Bujar Hasangjekaj zgjidhet anëtar i KNSH-së
KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI
NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Nr.73/13
Ulqin, me 07.12.2013
KUMTESË PËR OPINION
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi me datë 07.12.2013 ka mbajtur mbledhjen e rregullt.
Në këtë mbledhje u bë zgjedhja e anëtarit të KNSH-së në Këshillin drejtues të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi, si dhe është marrë vendimi për formimin e dy komisioneve të përkohshme.
Për anëtar të KNSH-së në Këshillin drejtues të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi, me votim të fshehtë, është zgjedhur z.Bujar Hasangjekaj.
Ndërsa dy komisionet të cilat janë formuar kanë karakter të përkohshëm dhe do të mbulojnë punën e komisioneve ekzistuese, deri në zgjedhjen e komisioneve të përhershme, që do të formohen në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet e satatutit dhe rregullores së punës që janë duke u përgatitur nga grupi punues i KNSH-së.
Kryetari,
Genci Nimanbegu