Nesër Prezantimi librit “RRETHIMI I SHKODRËS” në Qendrën kulturore në Ulqin
Në organizim të Qendrës Kulturore mbahet takimi me përkthyesin amerikan David Hosaflook dhe prezantimin e librit RRETHIMI I SHKODRËS të autorit Marin Barleti në shqip dhe anglisht.
Takimi mbahet në Galeri të artëve pranë, ditën e mërkurë me 4 dhjetor 2013, në ora 18.00.
Ju mirëpresim!
“Rrethimi Shkodrës” në anglisht
Vepra monumentale e Marin Barletit “Rrethimi i shkodres” përkthehet për here te pare ne anglisht.
Vepra e pare e letërsisë historiografike shqiptare, “Rrethimi i Shkodres” që mban autorësinë e Marin Barletit flet anglisht për herë të parë falë përkthyesit David Hosaflook .
David Hosaflook “u takua” me Marin Barletin për herë të parë më 1993-shin, në një trotuar të pluhurosur të Shkodrës, sepse në atë kohë trotuaret ishin vendet e zakonshme dhe të vetmet për të blerë libra me vlerë.
Kjo vepër e të parit autor të letërisisë sonë dhe një prej burimeve më të rëndësishme për njohjen e asaj periudhe promovohet në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar. Luan Malltezi thotë se kjo vepër nuk pati të njëjtin fat si Historia e Skënderbeut
Ndërsa studiuesi Ferid Duka e ve theksin te rendësia e kësaj vepre.
Merita i takon amerikanit David Hosaflook, që në vitin 2012 bëri të mundur përkthimin e këtij libri për herë të parë nga shqipja në anglisht, duke ua dhënë lexuesve, sidomos atyre të huaj, një material me shumë vlerë për historinë e Shkodrës dhe të Shqipërisë në përgjithësi. Barleti mbetet autori i parë i letërsisë shqiptare dhe burim i rëndësishëm i historiografisë së shekullit XV.