Nika: Cili do të jetë i preferuari i ardhshëm i DPS-sit, për pushtetin lokal në Ulqin…?!
Cili do të jetë i preferuari i ardhshëm i dps-sit , për pushtetin lokal në ulqin…?!
Për çdo ide,dhe për çdo veprim,në shoqëri, po dhe në politikë, dihet se ekziston një plan, por kundrejt tij , ekziston, edhe një anti-plan. S’ka dyshim se kjo vlenč edhe pčr zgjedhjen e kryetarit tč ri tč komunës. Mirëpo, me siguri, në këto situata , fiton ai që ish më i organizuar, dhe që siç thotë populli “Ka më shumë dyrnjallëk”.
Plani i shqiptarëve dhe anti-plani i DPS-it në Ulqin..?!!!
Kandidatët të cilët zbuluan ambiciet e veta për tu bërë kryetarë komune, në këto zgjedhje, ishin:Cungu,Gjeka dhe Ndrekiqi-Shkrela…, të gjithë këta, në heshtje,u përkrahën, nga partitë e veta.
I pyetur nga një mik i im nga DPS – aktualisht, në dorëheqje, se kush do të fitojë, sipas meje, nga këta 3-4 burra të zgjedhur, mbeti shumë i habitur, se nga ajo e cila kish dalë si lajm, nga “kuzhinat ”e DPS-sit, e një qyteti fqinj, thuhej se kryetar i ardhshëm i komunës, do të jetë një intelektual i pavarur jashtë Ulqini- ndoshta nga Veriu i Malit të Zi, i cili do të propozohej direkt, nga kryeministri, pasi gjoja ai personalisht “ të jetë gjetur në hall”me kandidatët, e përmendur, të cilët ase si të lëshojnë pe…?!!! Ndërsa , kjo ide- Teori, aktualisht, po duket se mund të bëhet edhe praktikë… Atëherë , atij, i pata zbuluar se përafërsisht edhe kush mund të jetë…E kjo sipas disa burimeve të dala nga “ shtabi zgjedhor i Forcës- që disponon me të dhëna, se , kush nga të “huajt”në Ulqin, ndau para, për të blerë votat, për DPS, zbardh edhe enigmënse kush do të jetë kryetari për të cilin u fol. Duke i ditur, “namuzet e këtyre tanëve”, logjika, ta thotë , se “një propozim “, për një kryetar nga jashtë, se do të ishte i pranueshëm
Po si do të tërhiqen” potezët “ deri të realizimi i zgjedhjes së kryetarit të komunës së Ulqinit nga kryeministri…?!!!
Nisur nga përvoja ime personale, mendoj se Dps- ofertën për koalicion, do t’ia ofrojë fillimisht Forcës, si parti më e madhe. Zaten, edhe kur Partia Demokratike, para disa kohëve, u mundua të prodhojë krizë, duke thënë se nuk do ta votojë raportin e Cungut, DPS- (kryeministri), shihet se e nxori nga kriza atë, me fjalët, që ai , kërkonte të shkurtojë mandatin e kuvendit, duke “insistuar”, që çështja e kryetarit të komunës, të vendosej pas zgjedhjeve. Mirëpo, arsyetimi, i dalë, në Kuvend, nga zyra e DPS-it akuzonte tej mase ekzekutivin e komunës, për parregullsi…, ndërsa debatet televizive, përfunduan me ftuarje të prokurorit?!!
Gjukanoviq, me këtë rast, deklaroi se përparësi do të ketë ajo parti që do të jetë më e madhe. Mbase ai, e dinte, fare mirë, që me shqiptarët e përçarë dhe me mekanizmin e vet shtetëror, do tia dilte të ishte, partia e parë, në zgjedhje, çka nuk kërkon shumë mend për tu kuptuar si filozofi..)?!!!
Si do të sillet Cungu…?!
Edhe pse, profecitë- prognozat lidhen vetëm me mundësinë e probabilitetit, andaj edhe nuk janë të pëlqyeshme për gazetari…. Për bisedimet që pritet të zhvillohen , pa gabuar, mund të thuhet, si më poshtë: Kuptohet, që , pasi Ndrekiqi dhe Shkrela, nuk kanë mandat për bisedime të tilla, ata do të zhvillohen në Podgoricë-direkt nga Gjukanoviq.?! Tjetër, Cungu, dihet se do të kërkojë të kryesojë sërish me komunë, jo si parti , por ai vetë, si kryetar. Sepse këtë e meriton si parti më madhe nacionale e që për këtë ka përkrahjen edhe të ndonjë faktori tjetër politik.
