Nika: Përse Abazoviqi nuk ia tha të gjitha Gjukanoviqit në parlament….

December 26, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Dritan-AbazovicShkruan Muhamet Nika

Edhe pse  për ata , të cilët , janë mësuar, që gjërat , t’i  shikojnë nga këndi, i Abazoviqit  ,  mund të duket se çdo gjë shkoi në rregull,  gjatë debatit me kryeministrin,  me gjithë atë, ai, sipas nesh,  nuk i shtroi gjërat , ashtu siç duhej…Ndërsa, për gjithë këtë,  mbetet çështje e hapur , të  dihet: Athua ai ,  nuk diti , apo nuk deshi….Nisur, nga detajet e përmendura,  gjatë debatit, për privatizimin dështues në Ulqin, që ai nxori, nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me një mos dije?!

Historiku i problemit të privatizimit në Mal të Zi dhe  në Ulqin

Mendojmë që në fillim të debatit të vet, Abazoviqi, duhet të tërhiqte vërejtjen  për një fakt , që me siguri,  opinioni  ulqinak dhe ai malazias nuk e dinë ,  mjerisht as sot,  e  që është, se nga 22 komunat në Mal të Zi, vetëm komuna e Ulqinit, mbeti  pa hisen e saj  e cila  i takonte gjatë procesit të privatizimit të pa ligjshëm të ish ndërmarrjeve komuniste  në Ulqin…?!!! Dhe  që për këtë padrejtësi të madhe   e cila iu bë komunës së atëhershme, ai bashkë me partinë e tij dhe gjithë të tjerët, do të padisë kryeministrin Gjukanoviq dhe vetë  shtetin në Gjykatën e Hagës. Në këtë drejtim , ta zëmë, ai,  duhej të cekte, që pas konsultave të gjëra edhe   me Këshillin Nacional të Shqiptarëve, anëtarë i të cilit është me funksion, do të formonin një grup ekspertësh të drejtësisë ndërkombëtare, nga e gjithë hapësira shqiptare , i cili, do të kishte për detyrë, të mbrojë  çështjen e plaçkitjes së pasurisë , që u bë në këtë kohë, nga kryeministri , Gjukanoviq, nga se ai , kryesonte me procesin e privatizimit…

Të kujtojmë, që për pranim të menjëhershëm të pavarësisë, së Malit  të Zi, Gjukanoviq, e kish kusht dhe  iu desh të fus një normë ligjore në kushtetutën  e shtetit të ardhshëm ,  e  cila e obligon shtetin , para qytetarëve të vet, në momentin,  kur thotë: Për qytetarët e Malit të Zi, vlejnë rregullat e vendit dhe ligjet ndërkombëtare. Ligjet ndërkombëtare, kanë përparësi në krahasim me ata të vendit.

Çfarë e këshilluan perëndimorët premijerin Gjukanoviq…?!!!

Në kohën, kur u hetua , se  i pëlciti , boshti i qerres së luftës  Millosheviqit,  dhe që u dha sinjal i qartë, se bota, nuk do ta lejojë gjatë, të “ laj  lesh  në shqiptarët dhe në të tjerët”, Gjukanoviq, po duket e hetoi i pari, se  kish ardhur koha të kërcente nga qerrja e tij, në se  nuk dëshironte  ta paguaj  me kokë. Një gjë të tillë , Presidenti Bullatoviq, nuk po e kuptonte ose nuk kish guxim ta bënte. Pasi  Gjukanoviq, nisi koordinimin me perëndimoret, atij,  po duket,iu desh të  pranojë sugjerimet e tyre  se si  duhet të  sillet me  ekonominë socialiste të shtetit, pra edhe të asaj ulqinake. Këshilla e perëndimorëve, ish  e qartë, dhe u tha se pasurinë socialiste,  duhet t’iu ndajë  njerëzve, që kanë afinitet për biznis dhe që ndoshta, mund të bënin ristrukturimin e saj. Kurse për  ekonominë në zonat me potencial turistik- më vonë MORSKO DOBRO, duhej tu jipte sha(n)sin e privatizimit edhe biznesit ( kapitalit) të huaj,  SEPSE ATJE ISH NJË VLERË  TË MADHE?! Si duket, Gjukanoviqit, nuk i parapëlqei shumë kjo skemë, dhe u përcaktua, që pasurinë shoqërore komuniste , ta ndajë me të afërmit dhe kumaritë e vet në formë“Shićari“- kujto shprehjen malazeze, për plaçkën e luftës , që  është :“ šićariti nešto“!! Shorti, për të privatizuar- si „šićar“ në   objektin më të rëndësishëm ekonomik të Ulqinit – „ Sollanën“, si duket i takoi, kumbarit, të tij Baroviq,  por që u pa, se ai, si shumë  „kumari „ tjerë, nuk kish lidhje me biznesin.  E gjithë pasuria, e „falur“,  këtij biznismeni kontraverz,  i përfundoi si „hipotekë“bankare, për kreditë e marra në emër të kripores. Aktualisht ,  ndërmarrja,  nuk  ka kurrë gjë të vetën në katastër.

