Në Ulqin do investohen afro 600.000€ nga NP”Mirave detare”

December 11, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Komuna-Ulqinit-NP-Morsko-DobroNë zonën e të Mirave detare në Ulqin do të investohen afro 600.000 Euro

Kryetari Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij së bashku me përfaqësuesit e NP për të Mirat detare kanë vazhduar bisedimet rreth planeve dhe projekteve për vitin 2014. Në vitin e ardhshëm në Ulqin, në zonën e të Mirave detare do të investohen afro 600.000 Euro, nga shuma e përgjithshme prej 800.000.
Pas vizitës së përbashkët të Ranës, Kacemes dhe Mandreqit, janë shqyrtuar prioritetet dhe mundësitë e realizimit të projekteve të caktuara në kuadër të investimeve të parapara.
Komuna-Ulqinit-NP-Morsko-Dobro-1

Për shkak të mos funksionimit të Kacemes, të pranishmit ranë dakord që krahas mënjanimit të rërës dhe thellimit të Kacemes, është e nevojshme që të bëhen dhe hulumtime të caktuara me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për pendën në këtë pjesë. Ata gjithashtu vlersuan që është e nevojshme të punohet studimi i fizibilitetit për tërë Ranën duke përfshirë Kacemen dhe Mandreqin. Projekti tjetër i rëndësishëm është rregullimi i Mandreqit me qëllim që t’u mundësohet peshkatarëve nxjerrja e varkave në këtë vend. Projekti i rregullimit të Moles së madhe dhe të vogël, vlera e të cilave kapë shumën prej 800.000 Euro do të realizohet në faza, njëra prej të cilave do të realizohet vitin e ardhshëm.

Komuna-Ulqinit-NP-Morsko-Dobro-2
Në takim poashtu u fol për krijimin e kushteve për anijet turistike për t’iu ofruar bregut në plazhin e madh në atë mënyrë që Komuna e Ulqinit të propozojë disa lokacione për ankorim. Shqyrtimi i situatës së objekteve të përkohshme në Plazhin e madh me qëllim që të krijohen kushtet për nënshkrimin e kontratave me qiramarrësit e plazheve pa vonesa, problemi i shtëpizave të peshkatarëve në Bunë si dhe projekti i kanalizimit dhe ujërave të zeza për objektet në Bunë, rregullimi i Mandreqit në Valdanos si dhe plazhi i Valdanosit, shtegu i këmbësorëve dhe muri mbrojtës në Pyllin e pishave si dhe shumë projekte të tjerë, gjithashtu kanë qenë tema të këtij takimi.

Komuna e Ulqinit