Nika: Varri i Balozit të detit duhet të jetë në Anë të Malit
Ballafaqimi me kulturat e tjerëve në lëmin e studimeve folklorike ka nxjerrë në pah narcizmin nacional gjatë studimit. Andaj duke e çmuar këtë si punë të dëmshme për shkencën themi se trajtimi real është punë më me mend. Ne këtu do të trajtojmë një problem ashtu si paraqitet në fotografinë reale të ngjarjeve . Pa marrë para sysh atë se dikujt mund të mos i pëlqej ky trajtim dhe t’i duket narcizoizëm…
Bajlozi apo balozi, figurë e rapsodive popullore shqiptare; përfytyrohej si një vigan, i cili vinte nga deti dhe bënte të këqija. Fillimisht fjala ka patur kuptimin e ambasadorit. Ngandonjëherë ngatërrohet me Arapin a Harapin.
Duke i u kthyer problemit të heroit Ana Malas, zbuloj këtu një rrëfim- legjendë vendase tepër interesante,që cekëm e që thotë se edhe varri i bajlozit të detit, që njihet në këngët legjendare shqiptare, besohet të jetë në Anë të Malit. Kënga , bajlozin, e njeh me emrin – HARAPI I ZI, me që për bajlozin folëm më herët, këtu do shkëputur vargjet e këngës:
HARAPI N’ANË TË MALIT/ Nji harap qi paska dal / shum haraç n’popull me marr/………Pak nen majen e Selmanit/ met harapi n’fush tmejdanit/ met harapi ne ket ven-Bojk Kosiq e me gjith Mill/ Nji ket vend te gjith e din/ ka do tjer qe e din ma/ Harapi vorrin ku e ka/ e dijn gjith prej nji kti shpatit/ ku thirret : „VORRI HARAPIT“/ ktu asht shkru me gjak te ti/ Ven i shejt me shum ransi/ Ana Malit viton n’ mejdan/ e nStamoll- o nami shkan…
Kčnga u mblodh, nga Shaban Osmanaj dhe botoi Artclub.