UDSH: Sjellja e turpshme e pushtetit lokal
Kumtesë për opinion të Unioni Demokratik të Shqiptarëve me rastin e grevës së punëtorëve në Qendër për kulturë
Unioni Demokratik i Shqiptarëve e vlerëson të turpshme sjelljen e qeverisjes lokale në rastin e grevës së punëtorëve të Qendrës për kulturë. Të dalësh para punëtorëve dhe të thuash që mos të presin asnjë lloj ndihme edhe pse e dinë që përveç detyrimit ligjor kanë dhe detyrim moral të jenë në krahë të tyre, sepse në fund të fundit, këto janë njerëzit që deri dje i ranë të gjitha këmbanave për të drejtën e punëtorëve për paga, ndërsa tani që kjo mundësi iu dha, sillen sikur kjo absolutisht nuk i shqetëson.
Me të drejtë pyesim: ku janë këto premtime që çdo të parit në muaj do të jepen pagat, ku humbën idetë shpëtimtare dhe projektet për shpëtimin e qytetit tonë?
Zotëri pushtetmbajtës, silluni kah këto punëtorë, sepse ato nuk kërkojnë që të ju dhurohet gjë, por kërkojnë atë çka minimale iu takon, kërkojnë atë çfarë është më normalja, e ato janë pagat e fituara me nder.
Thërrasim zotërinjtë të nxjerrin kokën nga rëra dhe të merren me problemin e këtyre punëtorëve, sepse atje nuk janë në grevë Mongolët dhe Kinezët, por vëllezërit dhe motrat tona, bashkëqytetarët tanë që hiç më pak se ato kanë të drejtë për jetë normale.
Zotërinj pushtetmbajtës, ju përkujtojmë që në Qendër për kulturë punëtorët janë në grevë urie, dhe atë askush tjetër por nënat, bashkëshortet dhe motrat tona. për këtë arsye gjeni zgjidhje sepse nuk bëhet fjalë për miliona, por për disa dhjeta mija euro.
Mos u arsyetoni në pamundësinë e marrjes së kredisë, por thërrisni seancën e kuvendit dhe të gjithë së bashku të gjejmë zgjidhje të favorshme.
Kryetari i UDSH-së,
Mehmed Zenka,d.v.