CEDEM: Një në pesë malazezë nuk dëshiron të jetojë në një shtet me shqiptarët

December 11, 2013   | Rajoni / Region

Milos Besic-CEDEMAnketa

Podgoricë, 10 dhjetor 2013 – Hulumtimi mbi distancën etnike në Mal të Zi, të cilin e bëri Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut (CEDEM), tregon që njerëzit në Mal të Zi vështirë pranojnë që dikush i cili nuk është i kombësisë së tyre të ketë pozicion drejtues në shtet.

Metodologu Milos Besic ka shpjeguar që distanca mesatare ndaj të gjitha grupeve etnike vërteton që distanca më e madhe etnike është ndaj romëve, sepse më shumë se 46 për qind e qytetarëve ka atë distancë ndaj përfaqësuesve të tyre.

“Ndaj shqiptarëve kjo vlerë është 39.4 për qind, ndërsa ndaj kroatëve 35,6 për qind. Këto janë vlera shumë të larta.

Në Mal të Zi njerëzit “tolerancën etnike” e kuptojnë nëpërmjet shoqërimit dhe komunikimit. Gati 43 për qind e të anketuarve nuk do të dëshironte të shoqërohet dhe të takohet me romët, 34.6 për qind me shqiptarët, ndërsa rreth 31 për qind me kroatët.“Çdo i pesti qytetar apo qytetare e Malit të Zi, nuk do të dëshironte të jetonte me shqiptarin në një shtet”, tha Besic.

(B.Salihu)

illyriapress