Komuna vazhdon me projektet investuese për zhvillimin e Ulqinit
Ne vijim po ju informoj ne lidhje me disa aktvitete ne fushen e investimeve te cilat kane filluar ne Komunen tone.
1. Rekonstruktimi i shkalleve nga permendorja ne Pinjesh deri te parku buze restoranit “Holegro” ne Rane. Punet i zhvillon kompania Sh.P.K. “Finidom” nga Podgorica. Vlera e keti investimi eshte 12.253,29 eur.
2. Ndertimi i ndricimit publik perball Stacionit te autobuseve ne lagjen Totosh. Punet i zhvillon kompania Sh.P.K. “Spinel ” nga Kotorri. Vlera e keti investimi eshte 5.864,00. eur.
3. Ndertimi i ndricimit publik buze hotelit “Mediteran”. Punet i zhvillon kompania Sh.P.K. “RAmel ” nga Nikshiqi. Vlera e keti investimi eshte 10.358,00. eur.
4. Ndertimi i murit mbajtes ne Millen e Poshtme. Punet i zhvillon kompania Sh.P.K. “Gjokiq Group” nga Tivari. Vlera e keti investimi eshte 9.976,00. eur.
Sekretarijati per ceshtje komunale dhe mbrojtje te ambijentit jetesor
Avdulla Dervishi, dipl.ecc