Festa e Geshtenjave ne Kraje + Foto
Për të shtatin vitë radhazi është mbajtur në Krajë të Malit të Zi “ Festa e gështenjave Krajë 2013” një manifestim i cili tashmë ka hyrë në traditen e tij për këtë zone. Në qëndër të Ostrosit që është edhe qendra e zonës së Krajes organizatorët kishin vendosur që të mbanin edhe panairin me produktet e banorëve vendas, ku dominonte gështenja, peshku dhe duhani por edhe produkte tjera të zonave bregdetare të Malit të Zi.
Në kuadër të manifestimit “Festa e geshtenjave – Krajë 2013” sot në Krajë kishte një fluks të jashtëzakonshëm mysafirësh. Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, turistike dhe bujqësore përveç vendasve kishte një numër shumë të madh të pranishmeve nga Ulqini, Shkodra, Ana e Malit dhe Tuzi.
Eshte hera e shtatë qe Bashkesia Lokale e Ostrosit me perkrahjen e Komunes se Tivarit organizon kete feste, e cila më shumë se një panair ka edhe një qëllim bashkimin e gjithë krajanevë që vitet e fundit janë larguar nga kjo trevë.
Kryetari i Bashkësisë lokale të Ostrosit Emro Duraku tha që për mysafirë janë siguruar 500 kilogram gështenja të pjekura dhe të ziera, dhe që qëllimi këtij manifestimi është të paraqes kulturën, historinë dhe potencialet turistike të kësaj zone.
Foto Koštanijada 2013. Ostros. Montenegro Facebook