Urime Viti i Ri 2014 – Forca e Re Demokratike
December 31, 2013 | Real Estate
Forca e Re Demokratike uron që Viti i Ri 2014 t’ju sjellë shëndet, begati dhe lumturi në familjet tuaja! Qoftë vit i sukseseve dhe arritjeve të synimeve tuaja personale, familjare dhe të komunitetit shqiptar.
Urojmë që viti 2014, me anë të angazhimit tonë të përbashkët, të jetë viti i realizimit të aspiratave të shqiptarëve në Mal të Zi për të qenë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë.
Përzemërsisht ju falënderojmë për besimin tuaj!
Për shumë mot! Gëzuar!
Forca e Re Demokratike