Komuna e Ulqinit shembull për komunat e tjera në Mal të Zi

December 26, 2013   | Shoqëria / Društvo

Opstina-Ulcinj-OEBS-MontenegroZyrës për bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërkombëtare të Komunës së Ulqinit i është dorëzuar pllakati “Praktika më e mirë në vetëqeverisjen lokale në Mal të Zi në vitin 2013” për fushën tematike “Përgatitja dhe realizimi i projekteve të financuara nga fondet e BE”.

Nazif Cungu-OEBS-Montenegro-1
Programi “Praktika më e mirë në vetëqeverisjen lokale në Mal të Zi”, si pjesë e programit më të gjerë të forcimit të kapaciteteve të administratës lokale të Mal të Zi, e zbaton Bashkësia e komunave të Malit të Zi në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme të Malit të Zi dhe misionit të OSBE – së në Mal të Zi.

Nazif Cungu-OEBS-Montenegro-1
Ky është viti i gjashtë me radhë që praktika më e mirë e vetëqeverisjes lokale shqyrtohet dhe shpërblehet. Të pranishmit, në emër të gjitha komunave të shpërblyera i ka përshëndetur kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu. Kryetari Cungu theksoj që programi “Praktika më e mirë” përfundimisht e ka arsyetuar objektivin e vet, sepse e ka nxitur frymën e garës dhe konkurrimin ndërmjet komunave dhe me këtë ka krijuar mundësinë që të mësojmë nga njëri tjetri.

Nazif Cungu-OEBS-Montenegro
Kryetari Cungu veçmas u ndal në rolin e Komunës së Ulqinit në këtë program – “Mua si kryetar i Komunës së Ulqinit shumë më gëzon fakti që edhe ne këtë vit jemi në shoqërinë e më të mirëve. Komuna e Ulqinit për herë të parë konkurroj dhe fitoi shpërblimin. Me këtë është vërtetuar drejtësia e vendimit për formimin e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte dhe se ekipi i ri është i përgatitur për projekte dhe sfida të reja”.

Nazif Cungu-OEBS-Montenegro-2
Në emër të organizatorit të ceremonisë solemne të ndarjes së çmimeve, të pranishmëve ju është drejtuar Alyn Roberts, u.d. të shefit të Misionit të OSBE – së në Mal të Zi, Jadranka Vojinoviq, sekretar shtetëror i Ministrisë së punëve të brendshme dhe Refik Bojaxhiq, Sekretar gjeneral i Bashkësisë së komunave të Malit të Zi.

Arsllan-Hajdinaga-kordinator
Praktikën e Komunës së ulqinit “THEMELIMI DHE FUNKSIONIMI I ZYRËS PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR DHE PROJEKTE” e prezantoi Arsllan Hajdinaga, Koordinator i zyrës.