Forca e Re Demokratike premton shumë ndryshime në Ulqin – Video
“Për 2 vite kemi bërë shumë më tepër se është bërë 22 vitet e fundit në Komunën e Ulqinit, në drejtim të transparencës, luftës ndaj korrupsionit, të drejtave tona, përgatitjes së projekteve dhe përgatitjes së terrenit për të filluar realizimin e projekteve madhore.
Gjatë mandatit 4 vjeçar do të aprovojmë të gjitha planet urbanistike, përfshire Planin Urbanistik Hapësinor të Komunës së Ulqinit.
Kemi identifikuar burimet dhe krahas investimeve në infrastrukturë, do ketë investime edhe në ekonomi, posaçërisht në turizëm dhe bujqësi.
Projekti më i madh me shumë prej 136 milionë eurosh në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim do të realizohet në faza të ndryshme, ku tentojmë që në fazën e parë të hyjë edhe realizimi i ujësjellësit dhe kanalizimit për Shtoj, gjegjësisht Plazh të Madh.
Do të jemi oferta më e mirë për investime në Mal të Zi.
Menjëherë do të fillojmë bisedat më kompaninë Rixos, të cilet duan të bëjnë investime patjetër edhe në Ulqin.
Kemi themeluar Zyrën për Projekte dhe Bashkëpunim Ndërkombetar, e cila në më pak se 2 vite është shpallur më e mira në Mal të Zi, duke fituar projekte në vlerë prej 1.7 milionë eurosh.
Kemi identifikuar burimet, ndër të cilat Banka Islamike për Zhvillim, në bashkëpunim me të cilët do të organizojmë konferencën për investime.
Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim ka premtuar 5 milionë euro për investimet e para në ujësjellës dhe kanalizim në Mal të Bardhë, Braticë, Totosh dhe Kodra.
Duhet të bëhet legalizimi i objekteve, ku planifikohen 40 milionë euro nga kompensimi.
Gjithashtu planifikojmë të ardhura nga shitja e tokës së Komunës në Mavrian – Hije.
FORCA – E vetmja rrugë drejt zhvillimit”
Nazif Cungu, kryetar i FORCËS dhe kryetar i Komunës së Ulqinit