Ansambli “Shota” jep koncert sonte në Ulqin – Video
Në kuadër të bashkëpunimit kulturorë ndërmjet Ulqinit dhe Kosovës sonte më datën 31 tetor në orën 19.00 minuta në Pallatin e Kulturës do të japë një koncert me këngën dhe valle ansambli profesional ’’SHOTA’’.
Hyrja është e lirë.
Koncerti mbahet nën patronatin e NP “Qendra kulturore”, ndërsa njëri nga sponsorët e Ansamblit ’’SHOTA’’ është Organizata turistike e Ulqinit.
Ansambli ’’SHOTA’’ për të dytën herë jep një formacion të këtij lloji në Ulqin.
Diçka per Ansamblin “Shota”
Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” është themeluar në vitin 1948 si njëri ndër institucionet e para artistike dhe kulturore në Kosovë. Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë ky Ansambël ka funskionuar si shoqri amatore dhe më pastaj si ansambël gjysmë-profesional.
Ndërsa në mars të vitit 1964 me vendim të Kuvendit të Kosovës “Shota” e fiton statusin e asnamblit profesionist sikurse edhe tri ansamblet tjera në Jugosllavi: “Llado” – Zagreb, “Kollo” – Beograd dhe “Tanec” – Shkup.
Për pesëdhjetë vjetët e shkuara ansambli “Shota” luajti një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngës dhe valles shqiptare si dhe me afrimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta egzotike me të cilat ky ansambël është prezentuar në mëse 50 shtete të ndryshme të botës dhe në të gjitha kontinentet.