Si do të sillet Gjeka….?!!!
Gjeka, dihet se, mbi bazën e asaj , që ndodhi, gjatë bisedimeve, në zgjedhjet e kaluara parlamentare, do të vazhdojë të ketë planin e vet, anti- Cung. Ai do të rreket t’i “ul çmimin , në treg“, zotit Cungu ,siç bëri, më herët, në zgjedhjet e kaluara parlamentare…?!! Ndërsa oferta e tij, kuptohet, që nuk do të kufizohet,vetëm, rreth emrit të vetë, por do të insistojë, që kryetari i ardhshëm të jetë nga partitë nacionale…?! Cungu , mbase , kësaj radhe, ka për ta kuptuar, atë, që në Ulqin, ka përfunduar, që ai, me Forcë, mund të jetë i pavarur- por i ndërvarur, nga të tjerët. Kjo, do të thotë, që në politikë vlenë parimi :Fitoj unë , po fiton edhe ti..?!!! Mbase Gjeka, si individë, i rritur , në një familje të madhe, ndoshta, do të vazhdojë të mundohet , të vërë në jetë, atë thënien e tij, që” në një familje të madhe(koalicion) , tanë duhet të jenë njësoj , të ushqyer,të veshur dhe të pastër të paktën deklarativisht…, edhe pse partnerët i ka “ nga familjet e vogla” – madje edhe siç i thonë një fjale, kanë qëlluar “djelm dëshirit..”?!!!
Sido të sillet Ndrekiq…?!
Kuptohet, që edhe Ndrekiq do të kërkojë, të kryesojë , me komunë sepse, falë atij, DPS shënoi një rritje, por legjitimitet mbi to, do të mundohet të vërë edhe zoti Shkrela, të cilit, i ka mbetur , për gjysmë, një mandat i kryetarit të parlamentit, dhe që ka merita për “depërtim “ të parë në trupin zgjedhor shqiptar,dhe se deri sa ai , ish kryetar i DPS-së, nuk pati krizë në funksionimin e pushtetit lokal , njëkohësisht, funksionoi edhe DPS edhe kuvendi e ekzekutivi i komunës..?!!!
Si do të sillet Milloja….?!!!
Fillimisht, dëshiroj të cekë, se ai, me siguri, duhet ta ketë lexuar, Mark Milanin, i cili i porositë, malazezët, se si duhet udhëhequr me shqiptarët, dhe u thotë, se: Shqiptarët, kënaqen me pak, por edhe u rrinë hatri me pak…, se ata, janë një popull me fantazi , të zhvilluar , që vetë i shpikin do fantazi e gënjeshtra, të cilave, më vonë edhe sillen e u besojnë , duke u kënaqur kështu, madje, edhe me lugën bosh…?!!! Ai, ka për të thënë për opinion, se kjo , mosmarrëveshje, në mes tyr, si miq, dhe partner, e prekë shumë…, e shqetëson edhe konflikti në “shtëpinë e tij” Loro- Shkrela, andaj ai , pasi, që, ndoshta , në 4 sy , t’i ketë kërcnuar, edhe me prokurori “e hetime të fshehta “ që dëgjohen në shtyp, për të mos fyer asnjërin , ndoshta përcaktohet , për një person të pavarur, për të cilin folëm më lart…?!!! Puna e tij, në këto momente, do t’ia përngjas veprimit të Nasradinit, i cili kur hetoi, se dy gra po ziheshin…,filloi e uli brekët…, i pyetur nga kolegët , çfarë bënë Nasradin , të plaçin sytë..?!! Ai , u përgjigj, me fjalët – Më mirë “të jem hazër”, sepse njëra tesh po e rrëzon tjetrën…?!!!
Çfarë të bëhet..?!!!
Duke e ditur, që këto bisedime, do të zgjasin, duke mos humbur kohë, do të nevojitej, që Forumet Rinore të subjekteve shqiptare(ose dikush që ka kredi nga intelektualët…), të hartojnë një platformë e cila do të obligonte , të gjitha partitë shqiptare, që fillimisht, të mbledhin parlamentin e ri, të emërojnë kryetarin e tij- nga subjekti më i madh shqiptar , pas zgjedhjeve.., i cili, më vonë edhe mund të lëvizë, kurse për kryetarin e ri të komunës, të merren vesh më vonë, me nonsens të përgjithshëm…, kuptohet brenda një afati të caktuar më parë. Kjo ide- Ultimatum, të publikohej, për mes mediave, tribunave, peticioneve qytetare , rrjetit social etj….