Nika: A do të ndikojë pozitivisht kriza politike në mbushjen e arkës së komunës së Ulqinit
A DO TË NDIKOJË POZITIVISHT KRIZA POLITIKE NË MBUSHJEN E ARKËS SË KOMUNËS SË ULQINIT PAS SHKURTIMIT TË MANDATIT TË KUVENDIT
Dihet , nga praktika e dëshmuar, që krizat , të individët e çdo shoqërie janë përcjellë dhe përcillen me krizën psikologjike të pasigurisë për humbjen e stabilitetit në raport me obligimet dhe borxhet e pa shlyera QË MUND TË KENË ndaj komunës . Mendojmë se , këtu në Ulqin, në radhë të parë duhet të hyjnë obligimet e komunalive, me vite të pashlyera te qytetarëve për legalizimin e objekteve ndërtimore të ndërtuara pa plan. Edhe pse shumë kush mund të ketë pritur, që miratimi i planeve urbanistike dhe ulja drastike e çmimeve të komunalieve në raport me shifrat astronomike në kohën e pushtetit paraprak do të mbush buxhetin e komunës kjo nuk ndodhi?! Bojkotin qytetarë të pagesë, Njëshi aktual i komunës, e shpjegoi me rënien e interesimit sepse objektet veç janë të përfunduara dhe që kriza ekonomike e bënë të sajën.
Praktikat e këqija që pengonin pagesën e komunalive?!!
Arsyet mund të jenë të shumta, por ajo çfarë ishte më e rëndësishmja për qytetarin e thjeshtë, ishte vënia e pagesave të pa përballueshme- tepër të larta, të cilat ulnin interesimin për tu shlyer, tek qytetarët. Zakonisht, sipas praktikës, paratë duhet të paguheshin menjëherë në dorë, pa kurrfarë lehtësimi; fjala bie përmes kisteve(ratave)…. Në një situatë të tillë, komunaliet , ka mundur t’i paguaj vetëm ndonjë investitor i huaj- pagesat e të cilëve shpesh herë ishin të dyshimta, për lokacionet , ku jepeshin lejet nga pushteti vendor…. Leja e parë e paligjshme, duhet të ketë qenë ajo që i lëshohet një qytetari rus diku rreth viteve 98, në Kruç, me siguri në bazë të rekomandimeve të ndonjë zyrtari apo këshilltari të kuvendit të komunë, mbase nga radhët e Dps-së , që njihet për matrapazllëk, të tokave në zona të pa urbanizuara duke iu ndërruar destinimin sipas planit ekzistues parapra jashtë institucionit të kuvendit. Karakteristike e këtij rasti , ishte lëshimi i lejes ,jashtë planit urbanistik, dhe jashtë çdo plani tjetër të rregullimit të mjedisit në fuqi, e të mos themi që objekti ishte ngritur, brenda zonës së ngushtë te të mirave detare, për të cilat komuna dëgjojmë shpesh të qahet se nuk ka kompetenca vendosjeje. Andaj është tepë e dyshimtë, të dihet që përse Morsko Dobro (Morsko Zlo), nuk u ankua fare për rastin e rusit, por gjeti gjuhë të përbashkët me pushtetarët vendorë. Një fakt tjetër, edhe më interesant, i praktikës së keqe, ishte momenti, që leja si duket, u lëshua për objekt që gjendej krejt në kufi me komunën e Tivarit dhe ndoshta i takon asaj…?!!! Arsyetimi i dhënies së lejes, në atë kohë çmohej si çështje strategjike, sepse me të hollat e zhvatura nga rusi do të paguheshin 3-4 rroga të punëtorëve. Kuptohet që edhe këtu , kishim të bënim me një shkelje ligjore nga se ligji e ndalon që paret e komunalive të bartën në rroga të te punësuarve . Ata , me ligj janë të destinuara për ndërtimin e infrastrukturës në qytet. Më pas ky rast shohim që u hapi shteg për dhënie të kushteve urbanistike edhe shumë e shumë rasteve tjera aty ku me plan ishte për shembull tokë bujqësore ose ullishtë.
Sa u përket praktikave të këqija, shtojmë se në këtë kohë, ngjante, që me një vendim të kolegjiumit, u dhanë mbi dhjetra leje të pa ligjshme ndërtimi. Kurse më pas çështja e këtyre praktikave, përfundoi në prokurori e gjykata. Por me gjithë atë Kuvendi i kësaj kohe , veçojmë që fatbardhësisht, refuzoi çdo pikë të propozuar nga kryetarët e komunës e të cilat ishin të dyshimta si të pa ligjshme.
