Shqiptarja nga Mali i Zi fiton ‘Miss Zvicra’ – Video

December 3, 2013   | Lajmet / Vijesti

Sindi-Arifi-Miss Suisse Romande 2014Sindi Arifi, shqiptare e Malit të Zi ka fituar kurorën e më të bukurës në garën e bukurisë “Miss Suisse Romande 2014″, të mbajtur gjatë fundjavës në Palexpo të Gjenevës.

Bukuroshja 18 vjeçare prej vitesh jeton në Zvicër dhe është nxënëse në fushën e specializimit social. Ajo është zgjedhur nga një juri profesioniste mes shumë garueseve të tjera. Ndërsa përcjellësja e parë e shqiptares ishte Céline Morel, kurse si e treta u rendit, Mwavita Darbellay.

Përveç modelimit, Sindi duket se e ka pasion edhe muzikën, pasi që vijon edhe shkollën e kitarës. Madje, ajo ka marrë pjesë në evenimente të ndryshme muzikore të zhvilluara, jo vetëm nga diaspora shqiptare në Zvicër, por edhe komunitetet tjera.