Draga: Ministria e Arsimit nuk kompenson azgje per shkollen e muzikes
NP QENDRA E KULTURËS
Ulcinj-Ulqin
Br./Nr.zyrtare
25.12.3013
Konferencë për media
Ka kohë që ekziston një çështje e pazgjidhur në mes Qendrës së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit, e ate jo me fajin tone por me qendrimin e refuzues nga ana e Minsitrisë së arsimit. Fjala është për hapësirat të cilat i shfrytëzon Shkolla për arsim fillor të muzikës në sipërfaqe prej 272m2, pa asnjë vendim apo kontartë nga data 18.5.2010.
Enkas në lidhje me ketë çështje në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Qendrës së Kulturës me datë 24.6.2013, është marrë vendim qe të përgatitet Kontrata dhe ajo te nënshkruhet ne mes Qendrës së Kultures dhe Ministrisë së arsimit e nëse diçka e tillë nuk arrihet atëher përfaqësuesit e Shkollës për arsim fillor të muzikës duhet të lirojnë objektin. Unë e kam përgatitur Kontartën dhe e njëjta i është dorëzuar në Arkiven e Ministrisës së Arsimit në Podgoricë dhe mban nr. e protokollit 01-3375/2 më datë 13.9.2013. Në Kontartë janë shënuar obligimet e Ministrisë për të shlyer borxhin e qerasë për vitin shkollor 2010/2011, 2011/2012 dhe 2012/2013, në shumën totale prej 20.000 euro, ndërsa për vitin shkollor 2013/2014 duhet të përgatitet kontratë e veçantë.
Edhe pse është arritur marrëveshje paraprake me këshilltarën e ministrit që ajo do të nënshkruhet deri më tash nuk kemi përgjigje nga ana e Ministrisë. Nga një veprim i tillë del qartë se Shkolla për arsim fillor të muzikës është duke e shfrytëzuar lokalin tonë pa asnjë vendim apo kontratë valide nga data 18.5.2010, që është rast pa paresedan ne boten demokratike.
Njoftojmë më ketë rast se si më parë edhe tash Qendra mbulon shpënzimet e ujit dhe komunalisë edhe për Shkollën e ulët të muzikës pa asnjë kompensim. Veprimi refuzues nga ana e Minsitrisë së Arsimit nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse kur ka mjete financiare për të investuar në mjedise të tjera në Mal tël Zi me miliona euro, atëher duhet të ketë mjete për të paguar edhe qeranë ndaj nesh e cila është shumë e ulët. Ne habitemi me qasje joserioze për një çështje shumë serioze nga ana e Ministrisë së arsimit. Një veprim i tillë nuk nderon as Ministrinë e arsimit e as Qeverinë e Malit të Zi. Por, ne fund presim që kjo çështje të zgjidhet me konsenzus qe të jetë në favor të dy palëve, në të kundërtën do të jemi të detyruar për të marrë masa të cilat nuk janë në etikën tonë.
Drejtori
Dr.Nail Draga