Nga ana e tjetër, amosfera e luftës , në të cilën gjendje u krye privatizimi, nuk lejonte kurrëfarë hapësire, që pushteti lokal i kohës në Ulqin, të paraqitej, për të kërkuar hisen e vet,  sepse shqiptarëve,politika e kohës, jo që u garantonte tokën, por u kërcnonte edhe kokën. Rrugëve të Ulqinit, militantë të luftës antishqiptare, që nxitej atëherë, lirshëm këndonin këngën“ Slobodane / samo kreni/ do Tirane svi smo spremni/Slobodane, samo reci, letićemo kao meci….“ Është tepër e vështirë, që në këtë kohë,  të dështimit të privatizimit, të akuzohet tej mase, pushteti i Ulqinit të atëhershëm,  që e kish LD në MZ, edhe pse pa dyshim që i ka lëshimet e veta.

A  i bie që në Ulqin , nga kjo kohë , në aspektin ekonomik  të  ketë „ profitera lufte“

 Gjithashtu, Abazoviq, duhej si deputet , të“ gjente   guxim“ e të veçonte,  se   pasi  pushteti i atëhershëm lokal, në Ulqin, reagoi me një zë të zbritur, rreth privatizimit…, në qytet, filluan edhe u paraqitën, disa zëra(faktorë tjerë) , në shoqërinë e atëhershme ulqinake , të cilët nuk e parapëlqenin  fort, politikën e bojkotit të pushtetit vendor ndaj  privatizimit , dhe filluan ta  akuzojnë atë , si  „kohë e shkuar“,  e si „të prapambetur me patriotizmin e vet“….?!!  Ata propagandonin, që kish ardhur „vakti i ekonomisë“, dhe kështu, filluan, t’i ofrohen partisë në pushtet, duke plaçkitur bashkë me te , objektet më pak të rëndësishme,  në zonën  kontinentale të qytetit, por që u dhanë mundësinë  atyre, të vinin te milionët e parë, kuptohet, jo krejtë të ligjshëm. – Fatos Nanoa, thoshte;  „Vetëm mos  më pyesni për milionat e parë si do t’i fitoj,- së milionëve të dytë, pa problem iu paguaj  edhe tatimin“-„ PDV-në“.S’ka  pikë dyshimi ,që kjo ,  politikë e tillë, kish filluar , t’i pëlqente edhe kryeministrit, i cili , në vend të  Bardhit, të prapambetur, dhe që rreth procesit të privatizimit, përkrahte politikën e Bullatoviqit,  i cili  ish kundër privatizimit- Kryeministrit, u tha:  –  Se i pëlqenin do shqiptarë tjerë që nuk i pengonte problemi i shqiptimit të germës së 36, të alfabetit – germës „DH“, siç bënte,  ta zëmë,  z. Bardhi, dhe që , po“ të ish puna për të  shitur diç me tok“, mund ta shkruanin  , pa hezitim, edhe kështu „ šitet me tok“…?!!!

Një rekomandim…

Shikuar realisht, deputetët shqiptarë, deri më sot, kanë çelë vetëm probleme nacionale , në parlamentin e Malit të Zi. Ata , ndoshta me të drejtë, nuk  i kishin për mostër, çiftet e deputetëve tjerë, që merreshin  edhe me probleme sociale të shoqërisë, si për shembull, Medojeviqi dhe Mandiqi.  Por me sa duket, nuk do të ishte keq, që edhe ata , të kenë  “Mandiqin “ apo “Medojeviqin” e vet dhe që ,ky rol, i shkon “për bukuri” Abazoviqit. Kurse, nga ana e tij, Abazoviq,  në  se dëshiron të ndërrojë një çikë  kurs, duke qitur, në pah elementet nacionale  nga këndi i tij, mbi ata   qytetare, punë e cila, pa dyshim, nuk mund t’i mohohet as kujt,  sepse gjithkush ka të drejtë  të  ndërrojë …?! Ai duhet të  ndërmarrë me subjektin e vet një seri masash në parlament, për të bindur, qytetarët, se ajo , që ai , potencon , “nuk është vetëm floskulë demagogjike , për poena politikë”, siç veçoi, vetë ai,  në fillim të bisedës, por që është një punë e njëmend të. Nga ky kënd, do të duhej, sa më parë të përgatitet  , dokumentacioni për padi të shtetit në Hagë,  rreth problemit që  ceku,  në parlament  dhe njëkohësisht, me partinë e vet, të përgatisë ligjin ,  kundër  “profiterave të luftës” – milionave të  parë,  të fituar, në kohë lufte. Ligji duhet të cekë, se ,për ato   të holla,   mbi të cilat, nisur nga   “baza  e të dhënave” shtetërore fiskale ,  nuk del   që   është paguar PDV-JA” me njëherë tu merret tatimi me  ndërhyrje të shtetit….

Na duket, që në këtë drejtim, shqiptarët, në Mal të Zi, në se vonohen , në hapjen e çështjeve, mund t’i gjejë ndera e çamëve në Greqi, të cilët, po mundohen të hapin çështjen e vet, pasi Greqia,  veç  ishte  bërë  partnere e Bashkimit Evropian. Kujdes, si po sille(n)mi  rrugëve të Brukselit….? Koha është shpatë, nëse ti nuk e pret, të pret ajo ty, porosiste profeti  i fundit,  Muhameti  a.s…?!!!