Një breshk e vdekur në brigjet e detit të Ulqinit

November 12, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

breshka e vdekur ne UlqinFoto:Ulcinjski Vremeplov

Është gjetur një breshk e vdekur në brigjet e detit të komunës së Ulqinit, pasoj e së cilës është dora e njëriut. Breshka ka vdekur si pasoj e ngrënjës së shumë mbeturinave plastike që hidhenë në detin Adriatikë çdo ditë. Qindra mbeturine prej plastike janë marrë nga sistemi i tretjes së breshkës e cila mendohet të ketë vdekur nga helmimi që shkaktohetë nga ndotjet në brigjet e detit  Adriatik.
ndotjet e plazheve te UlqinitFoto:Ulcinjska posla

Breshka e llojit detar është gjetur e ngordhur dhe është parë fillimisht nga shetitësit në bregun e detit të Ulqinit./Lajme nga Ulqini/

Breshkat ne Ulqin

Prania e breshkës detare në brigjet e detit të Ulqinit dhe sido mos ajo e llojit C. caretta, e cila u gjet e ngordhur në bregdetin e Ulqinit, përbën një rast me vlera të rëndësishme shkencore për shtegtimin e gjatë e spektakolar të këtij individi. Shtegtimi i breshkave detare dhe në veçanti ajo e llojit C. caretta që kishte ardhur në brigjet e Ulqinit nga Argjentina.
Në bazë të monitorimeve rezulton se shtegtimi i breshkave nga vendet e tjera në brigjet e vendit tonë ka ardhur në rritje, ndërkohë që është e domosdoshme të vazhdojë edukimi i njerëzve, sidomos i peshkatarëve për mbrojtjen e breshkave detare.

Shtegtimi i breshkave nga vendet e tjera në brigjet e Ulqinit lidhet me kushtet klimaterike. Pjesa më e madhe (94%) e strukturës së popullatës të C. caretta përbëhet nga individë të maturuar me gjatësi (L. ose SCCL ) mbi 50 cm. Në popullatën e breshkave detare të studiuara bie ne sy numri më i madh i femrave (62%), pas tyre vijnë meshkujt (20 %), ndërsa ato të pa përcaktuara kanë përqindje më të vogël (18%). Numri i C. caretta të pa markuara, të rëna rastësisht në rrjetat e peshkimit, gjatë vitit të kaluar, ka qenë gjithnjë më i madh se sa i atyre të markuara qysh nga viti 2003. Nga peshkatarët (në Patok e Shëngjin) është vënë re një numër i konsiderueshëm breshkash detare me marka të verdha plastike (të ardhura kryesisht nga Italia) dhe me marka metalike (të ardhura kryesisht nga Greqia). Gjetja e individëve të C. caretta të ardhura nga vende të tjera, në Patok e Shëngjin, ka të bëjë me një shtegtim ushqimor me rëndësi shkencore të veçantë për vendin tonë e më gjerë. Shtegtim ushqimor i C. caretta në zonën e Patokut është i lidhur me praninë e madhe të gaforreve, sidomos e llojit Carcinus mediterraneus, kandilave të detit Risostoma pulmo, e llojeve të ndryshme molusqesh, etj, që janë ushqim kryesor për C. caretta. Prania shumë e madhe e gaforreve të llojit Carcinus mediterraneus dhe i kandilave të detit, Risostoma pulmo duhet të jetë e lidhur me prishjen e ekulibrave natyrorë në Gjirin e Rodonit, gjë e cila ka të bëjë me ngarkesën (ndotjen) e madhe organike që ka kjo zonë, e shkaktuar nga prurjet, sidomos të lumit Ishëm.

Burimi: Wikipedia