Draga: Harmonia ndërfetare si dukuri moderne ndër shqiptarë
Organizimi i themelimit të Këshillit Shqiptar të Paqës, në qytetin historik të Prizrenit, ka një domëthënie të veçantë së mbahet në 135-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizatës politike mbarëkombëtare, që është ngjarja më madhore e shqiptarëve në shek.XIX.
Nëse vitin e kaluar e tërë bota shqiptare në hapësirën e saj etnogjeografike si dhe në diasporë festoj më krenari 100-vjetorin e themelimit të Shtetit Shqiptar-Shqipërisë, ky vit është e kundërta ai është tragjik se 100-vjet më parë u bë ndarja zyrtare e hapësirës shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ku sajë të kufijve artificial jashtë shtetit kombëtar shqiptar mbeti më tepër së gjysma e popullsisë dhe e territoreve shqiptare. Dhe për këto 100 vite shqiptarët përjetuan dhunë, shpërngulje, asimilim dhe luftëra të ndryshme, por mbijetuan dhe sfiduan rrethanat e kohës dhe politikat ekspansioniste të fqinjëve tanë.
Ndonëse populli shqiptar trashëgon një divesistet të theksuar fetar, bashkëekzistenca, harmonia dhe toleranca fetare e kanë veçuar të kaluarën dhe të tashmën e shqiptarëve. Eshtë kjo një vlerë e çmuar historike që rrallë kush e ka nga popujt e tjerë në botë, andaj ne më kënaqësi iu ofrojmë popujve të tjerë të botës në luftën kundër intolerancës, fanatizmit dhe ekstremizmit fetar.
Toleranca fetare, nuk është dukuri e re e as e panjohur për shqiptarët, sepse ajo gjatë shekujve u bë vyrtyt specifik i popullit tonë. Nga Mesjeta kur shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike, u përhap islamizmi u ruajt toleranca fetare, sepse vazhduan të njëjtet faktorë si territori i përbashkët, gjuha, tradita dhe marrëdhëniet shpirtërore.
Në sajë te të dhënave që disponojmë del se ekzistimi i tre konfesioneve fetare të shqiptarët: katolicizmi, ortodoksizmi dhe islamizmi, iu ka bërë përshtypje edhe personaliteteve të huaja të cilët kanë vizituar viset shqiptare në të kaluarën.
Vazhdimisht ka ekzistuar bashkëpunimi reciprok në mes komuniteteve të tre besimeve të ndryshme, në rrethana të ndryshme shoqërore.Botimet e ndryshme të kësaj natyre janë dëshmi e një konstatimi të tillë praktik, si të asnjë poipull tjetër.
Nëse analizojmë faktorët që patën ndikim të jashtëzakonshëm në kultivimin e tolerancës fetare të shqiptarët nuk ka dilemë se rolin dominant e kanë pasur ideologët e Rindjës Kombëtare Shqiptare. Ata ndikuan që politika e përçarjës fetare të dështoj, sepse ata me veprat e tyre kultivuan atdhedashurinë, se me vetdije vuan përpara kombin e më pas besimin. Ishte ky një veprim largëpamës, që dalloheshin nga fqinjët tanë të cilët më parë vendosnin besimin e më pas kombin. Ka mbetur nga ajo kohë thënia emblematike e Pashko Vasës “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Ishte ky një kushtrim për kohën por si i tillë vjen deri në ditët tona, plot emocion dhe idealizëm. Dhe kështu të bashkuar me idealizëm, me rastin e shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntort 1912, toleranca fetare dëshmohet në praktikë nga përbërja e Qeverisë së parë shqiptare e cila përbëhëj nga përfaqësuesit e te tre konfesioneve fetare.
Kujtojmë më ketë rast priftin katolik atë Luigj Bumçi i cili në dhjetor të vitit 1919 shkoj të Papa në Vatikan, për të kërkuar mbeshtetje për çështjen shqiptare. Ai në mes tjerash i dëshmoj Papës së ndonse shumica e shqiptarëve janë të besimit islam, ata e kishin zgjedhur për kryetar të delegacionit të tyre.
Ndërsa në takimin në Gjenevë me 17.12.1920 në Lidhjen e Kombeve, ku diskutohej për pranimin e Shqipërisë në ketë organizëm, Shqipëria përfaqësohej nga Fan S.Noli.
Po ashtu edhe Mbreti i shqiptarëve Zogu I, në ditën që u inaugurua për mbret me 1 shtator 1928 e bëri betimin me njerën dorë në Kuran dhe tjetrën në Bibel, duke simbolizuar kështu unitetin kombëtar. Kjo çështje pas Luftës së Dytë Botërore, me instalimin e diktaturës komuniste në hapësirën shqiptare, mbeti e margjinalizuar në çdo aspekt, sepse çështja e besimit trajtohej si e rrezikshme e madje edhe e denushme. Ishte koha kur qasja ideologjike e partisë shtet eliminonte çdo trajtim tjetër të çështjeve shoqërore, duke anashkaluar edhe përvojën pozitive nga e kaluara, nga çështja e besimit.Vetëm pas dështimit të monizmit dhe miratimit të pluralizmit ndryshuan rrethanat të cilat janë në favor të diversitetit të besimit dhe vlerave morale të tyre.
Ndihma reciproke dhe bashkëpunimi i pjesëtarëve të komuniteteve fetare të popullit shqiptar edhe sot vazhdon në forma të ndryshme. Ne ketë aspekt kemi shembuj qe janë për admirim dhe ne mburremi me to. Si e tillë harmonia dhe bashkëjetesa fetare e shqiptarëve është rast unik në botë dhe shëmbull për popujt e tjerë. Nuk ka dilemë se ketë vlerë duhet mbrojtur dhe avancuar, sepse është vlerë civilizuese.
Shqiptarët si një nder popujt më të vjetër të Evropës do të vazhdojnë më ketë filozofi të veprimit, ndërsa kontributin e tyre do ta japim edhe ne si ambasador të paqës. Duke marrë parasysh se shek.XXI është shekulli i shqiptarëve, shumë çka varet nga ne se si do të veprojmë dhe koordinojmë veprimet brenda vehtës dhe me aleatët tanë në mënyrë qe të realizojmë aspiratat tona kombëtare.
(Fjala e mbajtur më rastin e themelimit të Këshillit Shqiptar të Paqës, në Prizren më 17.11.2013)