mallimit-drejtimit të tyre”, dhe falë kësaj, nga barinjtë e moshuar, mësova, për atë , metaforën popullore: “Çka i tha dhija deles”…?! Edhe shumë veta të facebookut,po harrojnë “ senin e dhisë” duke akuzuar vetëm delët*delen)…?!!! Thënë , të vërtetën, jeta e bariut, më ka mësuar, se si organizohen fushatat, me një pjesë të njerëzve, të cilët , reagojnë si dhitë që ruaja …?! po them , që kur i “ndillesha dhe u qitsha , kollomoq, më dëgjonin, dhe zbritnin nga mali, e kur ndodhte t’i mashtroja, më nuk më vinin..” Kështu, ndodhi, po duket, edhe me një pjesë të elektoratit të disa partive edhe gjatë kësaj fushate..?!! Partitë , shqiptare, në mungesë të parave(kollomoqit), shkuan , para popullit, me duar bosh dhe u kthyen , pothuajse me duar bosh…Kurse, DPS, ish përgatit , “me xhepa gati plot”dhe e rriti” numrin e votave , gati si dikur në 98 e 2008.., me Hajdinagën?!!
Akuza që paskam thye banesën…?!!!
Në fillim,ceki se, qysh me 16.09.2003, si punëtor i Komunës së Ulqinit, i jam drejtuar, komisionit, për çështje banesore, në bazë të ligjit, për të punësuarit, të më ndajë një banesë ose truall ndërtimor… Kërkesa ime dhe e të punësuarve tjerë, asnjëherë nuk u trajtua…?!!! Po shtoj edhe këtë, se kam dëgjuar, se pushteti demokratik i komunës(pas viteve90), nga fondi i banesave për punëtor të vet, u pat ndarë banesa edhe do policëve- në mënyrë të paligjshme, të cilët,me emër e mbiemër, mjerisht, janë heronj të së keqes, në shkrimet e mija të publikuar, në faqen” ULQINI ON LINE”- rubrika histori….????!!!!!
Dy gjëra, mund të garantoj, në këtë moment, që banesa , për të cilën , merakosen disa, edhe shokët e tyre…., deri sa isha kryetar kuvendi , kërkuan , të dinin , fondin e banesave të komunës, dhe kush i shfrytëzon…. Nga përgjigja u bindën, se banesa , në fjalë, ishte, (a/a , në kadastër , pronë e komunes…?!!! Dhe dy, ai që pyeti, bashkë me këta , të facebookut, edhe pse kanë lindur, janë rritur dhe do të vdesin në Ulqin…, asnjëherë nuk kanë shkuar , dhe as që do të shkojnë, në këtë lagje, çka edhe nuk iu dëshiroj…?!!! Kam lexuar, kohëve , të fundit, që në Holandë, një kandidat për kryetar komune, kish preferuar, që në fushatë, të shkojë në një lagje të tillë të te farfërve …, dhe kishte qëndruar e fjetur, te njëri, vetëm një natë, me romët, e kjo , i ishte llogaritur, si avantazh, për tu votuar , në zgjedhje…?! Paramendo, sikur do ta bënin , këtë, këta tanët…?!
Puna me dele, dhe jeta në burg me kriminelët e Gangsrterat e nëntokës, më kanë bërë, të kuptoj më mirë njerëzit e sidomos edhe disa nga partiakët e pushtetarët..?!Vërtetë uroj, që ndonjëri, syresh, të mos përfundojë atje, kurse , sipas përvojës sime, shumica, nga ata, janë kandidatë potencial… Ndërsa në fund, po shtoj, që në kuvend, ka mbet, e shënuar, të kem thënë,me mburrje, para tyre, se , unë jam: “Van Gupa, Van Dupa, i Van Mupa ”…Gjithë këtë, do t’iu, kisha dëshiruar edhe të tjerëve të politikës…?!!!Unë edhe sot, po e përsëris atë që kam thënë në një rast tjetër, se: “Mund t’i kthej xhepat mbrapsht, për të tjerët nuk di dhe nuk jam i penduar, kuptohet bashkë me familjen time, të cilën, mundohem ta edukojë duke i thirr, të zgjedhin modestinë…., në vend të dëshirave bizare që shquajnë disa….?!!! Nëse këto të fejsbukut, kanë dilema e pyetje tjera, më tregoni, dhe do tu jem mirënjohës….
Noli thoshte : Haptas, haptas.., le të dalë në shesh, djalë bardha dhe djalë zeza…?!