Zenka: Nacionalizim modern i pronës private të Shqiptarëve ?!
Unioni Demokratik i Shqiptarëve mbas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë së partisë të mbajtur lidhur me vendimin e Gjykatës supreme të Malit të Zi dënon ashpër vendimin e Gjykatës supreme të cilën e cilëson tejet të dëmshëm dhe shkatërrues për ekonominë tanimë të rrënuar të qytetit të Ulqinit.
Edhe ky vendim si dhe të gjithë vendimet tjera të cilët trajtojnë rripin e të Mirave detare më së shumti prek qytetarët e Ulqinit nga të gjithë komunat tjera bregdetare, ndërsa në favor të kësaj flet dhe fakti që nuk ishte aq vështirë që njëzëri ta sjellin një vendim të tillë.
Nuk është e mjaftueshme që mesatarja e shtrirjes së rripit të Të mirave detare në komunë të Ulqinit është 600m (pesë herë më i madh se në komunat tjera bregdetare), që 57% e territorit të Të mirave detare e përben Ulqini (të gjitha komunat tjera përfshijnë 43%), por është dashur edhe ky vendim i Gjykatës supreme në mënyrë që 100% të merret kontrolli ndaj resursit më të rëndësishëm ekonomik të qytetit të Ulqinit.
Jemi të sigurt që sikur këto të dhëna të ishin anasjelltas, ky vendim dhe vendime të ngjashëm me këtë asnjëherë nuk do të shihnin dritën e diellit madje as nuk do të guxonin të bihen.
Ja mundësia që deputetët tanë të tregojnë dhe dëshmojnë sa e duan qytetin e vet dhe sa janë në gjendje të bëjnë dhe ti ndihmojnë vendit të vet. Ja dhe mundësi të dëshmohet sa vlen pozicioni i kryetarit të KD Të Mirat detare.
Ky vendim i Gjykatës supreme nuk është asgjë tjetër përveç nacionalizim i pronës private në mënyrë modern, pse jo kur dihet që në 80% e kësaj toke është në pronësi të Shqiptarëve.
Ftojmë faktorët politik të komunës së Ulqinit në krye me kryetarin që sa më urgjent të caktojnë mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendit të Ulqinit dhe që të përcaktohen ndaj këtij vendimi.
Kryetari i UDSH-së,
Mehmed Zenka,d.v.