FORCA: Urime Festa e Kurban Bajramit
Nr. 68/13
URIMI ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT
Me rastin e Festes se Kurban Bajramit, ne emër të Partisë Forca e Re Demokratike FORCA dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve dhe klerikëve mysliman, e posaçërsiht Haxhinjëve të cilët po përmbushin njërën prej shtyllave qendrore fetare, përzemërsisht ju uroj këtë Feste të madhërishme.
Festa e Kurban Bajramit është dita e sakrificës dhe përkushtimit ndaj Krijuesit, është festë e mirëkuptimit dhe solidaritetit ndaj njeri tjetrit për të mirën e përgjithshme, andaj dëshiroj që këtë festë ta kaloni në lumturi me të afërmit tuaj.
Gëzuar!
Kryetari i Forces se Re Demokratike
Nazif Cungu