U përurua ndriçimi publik përgjatë rrugës magjistrale të Shtojit

October 30, 2013   | Shoqëria / Društvo

Shtoji-UlqinNë praninë e një numri të konsiderueshem të qytetarëve, komuna e Ulqinit sot bëri përurimin e ndriçimit publik përgjatë rrugës magjistrale të Shtojit, në segmentin nga kthesa e qendres feriale e deri në qender të Shtojit.
Ndriçimi i këtij segmenti me gjatësi prej 4 km është finansuar nga buxheti i komunal dhe ka kapur vleren prej 187 000,00 euro, punimet e të cilit i ka realizuar firma Spinel nga Kotorri.

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu u shpreh se ky aktivitet është në kuader të projekteve për standartizimin e infrastrukturës rrugore në këtë qytet. Realizimi i këtij projekti kaq të rëndësishem është rezultat i faktit që Shtoji tashmë është shëndërruar në një zonë urbane me një numer të konsiderueshem të banorëve e njëkohësisht edhe një nga zonat më të frekuentuara nga pushuesit që qendrojnë në qytetin e Ulqinit gjatë sezonit turistik.
Ai u shpreh se ndriçimi publik bashkë me vendosjen e shenjave të komunikacionit në këtë aks rrugorë domosdoshmerisht do të krijojë kushte më të mira dhe do të ndikojë në rritjen e sigurisë për lëvizjen e kalimtarëve në këtë zonë.

Poashtu i njoftoj të pranishmit që komuna e Ulqinit është duke punuar në pregaditjen e projekti për vazhdimin e ndriçimit të kësaj rruge nga qendra e Shtojit deri tek ishulli Ada.
Pas kësaj ceremonie për të gjithë të pranishmit komuna e Ulqinit shtroj një koktei rasti.