Perfundoi takimi poetik ne Shas

October 13, 2013   | Kulturë / Kultura

Ditët-e-poezisë-shqipe-Shas-Ulqin-2013-1KADRIU: Shasi, qenka  një thesar i civilizimit dhe frymëzimit

Shas-Katërkollë,13  tetor- Përfundoi me sukses aktiviteti i parë i takimeve ,tashmë,tradicionale, DITA E POEZISË SHQIPE SHAS 2013, të organizuar nga Shoqata “Harmonia” edhe të përkrahur nga Fondi për Mbrojen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.

Kryepersonazhi i veprimtarisë së sivjetme ishte prozatori dhe poeti i njohur nga Kosova,Ibrahim Kadriu, autor i më shumë se 50 veprave të zhanreve të ndryshme të letërsisë.

Mbi opusin krijues të shkrimtarit Kadriu foli kritiku më aktual letrar në mbarë letërsinë shqipe, Ramadan Musliu, i cili letërsinë që e krijon Ibrahim Kadriu e quajti shumë të posaçme, ndaj ,siç shtoi ai,romanet, tregimet dhe poezitë e tij janë botuar edhe vlerësuar në shumë gjuhë botërore.

“Ibrahim Kadriu është një mjeshtër i spikatur i penes, për fëmijë apo për të rritur.Motivet dhe personazhet janë nga përditshmëria,por nuk lihen anash as nga peridhat e ndryshme të historisë sonë kombëtare”,- tha Musliu, duke nënvizuar se edhe gjuhën si mjet i shprehjes artistike, e ka të përzgjedhur,të kapshme edhe filozofike.

I ftuari special i  takimit ,Ibrahim Kadriu u shpreh se une artistikisht e kam imagjinuar Shasin,por ky ambient qenka mahnitës, një thesar i njëmendët i cilivizimit  dhe frymëzimit.

“Lexuesi i veprave të mija në prozë,Ulqinin e gjen shpesh, mbase edhe Shasin si imagjinatë artistike,por kësaj radhe,fal ftesës së organizatorit,jam në këtë ambient ku poezia buron vetë,e pashterrshme”,- tha Kadriu.

Në interesimin e moderatorit dhe kordinatorit të projektit “DITA E POEZISË SHQIPE SHASI 2013”, Ibrahim Berjashi, se i ruani ende lidhjet që keni pasur në shtetin e përbashkët me shkrimtarët malazias,mysafiri nga Kosova permendi disa emra,por ndaloi te personaliteti i akademik Jevrem Bërkoviqit,i cili, siç tha Kadriu,në kohët më të vështira i ka përkrahur shqiptarët për liri fundshekullin e kaluar,por ai vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Kadriu miqësinë e kahmotshme e ilustroi me rastin e qëndrimit të shkrimtarit Bërkoviq kohë më parë në Kosovë,duke nënvizuar vizitat në Prekaz edhe në lokalitete tjera ku janë zhvilluar beteja të lavdishme fundshekullin e kaluar për çlirimin e Kosovës.

Të pranishmit, shkrimtarë,shkencëtarë,gazetarë edhe dashamirë të fjalës së shkruar, mysafirit i parashtruan pyetje të shumta mbi letërsinë e sotme shqipe në Kosovë dhe në mbarë rrafshin kombëtar.

Ai tha se ,për fat të keq,në dhjetë vitet e fundit nuk kemi ndonjë brez të konsoliduar shkrimtarësh, siç ishin më heret në periudha të veçanta të shekullit të kaluar.

Në shenjë respekti,për organizatorët edhe për auditoriumin që e ndoqi aktivitetin në ambientet atraktive të motelit Shas,dhuroi vepra nga produksioni i tij letrar.

Për nder të mysafirit,vargje lexuan edhe poetet, Shqipe Hasani,Flutra Mustafa dhe Hajredin Kovaçi.

Në këtë  veprimtari ishte i pranishëm edhe delegacioni i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të Malit të Zi,si dhe Mr. Basri Lika,anëtar i  KD të Fondit.

Shkrimtari Kadriu në shenjë respekti që ndihmon edhe kulturën e shqiptarëve këtu,për Bibliotekën e Fondit dhuroi disa nga veprat e tij në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në gjuhën malazeze.

 

Legjenda:Ibrahim Kadriu

Shoqata HARMONIA