Etja për para,e këtyre kohëve , nga ekzekutivi, shkoi aq larg , sa që u sulmuan edhe objektet e trashëgimisë kulturore, si rasti i Xhamisë së Marinerëve e. t.j. ku njëshi i komunës, së atëhershme, hapësirën e kësaj xhamie , ia propozoi kuvendit, që ta tjetërsojë në interes të ndërtimit të një objekti afarist. Arsyetimi i tij ,mbetej i njëjtë, shitja e truallit, sipas tij, do të ndihmonte zgjidhjen e krizës financiare duke mbuluar minusin e 3-4 rrogave të te punësuarve në komunë.
Zhvatja e parave të majme në këtë formë, dalëngadalë , po krijonte një frymë normale të thithjes së kapitalit, mbase të pistë, nga rusët e sidomos filloi të depërtoi kapitali i “i bosëve narkotikë“ të njohur të rajonit, ku një pjesë e të cilëve sot gjinden edhe pas hekurave… Arrestimi i tyre, nuk kaloi pa prekur edhe disa veta me funksione të larta qoftë në komunë qoftë në republikë, për të cilat mediat cekën se ishin të përzier në krim të organizuar me mafiozët e lëndëve narkotikë dhe atyre të mafisë urbane. U tha se ndaj disave veç kishin nisur hetimet e fshehta . Nga ana e tyre, personat e përmendur kurrë nuk patën guximin t’i demantojnë akuzat..?!!
Ky përcaktimi i mbushjes së buxhetit me mjete të tilla nga pushteti i më hershëm me biznesmenë kontraverzë ndikonte keq sepse “kënaqte” nevojat e pushtetarëve për të holla, kurse nga ana tjetër ata vetë , nuk tregonin interesim për miratim të planeve dhe normalisht shtimin e interesimit për të paguar…
Çfarë u premtoi Forca qytetarëve rreth legalizimeve dhe pse do të shtohet pagesa e komunalive nga qytetarët
Thënë të vërtetën, fryma e tillë e mbledhjes së komunalive kishte goditur qytetarët dhe sipërmarrësit vendas që u imponohej të ndërtonin jashtë planit, me përjashtim të atyre që ishin të lidhur me personat e pushtetit vendor,dhe të cilëve, komuna , u kish lejuar të ndërtonin objekte të forta duke i trajtuar sipas statusit të objekteve të përkohshme . Për këto persona, të hollat e marra, në emër të taksës së objekteve të përkohshme, komuna mori përsipër, që atyre t’ iu pranonte si pagesë të komunalive, me rastin e miratimit të planit dhe futjen e tyre në plan. Por edhe kjo formë e marrjes së “avansit” të komunalive, shpesh herë është duke krijuar konteste gjyqësore sepse planet nuk po miratohen . Në këto rrethana, Forca, arriti të krijojë një klasë politike të votuesve të cilët, pas ardhjes së saj , në pushtet e kushtëzuan atë me zbritjen e dukshme të komunalive dhe pse jo , spontanisht,këto rrethana , krijuan frymën e mos pagesës së tyre duke përfituar në kohë nga prezenca e Forcës në pushtet… Shkuarja në zgjedhje të parakohshme, duke i shkurtuar mandatin kuvendit të komunës , dhe frika reale që sjellin zgjedhjet rreth mundësisë së ndërrimit të pushtetit, si dhe rritjen ventuale të komunalive, në nivel të komunave tjera, krijon psikozën e asaj që i thonë “ koha nuk pret”, andaj qytetarët , pritet, që masovikisht, të fillojnë të paguajnë komunalit, sidomos ata që gjinden në Fushën e Ulqinit. Nuk e thonë kot se çdo e keqe, e ka një të mirë dhe çdo e mirë e ka një të keqe…?!!!
Për fund dëshirojmë të cekim, se duke e ditur, që disa qindra mija euro, janë humbur nga komuna si lëndët gjyqësore, e që ishin të destinuara për rroga të te punësuarve, atëherë , do të ishte plotësisht e arsyeshme, që nga paratë e komunalive , fillimisht të shlyhet borxhi i të te punësuarve në administratën lokale dhe sektorin publik. E keqja dhe e mira e gjithë kësaj, së bashku, do të ishte, që ky veprim, do të ishte investimi më i mirë i “ligjshë” i pushtetit , për të blerë votat e të punësuarve atje, të cilët, dihet që në zgjedhjet , e më pashme i takonin një tabori tjetër politik ?!!!